Del përgjigjja e autopsisë për Rezarta Hajdarin që ndërroi jetë 5 ditë pasi ishte martuar me bashkëshortin e saj, Olsi Hajdarin.
19-vjeçarja ndërroi jetë ne muajin dhjetor 2019 në fshatin Xhyrë të të Librazhdit. Sipas raportit të autopsisë, rezulton që Rezarta të jetë helmuar nga monoksidi i karbonit, përhapur nga mangalli me prush që përdorte për ngrohje.
Edhe bashkëshorti i saj u helmua duke shkuar në gjendje të rëndë në spital, por fatmirësisht arriti të shpëtojë.
Përgjigjja e autopsisë së Rezarta Hajdarit ka dalë të premten dhe do dërgohet nëpërmjet postës pranë prokurorisë së Elbasanit.