Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ndërron jetë ish-Rektori i Universitetit të Elbasanit

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria
Ndërron jetë ish-Rektori i Universitetit të Elbasanit

Ka ndërruar jetë ditën e djeshme ish-Rektori i Universitetit të Elbasanit, Liman Varoshi.Sipas informacioneve Varoshi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Lajmi i hidhur bëhet me dije nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, që e konsideron Varoshin si një ndër figurat kryesore të historisë së këtij institucioni.

Një mesazh ngushëllimi ka ardhur edhe nga ministrja Kushi, e cila shprehet se “do ta mbaj mend si një njeri të palodhur dhe me shumë kontribut në jetën akademike e shkencore.

Mesazhi i ngushëllimit nga ministrja e Arsimit Evis Kushi

Shumë e hidhëruar për ndarjen nga jeta të ish-Rektorit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Prof. Liman Varoshi, me të cilin pata nderin të kisha një bashkëpunim shumë të frytshëm gjatë kohës që drejtoja Fakultetin Ekonomik pranë këtij universiteti. Do ta mbaj mend përherë si njëri të palodhur dhe me shumë kontribut në jetën akademike e shkencore.

Ngushëllime shumë të sinqerta familjarëve, të afërmve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij!

Mesazhi i ngushëllimit nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”

Ndahet nga jeta prof.dr. Liman Varoshi

Është ndarë nga jeta prof.dr. Liman Varoshi.

Pas një sëmundje të pashërueshme, ka ndërruar jetë sot një nga figurat kryesore të historisë së Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ish rektori prof. dr. Liman Varoshi.

Gjatë gjithë karrierës së tij ai iu dedikua me përkushtim përgatitjes profesionale të brezave të rinj dhe dimensionit kërkimor e shkencor.

Liman Varoshi u lind në 15 nëntor 1958. Në vitin 1978 nisi studimet universitare dhe në vitin 1983 u diplomua si “Mësues për shkollën e mesme, me specialitet Histori-Gjeografi”, në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori-Filologji.

Pas diplomimit punoi si mësues i historisë në Mirditë, më pas në Belsh, në shkollën e mesme të përgjithshme “Ndriçim Shehu” dhe më pas për një vit si metodist i lëndëve shoqërore pranë Seksionit të Arsimit, Elbasan.

Që nga viti 1991 deri në vitin 1993 ai shërbeu si drejtor i Muzeut Historik të rrethit Elbasan. Dhe po këtë vit, 1991, ai nisi edhe angazhimin universitar në Universitetin “A.Xhuvani”, në fillim i përfshirë me kohë të pjesshme dhe më pas, që nga viti 1993 si pedagog me kohë të plotë në departamentin e historisë, pranë këtij universiteti. Fusha e tij kërkimeve shkencore ishte, më së pari muzeologjia, por edhe historia e Ballkanit, historia bashkëkohore, historia e diasporës, dhe ishte njëherësh edhe titullar i kurseve universitare të këtyre fushave.

Veçanërisht profesor Varoshi ishte një studiues i palodhur i historisë së Elbasanit dhe një nga njohësit më të mirë të kontributeve historike, politike dhe arsimore në dy shekujt e fundit të këtij qyteti.

Pasionin dhe detyrën e tij për kërkimin shkencor e zhvilloi vit pas viti duke marrë gradën “Doktor i Shkencave” në vitin 1999, titullin “Profesor i Asociuar”, në vitin 2004 dhe “profesor” në mars të vitit 2012.

Ai ishte një ligjërues akademik me zotësi të spikatura, i njohur për forcën e argumentit, saktësinë e faktit historik dhe prirjen për përgjithësime të lëvizjeve politike. Ai mbajti leksione jo vetëm në Universitetin e Elbasanit, por edhe atë të Tiranës, por edhe në Universitetin e Tetovës, ishte hartues dhe referues i ciklit të leksioneve “Rilindja Ballkanike, paralele, specifika”, mbajtur në Universitetin e Veliko Tërnovo-s, Bullgari; ka mbajtur leksione mbi vlerat historike dhe arkitekturore të objekteve të kultit në trevën e Elbasanit, mbajtur me studentët e magjistraturës (në fushën e inxhinierisë arkitekturore) të Universitetit të Pavia-s, Itali; po ashtu ka zhvillua lektoriume edhe në në Universitetin Ludëig-Maximilian, Mynih, Gjermani.

Karriera universitare e profesor Varoshit nisi me zgjedhjen e tij si drejtues i departamentit të historisë dhe edukimit civil nga viti 1996 deri në vitin 2000. Që nga viti 1999 deri në vitin 2008 ishte edhe anëtar i senatit akademik të Universitetit “A.Xhuvani”. Nga viti 2000 e deri në vitin 2008 ishte zëvendësrektor i këtij universiteti. Që nga viti 2008 e deri në vitin 2016, për dy mandate, ishte rektor i këtij universiteti e njëherësh edhe drejtues i senatit akademik.

Profesor Varoshi ishte edhe një autor i mirënjohur tekstesh e monografish. Ai është autor i “Një hapësirë më shumë në formimin historik”, botuar në vitin 2003, shtëpia botuese “Sejko”; “Ballkanet mes tri perandorive”, shtëpia botuese “Naimi”, botuar në vitin 2010; “Lufta e ftohtë” në Europën e Lindjes, shtëpia botuese “Naimi”, botuar në vitin 2010; “Europeizmi si histori mendimi”, shtëpia botuese “Naimi”, botuar në vitin 2012. Botimi i fundit i profesor Varoshit ishte “Dukuri dhe personalitete në albanologji”, në bashkautorësi.

Rektorati, profesorati, kolegë, shokë e miq të Universitetit të Elbasanit i përcjellin ngushëllimet më të ndjera familjes Varoshi!

Jeta dhe vepra e tij do të shërbejë si shembull për brezat që vijnë.

Tags: rektorisemundjevdekje

TË LIDHURA

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Berisha akuzon: Mund të prishë provat!
Politikë

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Berisha akuzon: Mund të prishë provat!

14:54 | 15/12/2025
Veliaj kërkesë Këshillit Bashkiak: Duhet të konsultoheni me mua para miratimit të buxhetit të ri
Aktualitet

Veliaj kërkesë Këshillit Bashkiak: Duhet të konsultoheni me mua para miratimit të buxhetit të ri

14:23 | 15/12/2025
Teknologjia, një formë pushteti,Linda Rama: Lidershipi në epokën e të dhënave, kur planeti quhet..
Aktualitet

Teknologjia, një formë pushteti,Linda Rama: Lidershipi në epokën e të dhënave, kur planeti quhet..

14:03 | 15/12/2025
Next Post
Video: Pamjet e sherrit midis biznesmenit Luca dhe ish-deputetit Boci

Video: Pamjet e sherrit midis biznesmenit Luca dhe ish-deputetit Boci

Majko: Diplomacia e fotove në Instagram, mungesë serioziteti

Majko: Diplomacia e fotove në Instagram, mungesë serioziteti

Kryeministri Rama: Kemi bërë revolucion në fushën e shërbimeve

Kryeministri Rama: Kemi bërë revolucion në fushën e shërbimeve







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Berisha akuzon: Mund të prishë provat!
Politikë

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Berisha akuzon: Mund të prishë provat!

by mirseda
14:54 | 15/12/2025
0

Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e riktheu në detyrë Belinda Ballukun. Berishës, teksa...

Sot ndahen çmimet e më të mirëve të futbollit shqiptar për vitin 2025

Sot ndahen çmimet e më të mirëve të futbollit shqiptar për vitin 2025

14:53 | 15/12/2025
“Na bëri të gjithëve krenar”/Flet familja e heroit që i mori armën njërit prej sulmuesve në Australi

“Na bëri të gjithëve krenar”/Flet familja e heroit që i mori armën njërit prej sulmuesve në Australi

14:33 | 15/12/2025
Veliaj kërkesë Këshillit Bashkiak: Duhet të konsultoheni me mua para miratimit të buxhetit të ri

Veliaj kërkesë Këshillit Bashkiak: Duhet të konsultoheni me mua para miratimit të buxhetit të ri

14:23 | 15/12/2025
Teknologjia, një formë pushteti,Linda Rama: Lidershipi në epokën e të dhënave, kur planeti quhet..

Teknologjia, një formë pushteti,Linda Rama: Lidershipi në epokën e të dhënave, kur planeti quhet..

14:03 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com