Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ndryshimi kushtetues, opozita bie nga shiu në breshër

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ndryshimi kushtetues, opozita bie nga shiu në breshër

Nga Fatos Lubonja

Deformimi i vullnetit të popullit në votime ka ardhur te ne nga shumë faktorë tashmë të mirënjohur: si blerja e votës, përdorimi i administratës apo Policisë në votime, kontrolli mbi mediat, kontrolli mbi drejtësinë, aleanca me krimin etj., por këto nuk janë të lidhura direkt me sistemin tonë zgjedhor.

Sistemi zgjedhor është një faktor shtesë. Kuptohet se rekomandimi nga OSBE-ODHIR i ndryshimit të tij nënkupton se ka një deformim të kësaj vote lidhur edhe me sistemin zgjedhor.

Por, ka një problem në ato rekomandime. Nga sa kam ndjekur mediat (edhe gjithë debatin e fundit) nuk më ka kapur syri kurrkund që këto rekomandime t’i referohen identifikimit të deformimeve konkrete që mundëson sistemit ynë zgjedhor; ndërkohë që vetëm një identifikim i tillë do të mund të përcaktonte se ku duhet ndërhyrë në Kodin Zgjedhor, dhe si, për të korrektuar.

Kjo analizë objektive nuk është bërë as nga aktorët shqiptarë, për shkak të konfliktit të interesit, duke ndikuar që, më në fund, opozita të bjerë nga shiu në breshër. Le të shpjegohem.

Deformimet kryesore të lidhura me sistemin tonë zgjedhor që kishim, sipas meje, janë katërfaktorësh.

Së pari, sistemi proporcional rajonal ka ndihmuar të fortët e zonave (së bashku me krimin në zona) për ta deformuar votën nëpërmjet pushtetit të tyre të parasë dhe kontrollit të zonës.

Së dyti, listat e mbyllura e kanë rritur autoritarizmin e liderit që imponon njerëzit e tij- shpesh të fortët e lidhur me të- dhe kanë mpirë vullnetin e popullit.

Së treti, sistemi ka krijuar vështirësi, gati pamundësi, të daljes në Parlament të forcave të reja politike që do të mund të rifreskonin politikën shqiptare e, njëherësh, të sillnin në votime njerëzit e zhgënjyer me klasën politike.

Së katërti, duke qenë se të fortët dhe krimi janë bërë gjithnjë e më të lidhur me maxhorancën- pasi bizneset e tyre të ligjshme dhe të paligjshme varen nga pushteti i saj – sfidimi i maxhorancës është bërë gjithnjë e më i vështirë.

Sipas meje, me ndryshimet kushtetuese që prekin sistemin zgjedhor kemi rënë nga shiu në breshër, pasi këto ndryshime nuk janë hartuar për të korrigjuar këto deformime, por për të favorizuar edhe më shumë deformimin e votës nga maxhoranca.

Le t’i marrim me radhë katër deformimet që përmenda.

1. Duke mbetur proporcional rajonal, sistemi nuk e ka dobësuar pushtetin deformues të të fortëve të zonave.

2. Duke ruajtur 1/3 e kreut të listës të mbyllura, as nuk hapen realisht listat, as nuk pengohet lideri të vendosë në këto lista të fortët e lidhur me të.

3. Për sa i përket mundësisë së lindjes së partive të reja, sistemi i propozuar duket se u krijon atyre më shumë mundësi për të nxjerrë deputetë sesa sistemi i vjetër.

Kjo, pasi në sistemin e vjetër një parti e vogël që hynte në koalicion mund të nxirrte një deputet me një numër shumë më të paktë votash sesa një parti e re që hyn e vetme kundër të gjithave.

Me heqjen e koalicioneve, partitë e vogla vihen në kushte të barabarta. Por, nga ana tjetër, partitë e reja opozitare të pavarura do të marrin votat e partive të mëdha opozitare, duke ndihmuar indirekt partinë në pushtet.

4. Duke u hequr koalicionet pakësohet mundësia e sfidimit dhe ndëshkimit të maxhorancës, pasi votat e partive opozitare që nuk arrijnë pragun, që në rast koalicioni do t’i shkonin koalicionit opozitar, tani do të ndahen proporcionalisht midis partive të mëdha, duke favorizuar përsëri maxhorancën.

Po ashtu, avantazhet e maxhorancës rriten edhe pasi opozitës me këto ndryshime i imponohet në një kohë të shkurtër një ristrukturim me shumë probleme, siç është shkrirja në një apo dy koalicione parazgjedhore, ndërkohë që partia në pushtet mund të punojë e qetë në drejtime të tjera.

Ndërkaq, kjo shkrirje e identitetit të partive në koalicione do të deformonte përsëri votën e popullit, pasi reduktohet pluralizmi, çka do të thotë mundësia e zgjedhjes midis partive të ndryshme (me çka u justifikua edhe hapja e listave) si dhe i demotivon ato, duke i çuar në terma afatgjata drejt zhdukjes përfundimtare, çka përsëri indirekt shkon në interesin e partive të mëdha, pra, edhe të maxhorancës.

Por, ndoshta avantazhi më i madhe që ka maxhoranca në këtë histori, është se do ta mbajë opozitën të angazhuar në këtë betejë, ndërkohë që, deformimet që i vijnë votës nga sistemi zgjedhor janë shumë më të parëndësishme sesa deformimet që përmenda në krye të shkrimit e që opozita i ka lënë pas dore e përshirë në hallin e sistemit zgjedhor.

Nëse do të bëja një vlerësim nga 1 në 10, do të thosha se pesha e deformimit të votës për shkak të sistemit në raport me deformimet e tjera që vijnë nga blerja e votës, përdorimi i administratës apo Policisë në votime, kontrolli mbi mediat, kontrolli mbi drejtësinë, aleanca me krimin, financimet nga oligarkët etj., mund të jetë 1-2 në 10.

Me mënyrën sesi u soll Edi Rama me ndryshimin e dhunshëm kushtetues, po tregon se do të hedhë hapa të tjera të dhunshëm për ta rritur peshën e faktorëve të tjerë deformues në favor të tij dhe duke krijuar edhe faktorë të tjerë deformues.

Në shkrimin paraardhës kam sugjeruar se për t’iu përgjigjur Ramës, opozita duhet të punojë për votën e besimit.

Nuk jam i sigurt se kaq mjafton, por jam edhe më i sigurt se nuk duhet të mbesë në grackën e debatit mbi sistemin zgjedhor. /Panorama

Tags: BresherFatos Lubonjaopozita

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Tërmet i fuqishëm në Filipine

Tërmet i fuqishëm në Filipine

Inter fiton sfidën për vendin e dytë ndaj Atalantës

Inter fiton sfidën për vendin e dytë ndaj Atalantës

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

JU REKOMANDOJMË

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

18:01 | 18/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Zvicra i hap dyert dy Vladimirëve për një takim paqeje në Gjenevë
Bota

Zvicra i hap dyert dy Vladimirëve për një takim paqeje në Gjenevë

by mirseda
16:41 | 19/08/2025
0

Gjeneva po shihet gjithnjë e më shumë si vendi i mundshëm ku mund të zhvillohet një samiti...

Pelegrinazhi në Tomorr/ Policia publikon itineraret zyrtare: Ja si do të lëvizin besimtarët

Pelegrinazhi në Tomorr/ Policia publikon itineraret zyrtare: Ja si do të lëvizin besimtarët

16:13 | 19/08/2025
Kristjan Asllani transferohet te Bologna, ja detajet e marrëveshjes

Kristjan Asllani transferohet te Bologna, ja detajet e marrëveshjes

15:11 | 19/08/2025
Vdekja e Matthew Perry, zbulohet mesazhi i mjekut: Sa paguan ky idiot?

Vdekja e Matthew Perry, zbulohet mesazhi i mjekut: Sa paguan ky idiot?

15:09 | 19/08/2025
Tiranë – IMT “zbarkon” në Kombinat, lirohen hapësirat publike

Tiranë – IMT “zbarkon” në Kombinat, lirohen hapësirat publike

15:08 | 19/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com