Zëdhënësi i Kreut të Shtetit Ilir Meta, Tedi Blushi, mbrëmjen e sotme, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thumbuar televizionet shqiptare duke shkruar në mënyrë ironizuese se “ndërtimi i disa paneleve është bërë si tenderat fiktivë të PPP-ve”.
Ja postimi i plotë i tij: “Ndërtimi i disa paneleve është bërë si tenderat fiktivë të PPP-ve, ku procedura krijohet sipas dokumenteve të atij që duhet të fitojë. Liria e medias është e para!”