Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Ndotja në Maqedoninë e Veriut, frikë për eksport mbetjesh toksike

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Ndotja në Maqedoninë e Veriut, frikë për eksport mbetjesh toksike

Ndotja e ajrit në shumë qytete të Maqedonisë së Veriut po ngre shqetësime tek banorët, ndërsa shoqëria civile u kërkon autoriteteve të marrin masa urgjente për uljen e shkallës së ndotjes, që kalon kufijtë e lejuar.

Çështjes i janë shtuar shqetësime të tjera pas njoftimeve se drejtori i kompanisë për grumbullin e mbeturinave në afërsi të Shkupit ishte përzier në eksportin e mbetjeve toksike me një firmë italiane në Bullgarinë fqinje. Ndërkaq, autoritetet thonë se nuk kanë njoftime për djegien e mbetjeve të tilla në Shkup.

Disa qytete të Maqedonisë, përfshirë Shkupin, Tetovën, Kërçovën, Manastirin shpesh radhiten në krye të listave botërore për shkallën e ndotjes së ajrit.

Kjo gjendje vazhdon prej disa vjetësh. Popullata shprehet e shqetësuar, sidomos në muajt e dimrit kur gjendja përkeqësohet.

Shqetësimet ndërlidhen edhe me njoftimet nga Bullgaria se një kompani italiane me drejtorin e Kompanisë për grumbullimin e mbeturinave në Shkup kishin dërguar mbetje toksike në Varna të Bullgarisë dhe hamendjet se mbetje të tilla të ishin djegur edhe në pikën e “Drisllës” afër Shkupit.

Kryetari i komunës së Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov u tha gazetarëve se nuk ka njoftime nëse janë importuar mbetje toksike nga jashtë.

Autoritetet e qytetit kanë marrë në kontroll pikën e grumbullimit të mbeturinave, Drislla, e cila ishte privatizuar para pak vitesh. Edhe Dogana e Maqedonisë së Veriut u ka thënë mjeteve të informimit se kompania italiane “Bllacion” nuk paraqitet si eksportuese në procedurat doganore.

Shkupi dhe disa qytete të tjerë në Maqedoninë e Veriut, sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësorë shpesh janë ndër dhjetë qytetet me koncentrim më të lartë të grimcave toksike në Evropë.

Ndërkaq, Banka Botërore vlerëson se për çdo vit në Maqedoni vdesin nga 1350 njerëz si rezultat e ndotjes së ajrit dhe ekonomisë së vendit kjo i kushton mbi 200 milionë Euro.

Autoritet thonë se po bëjnë gjithçka për të ulur shkallën e ndotjes, por se problemi nuk mund të zgjidhet lehtë. Janë vendosur aparate nëpër shumë qytete dhe lagje për matjen e ndotjes, megjithëse një pjesë e banorëve dhe ambientalistëve thonë se nuk u besojnë atyre.

Në disa vitet e fundit në vend janë importuar mbi 250 mijë vetura të përdorura nga tregjet evropiane, shumica e popullatës ngrohet me dru, ndërsa fabrikat sipas autoriteteve, po zbatojnë urdhrat për vendosjen e filtrave dhe atyre që nuk e kanë bërë këtë, u është ndaluar puna.

Qeveria, ndërkaq, thotë se çështjen e ndotjes së ajrit e ka me përparësi të lartë. Por fondet për këtë qëllim janë vetëm 1.6 milion euro në vit, të pamjaftueshme sipas ekspertëve, shkruan “Voa”.

Shoqëria civile e quan këtë shumë qesharake ndërsa reagon se spitalet po mbushen përplot me fëmijë me sëmundje të frymëmarrjes.

Tags: eksportMaqedonia e veriutmbetje toksikendotje

TË LIDHURA

Mes tensioneve, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”
Rajoni

Mes tensioneve, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

16:39 | 05/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius
Moti

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Kriza e ujit thellohet, rezervat në nivele alarmante në këtë shtet
Rajoni

Kriza e ujit thellohet, rezervat në nivele alarmante në këtë shtet

18:39 | 04/07/2025
Next Post
Testohet me sukses në Francë avioni pa pilot

Testohet me sukses në Francë avioni pa pilot

Manjani: 2019 ishte një vit i keq politik, i hapëm rrugën budallait

Manjani: 2019 ishte një vit i keq politik, i hapëm rrugën budallait

I dërguari i Trump nga Kosova: Nuk jemi këtu për politikë, duam progres ekonomik

I dërguari i Trump nga Kosova: Nuk jemi këtu për politikë, duam progres ekonomik

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com