Me 106 vota pro, nga 94 që duheshin për ndryshimet Kushtetuese, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar hapjen e listave. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të pranverës së 2021, shqiptarët do ta zgjedhin vetë deputetin e tyre, pasi listat nuk do të jenë më të mbyllura.
Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari, deklaroi në “Report tv”, se hapja e listave duhet përshëndetur, pasi i bën partitë politike më demokratike.
“LSI në 2008 është rreshtuar në një moment historik për Shqipërinë, sepse u fut në grevë urie pasi dy lidershipet pa asnjë konsulencë juridike, duke u marë vesh me njëri-tjetrin ndryshuan Kushtetutën. Ju keni një histori për mbrojtjen e demokracisë. (I drejtohet z. Edmond Panariti) Përveç LSI-së, kanë qenë pak aktorë në lojë. Këto ndryshime, në një farë mënyrë e patën një procedurë.
Nga diskutim publik u fut ne Këshill Politik. Të gjihë shqiptarët, ata që votojnë, hapja e listave duhet përshëndet sepse i bën partitë politike më demokratike, e i vë ata njerëz që të konkurojnë. Listat u hapën 100 për qind”.