E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Industria e karburanteve fosile, me delegacionin më të madh në samitin e klimës

Ka më shumë delegatë në COP26 të lidhur me industrinë e karburanteve fosile, se sa nga ndonjë vend i vetëm, tregon analiza e shpërndarë nga “BBC”. Aktivistët e udhëhequr nga Global Witness, vlerësuan listën e pjesëmarrësve të publikuar nga OKB-ja në fillim të këtij takimi.

Ata zbuluan se 503 persona me lidhje me interesat e karburanteve fosile ishin akredituar për samitin e klimës. Këta delegatë thuhet se lobojnë për industritë e naftës dhe gazit, dhe aktivistët thonë se ato duhet të ndalohen.

“Industria e karburanteve fosile ka shpenzuar dekada duke mohuar dhe vonuar veprimet reale mbi krizën klimatike, prandaj ky është një problem kaq i madh”, thotë Murray Worthy nga Global Witness.

“Ndikimi i tyre është një nga arsyet më të mëdha pse 25 vjet bisedime klimatike të OKB-së nuk kanë çuar në shkurtime reale të emetimeve globale”.

Rreth 40.000 njerëz po marrin pjesë në COP. Brazili ka ekipin më të madh zyrtar të negociatorëve, sipas të dhënave të OKB-së, me 479 delegatë.

Pra, çfarë llogaritet si lobist i karburanteve fosile?

Global Witness, Corporate Accountability dhe të tjerët që kanë kryer analizën, përkufizojnë një lobist të karburanteve fosile si dikush që është pjesë e një delegacioni të një shoqate tregtare, ose është anëtar i një grupi që përfaqëson interesat e kompanive të naftës dhe gazit.

Në përgjithësi, ata identifikuan 503 persona të punësuar, ose të lidhur me këto interesa në samit.

Ata gjithashtu zbuluan se:

Lobistët e karburanteve fosile janë anëtarë të dy delegacioneve të vendit, Kanadasë dhe Rusisë.

Lobi i karburanteve fosile në COP është më i madh se totali i kombinuar i tetë delegacioneve nga vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike në 20 vitet e fundit.

Më shumë se 100 kompani të karburanteve fosile janë të përfaqësuara në COP, me 30 shoqata tregtare dhe organizata të anëtarësimit gjithashtu të pranishëm.

Lobistët e karburanteve fosile e zbehin zonën zyrtare indigjene të UNFCCC me rreth dy me një. Një nga grupet më të mëdha që ata identifikuan ishte Shoqata Ndërkombëtare e Tregtimit të Emisioneve (IETA) me 103 delegatë të pranishëm, duke përfshirë tre persona nga kompania e naftës dhe gazit BP.

Sipas Global Witness, IETA mbështetet nga shumë kompani të mëdha nafte, që promovojnë kompensimin dhe tregtimin e karbonit, si një mënyrë për t’i lejuar ata të vazhdojnë nxjerrjen e naftës dhe gazit.

“Kjo është një shoqatë që ka një numër të madh kompanish të karburanteve fosile si anëtarë. Axhenda e saj drejtohet nga kompanitë e karburanteve fosile, dhe u shërben interesave të kompanive të karburanteve fosile”, tha zoti Worthy.

200 vendet që do të marrin pjesë në konferencën në Glasgow, Skoci, u kërkohen planet për të ulur emetimet deri në vitin 2030.

Dekada e kaluar ishte më e ngrohta e regjistruar, dhe qeveritë bien dakord se nevojitet ndryshim urgjent.

Në konferencën e klimës në Paris në vitin 2015, vendet ranë dakord të mbajnë ngrohjen globale nën 2 gradë celsius – me një objektiv prej 1.5 gradë celsius.

Në këtë konferencë do t’i kërkohet çdo vendi të thotë se si do të ndihmojë në uljen e emetimeve.

Vendimet e marra në COP mund të ndryshojnë të ardhmen tonë. Nga kaldaja te makinat dhe mënyra se si e fuqizon shtëpinë tuaj, gjithçka është për diskutim.

“Ajo që ne shohim është paraqitja e zgjidhjeve të rreme që duket se janë veprime klimatike, por në fakt ruajnë status quo-në dhe na pengojnë të ndërmarrim veprime të qarta dhe të thjeshta për të mbajtur karburantet fosile në tokë, të cilat ne e dimë se janë zgjidhjet reale për klimën”.

IETA thotë se ekziston për të gjetur mjetet më efikase të bazuara në treg, për të ulur emetimet. Anëtarët përfshijnë kompani të karburanteve fosile, por edhe një sërë biznesesh të tjera.

“Ne kemi firma ligjore, kemi zhvillues projektesh, djemtë që po vënë teknologji të pastër në terren në mbarë botën, ata janë gjithashtu anëtarë të shoqatës sonë”, thotë Alessandro Vitelli, një zëdhënës i IETA.

“Ne nuk do të ndalemi sot dhe nesër, dhe papritmas nuk do të ketë asnjë emetim nga djegia e lëndëve djegëse fosile”.

“Ka një proces drejt tranzicionit që është duke u zhvilluar dhe tregjet e karbonit janë mënyra më e mirë për t’u siguruar që tranzicioni të ndodhë”.

Grupet e fushatës argumentojnë se Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e mori seriozisht ndalimin e duhanit, derisa të gjithë lobistët për industrinë u ndaluan nga takimet e OBSH-së. Ata duan të njëjtin trajtim për kompanitë e naftës dhe gazit në COP.

“Të tilla si Shell dhe BP janë brenda këtyre bisedimeve, pavarësisht se kanë pranuar hapur rritjen e prodhimit të gazit fosil”, tha Pascoe Sabido nga Observatori i Evropës së Korporatave, i cili gjithashtu ishte i përfshirë në analizë.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...