Nard Ndoka përmes një barsolete ka ironizuar deklaratën e bërë nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, se eurot e grabitura në Rinas mund të jenë djegur.
Përmes ironisë, ai shkruan që në krye të statusit në Facebook se hiri i eurove të Rinasit do të hidhet në Kuvend të enjten.
Me këtë rast ftohen deputetët të jenë të pranishëm në funeral. Ndoka mbetet i surprizuar pas deklaratës së Lleshajt, ku tha se hajdutët në Rinas i kanë djegur eurot.
Statusi
Hiri i eurove të Rinasit do të hidhet në Kuvend të enjten, ftohen deputetët në funeral!
Një person vjedh 12 milion euro në një bankë në Itali; arrestohet pas tre muajsh. Gjykatësi i thotë në gjyq:
I pandehur, nëse kthen eurot, të ulet 1/3 e dënimit.
– Z. Gjykatës kisha dëgjuar për ju, se jeni njeri me mend. Nëse do t’i ktheja eurot bankës, kisha marrë kredi!
Na habiti Sandër Lleshaj që deklaroi, se hajdutët në Rinas i kanë djegur eurot!
-Po pse more Sandër, unë të dija më ndryshe se kaq!
Hidhe hirin, si provë para kuvendit, se eurot i ka marrë Rilindja për zgjedhjet!