E hënë, 3 Gusht, 2020
24 C
Tirana

Si qindra mijëra km kabllo nën oqeane, sigurojnë funksionimin e internetit

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Pandemia/ Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar, dërgohet me urgjencë në Turqi

Deputeti Enver Roshi është dërguar mbrëmë me urgjencë drejt Turqisë. Ai ka shfaqur probleme me mushkëritë, dhe për këtë arsye është nisur në Turqi. Numri...

Tjetër bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën...

Lubonja: Shqipëria po shkon drejt vendosjes së regjimit autoritar

Analisti Fatos Lubonja, për revistën e njohur franceze “Le Courrier Des Balkans” u shpreh se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar, drejt regjimit...

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se...

Familja Rama me një mesazh të dytë për të afërmit dhe miqtë, ky është vendimi që kanë marrë

Zemra e nënës së kryeministrit Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë, përmes një...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

‘Bir komunisti’/ Rama i përgjigjet Metës: Të të vijë turp, ti do harrohesh kurse ai jo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta, i cili tha se kryeministri është mburrur se është djali i komunistit që vari...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Interneti është sot mjeti kryesor përmes së cilit komunikojnë sot njerëzit në mbarë botën. Secili në shtëpinë e tij, sheh pranë kompjuterit një lidhje të thjeshtë me fibër optike. Por ndërlidhja globale e këtij rrjeti, është shumë e sofistikuar. Ajo garantohet nga qindra mijëra kabllo të shtrira nën shtratin e deteve dhe oqeaneve.

Instalimi i kabllove, është një punë e ngadaltë, e vështirë dhe shumë e kushtueshme

99 për qind e të dhënave ndërkombëtare, transmetohen përmes telave të shtrirë në fund të oqeanit. Në total, bëhet fjalë për kabllo qindra mijëra km të gjatë, dhe të vendosura në thellësi po aq sa edhe lartësia e malit Everest. Kabllot instalohen nga anije të veçanta.

Ato shtrohen zakonisht mbi sipërfaqet e rrafshëta të dyshemesë së oqeanit, duket pasur kujdes që të shmangen shkëmbinjtë koralorë, anijet e mbytura etj. Diametri i një kabulli nënujor, është më i madh se i atyre mbi tokë, për shkak se zhyten mbi 8000 metra nën nivelin e detit, dhe i nënshtroheshin një presioni të madh.

Peshkaqenët tentojnë vazhdimisht që t’i këpusin

Nuk dihet me saktësi, pse peshkaqenët u turren vazhdimisht kabllove nënujore me të cilat   komunikojmë ne njerëzit. Ndoshta ata tërhiqen nga fushat elektromagnetike, ose ndoshta janë thjesht kuriozë. Në disa raste, ata ia dalin t’i dëmtojnë ato. Për këtë arsye, kompani të mëdha si Google po i mbrojtur kabllot e tyre, duke i mbështjellës me një rrjetë të fortë teli metalik. Por interneti është gjithnjë në rrezik që të ndërpritet nga anijet e peshkimit, apo fatkeqësitë natyrore.

Një kompani me seli në Toronto të Kanadasë ka propozuar shtrirjen e një linje kabllore nëpër Arktik, që do lidhë Tokion me Londrën. Më herët kjo cilësohej si diçka e pamundur, por ndryshimi i klimës dhe shkrirja masive e akujve, e ka bërë të mundur zbatimin e një projekti të tillë, që megjithatë do të jetë shumë i kushtueshëm.

Lidhja e botës me kabllot nënujore është e vjetër

Në vitin1854, nisi instalimi i parë i kabllos së parë nënujore telegrafike transatlantike, që lidhi Njufaunlendin dhe Irlandën. Katër vjet më vonë, u dërgua transmetimi i parë i mundësuar nga kompania amerikane “Whitehouse” e inxhinierit amerikan Uajlldman Uajthuz.

Kabllot përgjohen vazhdimisht nga shërbimet sekrete

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik, transmetonte shpesh mesazhe të koduara dobët midis 2 bazave të saj kryesore detare. Oficerët sovjetikë, mendonin se kriptimi i fortë ishte i mërzitshëm, por edhe mbingarkonte punën.

Moska mendonte se amerikanët nuk do të rrezikonin të shkaktonin Luftën e Tretë Botërore, duke u përpjekur të ndërhynin në një farë mënyre në ato kabllo. Por ata nuk llogaritën nëndetësen “USS Halibut”, e cila u ndërtua enkas për të shmangur mbrojtjen sovjetike.

Nëndetësja amerikane e gjeti kabllon, instaloi aty një kasetë gjigande, dhe kthehej çdo muaj  për të mbledhur transmetimet që kishte regjistruar. Ky operacion, i quajtur “IVY BELLS”, u kompromentua më vonë nga ish-analisti i NSA, Ronald Pelton, që u shiti sovjetikëve informacione mbi misionin. Sot, përgjimi i kabllove nënujore të komunikimit, është një procedurë standarde operative për agjencitë e spiunazhit.

Linjat kryesore të të dhënave, kanë tendencë të kalojnë në kufijtë e SHBA-së dhe ujërat e saj territoriale, duke ia bërë shumë të lehtë përgjimin. Kur u bënë publike dokumentet e vjedhura nga ish-analisti i NSA Eduard Snouden, shumë vende u zemëruan kur mësuan mbi shkallën në të cilën agjencitë amerikane të inteligjencës përgjonin të dhënat e shteteve të huaja.

Për pasojë, disa vende po rishikojnë vetë infrastrukturën e internetit. Për shembull, Brazili ka filluar një projekt për të ndërtuar një linjë kabllore nënujore në Portugali, që jo vetëm që anashkalon plotësisht SHBA-në, por përjashton në mënyrë specifike kompanitë amerikane nga përfshirja në këtë projekt.

Komunikimi me kabllot nënujore, është më i lirë dhe më i shpejtë se ai satelitor

Në orbitën e tokës, ka mbi 1 mijë satelitë në orbitë. Edhe pse kabllot me fibra optike dhe satelitët u zhvilluan që të dyja në vitet 1960, satelitët kanë një problem të dyfishtë:vonesën në kohë, dhe pak humbje në transmetim. Dërgimi dhe marrja e sinjaleve nga hapësira kërkon kohë. Ndërkohë, ekspertët kanë zhvilluar fibra optike, që mund të transmetojnë informacione me 99.7 për qind të shpejtësisë së dritës.

Si riparohen kur kanë defekte

Kur një linjë kabllore nënujore dëmtohet, aty dërgohen anije speciale riparimi. Nëse kablloja është e vendosur në ujëra të cekët, zhyten robotë që kapin kabllon e dëmtuar dhe e nxjerrin në sipërfaqe. Nëse kabllo ndodhet në ujëra të thella mbi 2000 metra, anijet ulin poshtë disa grepa të krijuar enkas, që e kapin kabllon dhe e ngrenë lart për ta riparuar./TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rezultoi pozitiv me koronavirus, ja takimet që zhvilloi Hoti sot

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, konfirmoi sot se kishte rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Përmes një postimi në Facebook, Hoti tregoi se nuk kishte...

Mesazhet e mbylljes në kohën e listave të hapura

Jozefina Topalli mund të ishte vënë në siklet. I kishte të gjitha shanset të rrezikonte para demokratëve të Shkodrës, nëse Lulzim Basha do të...

Teuta mposht Tiranën, fiton Kupën e Shqipërisë

Teuta shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë. Durrsakët mposhtën në finale Tiranën me rezultatin 2-0. Rustem Hoxha kaloi bregdetarët në avantazh, ndërsa Tirana mori shpejt...

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se...

Humbja e jetës së Aneta Ramës, Zgarbi ngushëllon kryeministrin

Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit italian, Vittorio Sgarbi, ka ngushëlluar kryeministrin Edi Rama për humbjen e nënës së tij. “Dashurinë për Italinë dhe...