Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, që u miratuan pak ditë më parë në Kuvend.
Gjatë një interviste për emisionin “Java” në RTSH, Kryemadhi i ka dalë në krah presidentit Meta, i cili i cilësoi këto ndryshime si të nevojshme.
Kryemadhi thotë se ndryshimet në Kodin Penal ishin propozim i Metës, kështu që ai nuk kishte si të mos firmoste.
“Parlamenti votoi ato çfarë propozoi Ilir Meta. Kështu që Ilir Meta nuk kishte pse të mos firmoste gjërat që propozoi vetë, kështu që Ilir Meta është në rregull me veten e tij. E dyta, tani për histerinë po themi gazetareske se ‘përse e bëri’? Një pyetje, ka njerëz që paskan pasur këtë problemin e kodit penal, po 9 javë që ai i mbajti të mbyllur pa kod penal, që i mbajti në mënyrë të paligjshme pse nuk protestuan këta? Pse nuk bërtitën këta?”, tha ajo.