Komisioni i Ligjeve ka votuar pro amendamentit të deputetit të Partisë Socialiste, Ervin Bushati.
Ky ndryshim në Kodin Penal parashikon ashpërsim të rregullave për krimet zgjedhore. Të gjithë personat që do të kryejnë krime zgjedhore, duke cenuar zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik, nuk do të shkelin dot jashtë territorit të Shqipërisë për 5-10 vite.
Ky ligj do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
Edhe kryeministri Rama e konfirmuar një gjë të tillë gjatë një takimi me banorët e njësisë administrative nr. 1 Tiranë, ku deklaroi se nuk do të lejohen të dalin nga vendi 5-10 vite ata që kryejnë krime elektorale.
“Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve! Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren. Këta të fundit nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre”, tha kryeministri Rama.