Pasditen e djeshme është gjetur pa shenja jete sekretari i Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës.
Sekretari i Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Nikolla Ljuljduraj, ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak. Ai është gjetur i shtrirë në tokë, në rrugët e Prishtinës.
“Sot rreth orës 18:15 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në Rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.