Video: Pamjet e sherrit midis biznesmenit Luca dhe ish-deputetit Boci

Me shenja mavijosje në pjesën e qafës, ish-deputeti Boçi akuzoi biznesmenin se e ka kërcënuar me jetë.

“Një agresion, sulm i Lucës. Nuk është as Zoti, nuk mund t’i them as me termin oligark, se këto janë plehrat e Ramës që ai i ndërsen kundër përfaqësuesve politik. Ky është një agresion me motive politike. Dilja nga një takim për të biseduar me disa përfaqësues për problemet e zonës. Në dalje ky zotëri, vjen dhe agreson me fjalë dhe më pas më afrohet dhe tenton goditjen, pastaj e agravon situatën deri në kërcënime për jetën”, tha Boçi.

“Përgjigjen këta njerëz do ta marrin çdo ditë dhe përgjigjen e madhe do ta marrin në datën 25 prill me votën masive kundër këtij regjimi dhe kundër kësaj kaste skllavo-pronarësh, që ushtrojnë terror te njerëzit, skllavërojnë punëtorët me gjoja bizneset e tyre dhe guxojnë godasin. Unë isha i vetëm, ishte i shoqëruar me 2 a 3 badigardë. Bënte edhe filma sikur ishte i armatosur.

Është bandit dhe mbrohet nga një kryebandit. Koha e banditëve ka marrë fund. Në 25 prill i zbresim nga froni i banditëve. Ka bërë hapat e para ligjorë për denonciminËshtë në moralin, në përgjegjësinë e Prokurorisë të vazhdojë hapat e tjerë.

Luca ka histori të përplasur me njerëzit në Labinot, nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. I duket vetja trim, i mbështetur nga kryeministri. Këto trima, pas 25 prillit do të jenë frikacakët që do tu luten njerëzve për mëshirë”, vijon ish-deputeti i PD-së.

QENDRIMI I GJERGJ LUCES

Pas deklaratës së Luçiano Boçit, ka ardhur edhe reagimi i biznesmenit Gjergj Luca lidhur me konfliktin mes tij dhe ish-deputetit të PD-së të ndodhur në një lokal në Labinot.

Gjergj Luca e konsideron Boçin një “politikan rrugaç”, duke pretenduar se ai e ka sharë dhe e ka provokuar.  “Unë jam i dhunuari, dua që të zbardhet çështja”, u shpreh Luca në një prononcim për mediat.

Reagimi i Lucës vjen pas prononcimit për media të Boçit, që u shfaq me shenja në fytyrë duke pretenduar se biznesmeni e ka kërcënuar me jetë.

Marrë nga: Panorama