Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

“Ndalova ndarjen e Kosovës”, Haradinaj: Në 2 vite qeverisje forcova ekonominë

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Hagë/ Haradinaj: Respektova ligjin, bëra detyrën time!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet se qeverisja e tij në këto dy vite ka qenë sfiduese.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, Haradinaj thotë se qeveria e tij arriti të ndalë ndarjen e Kosovës dhe fuqizimin e saj përbrenda. Kjo sipas tij, duke miratuar pako ligjore që ndihmuan zbatimin e ligjit në tërë vendin.

Si arritje të qeverisë së tij, Haradinaj përmend edhe pavarësimin energjetik, kthimin e prodhimit të energjisë apo edhe Ligjin e ri për Paga për të cilin thotë se duhet rishikuar sërish pas implementimit të tij.

Ndërsa përmend edhe vonimin e liberalizimit të vizave, proces për të cilin sipas tij do të merret shumë shpejt një vendim.

“Është një qeverisje e sfiduar sepse ne po ashtu arritëm me e heq dialogun nga tavolina e Mogherinit ku ishte një dialog i ndarjes me kalua te tavolina e kancelares Merkel dhe te Presidenti Trump e Macron. Pra e bëmë një ndryshim të madh përmbajtjesor e kundërshtuam dhe e penguam ndarjen dhe këto janë disa momente kyçe të qeverisë sonë e cila qeverisje vërtet kur i shtojmë edhe krejt pakon ligjore prej kodit penal dhe gjitha ligjet tjera për konfiskim të pasurisë dhe konflikt interesi dhe plot ligje që janë me të vërtetë me rëndësi për vetë zbatimin e ligjit në Kosovës dhe ka qenë një periudhë dinamike.

Ngjarja e parë me rëndësi ka qenë kthimi i prodhimit në energji e pastaj beteja për pavarësim energjetik e cila nuk zgjati shumë, por në fund kemi realizua pavarësimin energjetik si Kosovë dhe tash është faza implementuese. Deri në muajin prill të vitit që vjen veç finalizohet dhe është me rëndësi që kemi vendosur një rregull në sektorin publik në bazë ligjore, për administratën, për ligjin për pagat.

Ka qenë një gjendje kaotike me veprime të improvizuar dhe më në fund e kemi vendosur bazën ligjore dhe është për keqardhje që ligji për paga ta ketë këtë trajtim çfarë e ka por ai ligj duhet të zbatohet sepse është ligj i rëndësishëm dhe mundet me u përmirësuar në të ardhmen. Pastaj ka tepër rëndësi edhe fokusimi ynë në rend e ligj në avancimin qe kanë qenë edhe kushte për liberalizimin e vizave dhe përmbyllja e gjitha kërkesave për liberalizim dhe u vonua liberalizimi dhe nuk e kemi ende, por ajo çka është me rëndësi mundësi të marrjes së vendimit”, tha ai.

Haradinaj krenohet edhe me ligjin për Trepçën për të cilin thotë se tani ky gjigant metalurgjik do t’i përkas vetëm Kosovës.

Ai thotë se gjatë kësaj periudhe ndërmorën edhe masa të shumta fiskale të cilat lehtësuan prodhuesit vendës e që ndikuan edhe në rritjen e ekonomisë.

“Po ashtu ishte edhe ligji për implementimin e ligjit për Trepçën ligji për Trepçën ishte votua në parlament po nuk zbatohet për shkak të vështirësive e pengesave që u hasshin kuptohet pse. Tani Trepça dhe çdo pasuri tjetër e Kosovës është vetëm e Kosovës dhe nuk ka palë të dytë apo të tretë që pretendon që ka hise në resurset tona dhe kjo është tepër me rëndësi edhe për investitorët e ardhshëm dhe është zgjidhur krejtësisht çështja e pasurive të Kosovës. Kemi të bëjmë këtu me përkrahjen që u kemi bërë prodhuesve dhe heqjen e tatimit për lëndën e parë dhe për pajisjet por edhe taksa e ka pas një efekt në ekonominë tonë dhe një efekt të jashtëzakonshme”, tha Haradinaj.

Tags: arritjetkosovaQeveriaRamush Haradinaj

TË LIDHURA

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium
Rajoni

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Përplasja e motoskafit të emigrantëve me Rojen Bregdetare në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave!
Rajoni

Përplasja e motoskafit të emigrantëve me Rojen Bregdetare në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave!

10:10 | 04/02/2026
Festa kthehet në mort/ I moshuari pëson infarkt në zemër, rrëzohet në tokë teksa kërcente
Rajoni

Festa kthehet në mort/ I moshuari pëson infarkt në zemër, rrëzohet në tokë teksa kërcente

09:31 | 02/02/2026
Next Post
Terrorizuan banorët duke shtënë në ajër, pranga 16-vjeçarit

Plagosi vëllain e tij të madh, policia arreston 16-vjeçarin nga Fushë-Kruja

Do mblidhte ndihma për tërmetin, pranga 49-vjeçarit nga Tirana

Sherr mes të rinjve në Burrel, plagosen me thikë 2 vëllezër

Kur Ilir Meta dhe opozita i shpallin luftë SHBA-së dhe BE-së

Skenari i ri opozitar 2020, ose Edi Rama si “armik i jashtëm”







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në
Bota

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

by mirseda
22:21 | 04/02/2026
0

Parlamenti Evropian është gati të rifillojë punën për zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA pas uljes të...

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

21:58 | 04/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com