Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ndodh pas 20 muajsh, SHBA do rihapë kufijtë për udhëtarët e vaksinuar

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Ndodh pas 20 muajsh, SHBA do rihapë kufijtë për udhëtarët e vaksinuar

SHBA kanë hequr ndalimin e udhëtimit për personat e vaksinuar, vendim i cili është zbatuar prej rreth 20 muajsh, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ndalimi u vendos nga ish-presidenti Donald Trump, për shkak të Covid-19.

Ai ka prekur qytetarët jo-amerikanë nga mbi 30 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe shtetet e BE-së, teksa ka ndarë familjet dhe bllokuar turizmin.

Linjat ajrore presin një vërshim vizitorësh, pasi kufizimet janë hequr për ata që janë plotësisht të vaksinuar, dhe i nënshtrohen testimit dhe gjurmimit të kontakteve.

Jerome Thomann, kreu i agjencisë së udhëtimeve me bazë në Paris, Jetset Voyages, tha për agjencinë e lajmeve “Reuters”, se ekipi i tij kishte parë një “përtëritje të jashtëzakonshme” në rezervime.

Në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, kufijtë e SHBA-së fillimisht u mbyllën për udhëtarët nga Kina në fillim të vitit 2020. Kufizimet më pas u shtrinë në vende të tjera.

Rregullat strikte ndaluan hyrjen për shumicën e qytetarëve jo-amerikanë, që kishin qenë në Mbretërinë e Bashkuar dhe një numër vendesh të tjera evropiane, si dhe në Kinë, Indi, Afrikën e Jugut, Iran dhe Brazil.

Sipas rregullave të reja, udhëtarët e huaj do të duhet të tregojnë prova të vaksinimit përpara se të fluturojnë, të marrin një rezultat negativ të testit Covid-19 brenda tre ditëve nga udhëtimi, dhe të dorëzojnë informacionin e tyre të kontaktit.

Ata nuk do të duhet të karantinohen. Alison Henry, një nënë britanike 63-vjeçare, i tha agjencisë së lajmeve “AFP”: “Ka qenë kaq e vështirë – thjesht dua të shoh djalin tim”. Zonja Henry, nga Cheshire, planifikon të fluturojë për në Nju Jork të hënën, për të parë djalin e saj për herë të parë pas 20 muajsh.

Kufijtë tokësorë të SHBA-së me fqinjët Kanadanë dhe Meksikën, gjithashtu do të rihapen për të vaksinuarit plotësisht. Mijëra emigrantë kanë mbërritur në zonat përgjatë kufirit të Meksikës me SHBA-në, duke shpresuar të përfitojnë nga rregullat e reja të relaksuara.

Në Meksikën jugore, një karvan i ri me mijëra emigrantë kryesisht nga Amerika Qendrore – shumë prej tyre fëmijë – ka kaluar nga Chiapas në shtetin Oaxaca, me qëllimin përfundimtar për të arritur kufirin dhe për t’u pranuar në SHBA.

Grupi i Aleancës së Migrantëve, një grup me bazë në Meksikë, ka paralajmëruar se informacioni i rremë po përhapet në lidhje me rregullat e reja në disa komunitete – me shumë azilkërkues që supozojnë se tani do të marrin trajtim më të favorshëm nga zyrtarët kufitarë. United Airlines thotë se pret një rritje prej 50% të pasagjerëve ndërkombëtarë, ndërsa shefi ekzekutiv i Delta, Ed Bastian, paralajmëroi udhëtarët të presin në radhë.

Ed Bastian tha: “Do të jetë pak e ngadaltë në fillim. Mund t’ju siguroj, për fat të keq do të ketë radhë”.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: hapje e kufijvepandemiaSHBAudhetaret

TË LIDHURA

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’
Bota

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’

19:40 | 08/07/2025
PAMJET/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferi në Maliq
Aktualitet

PAMJET/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferi në Maliq

19:12 | 08/07/2025
Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit
Aktualitet

Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit

19:03 | 08/07/2025
Next Post
Industria e karburanteve fosile, me delegacionin më të madh në samitin e klimës

Industria e karburanteve fosile, me delegacionin më të madh në samitin e klimës

Udhëto nëpër kujtimet tona, Koço!

Udhëto nëpër kujtimet tona, Koço!

VMRO DPMNE me ultimatum për kryeministrin Zoran Zaev

VMRO DPMNE me ultimatum për kryeministrin Zoran Zaev

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

by mirseda
22:22 | 08/07/2025
0

Si një ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i konsideron sulmet e kryeministrit Emdi...

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

22:04 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

21:46 | 08/07/2025
Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

21:41 | 08/07/2025
Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

20:53 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com