Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Ndikimi i pandemisë, bizneset në Kosovë ulën pagat

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Ndikimi i pandemisë, bizneset në Kosovë ulën pagat

Pagat e punëtorëve në Kosovë gjatë vitit të kaluar kanë shënuar rënie. Madje kjo vërehet më së shumti në kohën e pandemisë. Paga neto nga 430 euro në vitin 2019, gjatë vitit 2020 ka rënë ne 416 euro. Kurse, paga mesatare bruto në vitin 2019 ishte 477 euro, ndërsa në vitin 2020 ka rënë në 466 euro.

Në vitin 2012, paga mesatare bruto në Kosovë ishte 383 euro, derisa në vitin 2019 ishte 477 euro, ndërsa në vitin 2020 ra në 466 euro, pra për 11 euro më pak krahasuar me vitin paraprak.

“Derisa, paga neto nga 348 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 430 Euro në vitin 2019, ndërsa vitin 2020 kemi rënie në 416 Euro, pra me një rënie prej 14 Euro nga viti paraprak”, thuhet në raportin “Niveli i pagave në Kosovë 2020”, të hartuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, kjo rënie e pagës mesatare erdhi për shkak të pandemisë COVID-19 që kishte përfshirë edhe Kosovën në vitin 2020 dhe masave të ndërmarra nga qeveria, ku si pasojë ndodhi mbyllja dhe reduktimi i aktivitetit të sektorit privat.

“Për shkak të Pandemisë COVID-19 që kishte përfshirë edhe Republikën e Kosovës në vitin 2020 dhe masave të ndërmarra nga Qeveria, ku si pasojë kemi mbylljen dhe reduktimin e aktivitetit të sektorit privat, kemi rënie të pagës mesatare, si bruto ashtu edhe neto në këtë sektor. Pasi që në sektorin privat kemi numrin më të lartë të punësuarve në raport me numrin e përgjithshëm të të punësuarve në vend, gjë që ka ndikuar në rënien e pagës mesatare si bruto po ashtu edhe neto në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Siç ka treguar ASK te të dhënat e sektorit privat nuk janë të përfshira shtesat në pagën mujore, sepse ato përfshihen në deklaratën vjetore si qarkullim. Derisa tek sektori publik (pagat që paguhen nga Buxheti i Republikës së Kosovës) vërehet një rritje më e theksuar e pagës bruto dhe neto, krahasuar me vitet paraprake, e cila ka ardhur për arsye të përfitimit të shtesave në sektorët specifikë.

“Në vitin 2020, pagat mesatare bruto në Kosove ishin 466 Euro, derisa në vitin 2019 ishin 477 Euro. Pra, kishte një rënie prej 11 Eurosh nga viti paraprak. Kurse, paga neto, në vitin 2020 ishte 416 Euro, krahasuar me vitin 2019 e cila ishte 430 Euro. Pra, një rënie prej 14 Eurosh. Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2020 ishte 380 Euro, derisa në vitin 2019 ishte 411 Euro. Pra, kishte një rënie prej 31 Eurosh. Ndërsa, paga mesatare neto për vitin 2020 ishte 342 Euro, krahasuar me vitin 2019 që ishte 372 Euro. Pra, një rënie prej 30 Eurosh:

Paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2012 ishte 407 euro, derisa, në vitin 2020 ishte 624 euro, duke u rritur për 217 Euro, ose 53.3%. Ndërsa, paga mesatare neto nga 366 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 552 euro në vitin 2020.

“Një rrije prej 186 Eurosh, ose 50.8%. Paga mesatare bruto në sektorin e ndërmarrjeve publike në vitin 2012 ishte 561 Euro, derisa në vitin 2020 ishte 769 Euro. Një rritje prej 208 Eurosh ose 37.1%. Ndërsa, paga mesatare neto nga 502 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 680 Euro në vitin 2020. Një rrije prej 178 Eurosh, ose 35.5%”.

Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte sektori i ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat.

“Paga mesatare bruto në vitin 2020, sipas aktiviteteve ekonomike, më a larta ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (956 Euro); dhe Informim dhe komunikimi (697 Euro). Derisa, paga më e ulët ishte te akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim (218 Euro)”.

Paga mesatare neto në vitin 2020, sipas aktiviteteve ekonomike, ka të njëjtën renditje si më poshtë: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (842 Euro); Informim dhe komunikim (616 Euro); Akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim (200 Euro).

Ditë më parë është treguar se deri në muajin mars të këtij viti, numri total i të punësuarve në sektorin privat ishte 265 mijë e 973 punëtorë, ku 7 mijë e 447 prej tyre marrin pagë vetëm 80 euro në muaj. E pagat bruto për këta punëtorë në total ishin në vlerën e 120 milionë e 563 mijë e 285 euro.

Sipas të dhënave nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), numri total i të punësuarve në këtë sektor e që marrin paga nga 80 deri në 250 euro është 101 mijë e 390 punëtorë.

Në anën tjetër, ATK-ja ka thënë se numri i të punësuarve në Kosovë, që marrin paga prej 250 deri në 450 euro në muaj është 77 mijë e 390 punëtorë, kurse numri i atyre që marrin paga mbi vlerën e 450 eurove është gjithsej 79 mijë e 785 punëtorë.

Ndërkohë, premtimi i Qeverisë për ngritjen e pagës minimale në 250 euro nga 130-170 euro sa është tani, do t’iu mundësonte mbi 108 mijë punëtorëve paga më të mira dhe më të dinjitetshme, vlerësojnë nga sektori privat në vend.

Paga minimale në Kosovë që nga viti 2011 vazhdon të jetë 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.

Që prej përfundimit të luftës, Kosova është përballur me shkallë të lartë të papunësisë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 24.6 për qind ose mbi 120 mijë persona janë të papunë. Ndërkaq, të punësuar janë rreth 370 mijë persona. Pagat neto të shumicës së të punësuarve sillen nga 400 deri në 500 euro në muaj. /Monitor

Tags: biznesetkosoveulje pagash

TË LIDHURA

E rëndë në Itali/ Djali vr*t nënën me sëpa*ë, arrestohet 21-vjeçari
Rajoni

E rëndë në Itali/ Djali vr*t nënën me sëpa*ë, arrestohet 21-vjeçari

17:40 | 17/06/2025
Serbi: Shtohen aktakuzat ndaj shqiptarëve të Kosovës
Rajoni

Serbi: Shtohen aktakuzat ndaj shqiptarëve të Kosovës

17:42 | 16/06/2025
Po kalonte shinat për t’u takuar me miqtë e tij në Itali, 19-vjeçari shqiptar përpl*set nga treni
Rajoni

Po kalonte shinat për t’u takuar me miqtë e tij në Itali, 19-vjeçari shqiptar përpl*set nga treni

11:44 | 16/06/2025
Next Post
U gjet në rrugët e Prishtinës pa ndjenja, ndërron jetë papritur zyrtari i lartë

U gjet në rrugët e Prishtinës pa ndjenja, ndërron jetë papritur zyrtari i lartë

Denoncimi në “Stop”, pezullohen nga puna dy mjekët që merrnin ryshfet

Denoncimi në "Stop", pezullohen nga puna dy mjekët që merrnin ryshfet

Kishin lidhje me Moisi Habilaj, pranga dy shqiptarëve me rrezikshmëri të lartë

Kishin lidhje me Moisi Habilaj, pranga dy shqiptarëve me rrezikshmëri të lartë

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor
Sport

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

by mirseda
23:12 | 18/06/2025
0

Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso nuk do të ketë të disponueshëm mbrojtësin Ferland Mendy deri në...

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

22:32 | 18/06/2025
Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

22:29 | 18/06/2025
Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

22:12 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com