Majko: Diplomacia e fotove në Instagram, mungesë serioziteti

Teksa ka komentuar shpërndarjen e fotos me Kosovën që Presidenti Serb ka bërë në Instagramin e tij, Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka reaguar ne faqen e vet të facebook-ut.

Sipas Majkos një gjest i tillë tregon mungesën e seriozitetit për një shtet, pasi një gjë e tillë cënon rëndë diplomacinë ndërkombëtare të Serbisë.

Duke shtuar se sovrantiteti i Kosovës buron nga Nato dhe jo nga fotot e publikuara në Instagram.

Postimi i plotë:
“Me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë Vucic, tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.
Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në mardhëniet ndërkombëtare.
Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram!