E mërkurë, 12 Gusht, 2020
34 C
Tirana

Ndryshon loja/ Strategjitë e reja të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Më të lexuarat

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Së fundmi është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milion euro. Lajmin e bëri të...

“U kthye nga një ferr plehrash në destinacion turistik”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje në rrjetin social Facebook. Në videon në fjalë shfaqet Belshi, ndërsa...

Policia e Tiranës arreston 5 persona, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës njofton se së fundmi 5 persona kanë përfunduar në pranga. Bëhet fjalë për dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar...

“Pse or pse t’kem frikë”, Meta: Vargjet e Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit vargjet e poezisë së Havzni Nelës, që sipas tij edhe...

Putin: Kemi vaksinën e parë ndaj koronavirusit, e kam injektuar tek vajza ime

Presidenti rus, Vladimir Putin, pohoi sot se Rusia e ka gati vaksinën ndaj koronavirusit. Në një deklaratë për mediat, Putin tha se ai e...

Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me koronavirusin e kanë...

Truproja i kreut të Kuvendit fotografohet duke qëlluar ndaj protestuesve në Liban

Truproja një prej zyrtarëve më të lartë libanez, Nabih Berri, është fotografuar duke qëlluar me armë zjarri ndaj protestuesve gjatë fundjavës. Truproja i lidhur me...

Bilanci/ Bie numri i rasteve të reja dhe viktimave në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetën 1 person nga koronavirusi në vend. Nuk e ka...

Tensionohet situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

“I besoj Putinit”, kush është presidenti i parë që do marrë vaksinën ruse

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është shprehur mjaft besimplotë lidhur me zbulimin e vaksinës së koronavirusit nga Rusia. Duterte ka treguar gatishmërinë të bëhet personi...

Nga Milica Delevic & Tena Prelec “European Council of Foreign Affairs”

“E dashur Teze Evropë”, ishte mënyra sesi e niste letrën e tij të hapur drejtuar Bashkimit Evropian në vitin 2017, gazetari i njohur, i ndjeri Dejan Anastasijeviç. Duke shkruar në emër të “6 vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ai nënvizonte se kishin kaluar tashmë 14 vjet, nga koha kur BE u premtoi këtyre vendeve anëtarësimin në union.

“Ka kaluar shumë kohë. Dhe ne duhet të flasim”- shprehej ai. Tashmë, pas dështimit të samitit të këtij muaji të Këshillit Evropian, për të çelur bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kjo bisedë ka fituar një urgjencë të re. Pamundësia e Brukselit për të mbajtur premtimin e tij, është një pengesë e madhe për rajonin.

Por realiteti është se procesi i zgjerimit, nuk po funksionon prej kohësh. Në fillim, zgjerimi bazohej në pritshmërinë që anëtarësimi në BE, do të ishte i arritshëm brenda një afati kohor, që do t’i jepte mundësinë aktorëve politikë ta bazonin tek ajo të ardhmen e tyre politike. Për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, ky proces premtonte një përparim të hershëm, drejt një jete të qëndrueshme dhe të prosperuar.

Por në dallim nga zgjerimi i BE-së në Evropën Qendrore, që kishte qenë një përparësi strategjike për BE-në, Ballkani Perëndimor ka zënë prej kohësh një vend dytësor në axhendën e Brukselit. Sidomos, pasi Evropa u godit nga krizat financiare dhe ajo e emigracionit.

E shqetësuar nga këto ngjarje, BE-ja kishte më pak kohë dhe energji për t’ja kushtuar periferisë së saj. Në Ballkanin Perëndimor, perspektiva e lirisë së lëvizjes dhe investimeve të reja të huaja, e humbën besueshmërinë. Njëkohësisht, përparimi i reformave mbeti i ngadaltë dhe i pabarabartë, teksa vitet e fundit ka pësuar disa prapësime të konsiderueshme.

Si rrjedhojë e këtyre tendencave që përforcohen reciprokisht, procesi i anëtarësimit e humbi vrullin e vet. Përpjekjet e Komisionit Evropian për ta mbajtur këtë proces, duke e ndarë atë në hapa gjithnjë e më të vegjël, mbetën jo bindëse. Pra, zgjerimi në vetvete ka nevojë për reforma të plota.

Por si realizohen këto? Objektivi qendror, do të ishte ringjallja e kushtëzimit, që është thelbi i zgjerimit. Stimujt e BE-së për vendet e rajonit, duhet të jenë më të besueshme. Ato duhet të vijnë brenda një afati kohor të rëndësishëm për aktorët politikë aktualë, dhe të jenë mjaftueshëm domethënëse për të pasur rëndësi për publikun.

Kushtet për shpërndarjen e këtyre përfitimeve, duhet të jenë të qarta dhe realiste, dhe vlerësimi i përparimit të jetë objektiv dhe konsistent. Aktualisht, procesi i zgjerimit ka një strukturë vertikale. Vendet i afrohet pranimit përmes marrëveshjeve të asociimit, “mendimit” të KE, përmes statusit të kandidatit dhe bisedimeve të anëtarësimit, deri sa të arrijnë nivelin e fundit:anëtarësimin.

BE-ja nuk duhet që ta braktisë këtë qasje. Por që të ripërtërijë dinamikën e zgjerimit, ajo duhet të plotësojë atë me një qasje tjetër, atë ‘horizontale’.  Ideja është integrimi i Ballkanit Perëndimor sektor pas sektori. Tashmë është shënuar një përparim domethënës në fushën e interkonjeksionit, në formën e komuniteteve të energjisë dhe transportit, apo edhe me programet komunitare për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me pak përpjekje dhe imagjinatë, ky koncept mund të shtrihet në shumë fusha të tjera. Miratimi dhe zbatimi i marrëveshje të konvergjencës në një sektor të veçantë, do të përkrahej nga ndihma financiare. Kjo qasje, do të ndihmonte në ndërtimin e kapaciteteve institucionale, si dhe nxitjen e një partneriteti real midis BE, dhe vendeve ku po synon të zgjerohet unioni.

Ndërsa integrimi hap pas hapi shkon përpara, vijat ndarëse midis anëtarësimit dhe mos-anëtarësimit, do të bëhen më të zbehta. Dhe fakti që anëtarësimi do të ishte ende vite larg, nuk do të shkatërronte më shpresat në Ballkanin Perëndimor.

Promovimi i integrimit gradual horizontal, do të ishte në përputhje me prirjet aktuale në BE, drejt modeleve të integrimit të diferencuar. Reformimi i metodologjisë së zgjerimit në këtë mënyrë, do të ndihmojë në tre mënyra kryesore në adresimin e prapambetjes demokratike, dhe problemeve të sundimit të ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Së pari, ajo do të rrisë koston e mos-përputhjes me standartet evropiane, që është aktualisht është shumë e ulët. Së dyti, zbatimi i standardeve në fushat sektoriale, do të rrisë aftësinë institucionale në Ballkanin Perëndimor, si dhe aftësinë e BE-së për të nxitur dhe mbikëqyrur sjelljen e bazuar në rregulla.

Dhe së fundmi, përfshirja e fushave si prokurimi publik, ndihma shtetërore dhe konkurrenca në një integrim të tillë sektorial, do të ndihmonte në trajtimin e praktikave të kapjes së shtetit, të cilat Komisionit Evropian i ka identifikuar si një dukuri endemike në rajon.

Një rritje e konsiderueshme e financimit, do të rriste shumë shanset e një suksesi të qasjes së re. Po nga do të vinin paratë? Qasja në fondet strukturore e vendeve kandidate, duket si mënyra më e besueshme. Kjo ide, është mbështetur së fundmi nga ish-drejtori i Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Pierre Mirel.

Bashkimi Evropian, duhet ta zhvillojë dhe zbatojë këtë qasje në kontekstin e negociatave aktuale mbi Kornizës Financiare Shumëvjeçare. Nëse Brukseli do që të shihet, se po e merr seriozisht perspektivën e zgjerimit, ai duhet të jetë në gjendje të shpërblejë në një mënyrë më thelbësore përparimin e vendeve aspirantë drejt anëtarësimit.

Ndërkohë Gerald Knaus, i Nismës Evropiane të Stabilitetit, sugjeroi kohët e fundit krijimin e një Zone Ekonomike të Evropës Jug-Lindore (SEEEA), si një fazë shtesë në këtë proces. SEEEA do të korrte përfitimet e tregut të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa shtyhet çështja e anëtarësimit.

Por, cilado qoftë qasja që do të zgjedhë BE, në analizë të fundit një gjë është e qartë: Ajo nuk duhet të synojë të kryejë një reformim të njëanshëm të procesit të zgjerimit, bazuar vetëm në shqetësimet dhe kufizimet e veta të brendshme. Reforma duhet të kryhet, në partneritet të ngushtë me vendet e rajonit ballkanik. Tek e fundit, në diskutim është e ardhmja e tyre./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

PD akuzon Ramën: 147 milionë euro për punësime elektorale

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shpenzuar 147 milionë euro për punësime elektorale. “Edi Rama ka paguar një mal me para për të...

OFL iu dërgon formularin 4 të dënuarve (Emrat)

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda,...

Agron Shehaj dhuron respiratorë dhe aparat dialize për spitalin COVID 2

Biznesmeni dhe ish-deputeti i PD, Agron Shehaj i ka dhuruar dy respiratorë dhe një aparat dialize spitalit Shefqet Ndroqi, i cili është kthyer aktualisht...

Zgjedhjet e 2021-shit/ Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së

Në fushatën e vitit 2021 epiqendra do të jetë kryeqyteti, jo vetëm nga numri i lartë i deputetëve që nxjerr, 35 të tillë, por...

“Dosja 339”, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e dy ish-komisionerëve

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e dy ish-komisionerëve zgjedhorë në Shijak, Ramiz Tuda dhe Bujar Sula për ndryshim të masës së...