Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Nazarko: Shqipëria ka thyer njërën nga shtyllat kryesore të ekzistencës së saj

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Analisti i njohur, Shpëtim Nazarko shprehet se Shqipëria ka thyer njërën nga shtyllat kryesore të ekzistencës së saj.

Nazarko thotë se politika e ndjekur në 30 vitet e fundit e ka shkatërruar bujqësinë dhe blegtorinë. Sipas analistit, shkatërrimi i blegtorisë është një nga gjërat më të këqija pasi “për herë të parë në historinë e vet ndoshta pas komunizmit, plotëson 35 deri në 45% të nevojave të saj për mish”.

Ai shton se shtylla e dytë që e mban vendin është eksporti i materialeve të rënda si gurë apo çimento. Por këto sipas tij, nuk mund të zhvillohen nëse Shqipëria nuk ka porte apo hekurudha.

Analisti shprehet se Shqipëria ndodhet në një gjendje të tillë, ku duhet rithemeluar nga e para.

“Shqipëria ka thyer njërën prej shtyllave kryesore të ekzistencës së saj, bujqësinë dhe blegtorinë. Shumica e kritikuesve me të drejtë më thoshte se “ti i kërkon llogari për punëtorët tonë sezonal, të cilët shkojnë në Greqi sepse s’kanë asnjë mundësi, sepse tokat  tyre janë të gasterizuara, subvencionet nga shteti mungojnë. Politikat agrare të Shqipërisë shpesh janë katandisur në historira partish, të cilat i shfrytëzojnë ministrat e tyre të Bujqësisë vetëm për të marrë ca vota, për të parë fshatarësinë vetëm se janë mbaru votash. Kritikat tjera kishin të bënin me politikën e ndjekur nga qeveritë e të dy krahëve, gjatë këtyre 30 vjetëve, të cilët kishin shkatërruar përfundimisht bujqësinë, që nga subvencionet e tokave, kanalizimet, pagesën e ulët, tregun mosfunksional etj. Pra Shqipëria praktikisht ka thyer njërën prej dy shtyllave që e mban, atë të bujqësi-blegtorisë. Kjo e dyta akoma më keq sepse plotëson për herë të parë në historinë e vet ndoshta pas komunizmit, plotëson 35 deri në 45% të nevojave të saj për mish. Shqipëria pra ka thyer shtyllën e parë të ekzistencës së saj. Pastaj mund të themi edhe shtyllën e dytë që duhet ta mbante, atë të tranzitit e cila është e lidhur me një formulim shumë të thjeshtë të problemit në këtë mënyrë. N.q.s eksportet e tua janë të materialeve të rënda si gurë apo çimento, ata nuk mund të  zhvillohen kurrë në rast se ti nuk ke porte ose hekurudha. Pra jemi në një fazë të atillë ku Shqipëria për mendimin tim do rithemeluar nga e para”, thotë Shpëtim Nazarko.

Tags: shpetim nazarkoshqiperiaShtyllat

TË LIDHURA

Aktualitet

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

15:12 | 04/06/2026
Aktualitet

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026
Aktualitet

“Taulant jeni bashkë me Saliun tani, ju ka dalë boja”, Balla përplaset me Shehajn: Ti je një hajdut

14:42 | 04/06/2026
Next Post

COVID-19 në Gjermani/ Ja çfarë u kërkoi sot Merkel qytetarëve

Kryebashkiaku De Blasio: Do të duhen javë që New York të rihapet

60 mjekë dhe infermierë drejt Italisë/ Yuri Kim falenderon Shqipërinë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

by mirseda
15:12 | 04/06/2026
0

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetësim për praktikën e vendosjes së të pandehurve në kafaze të...

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026

Gjermania jashtë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Portugalia e Austria sigurojnë vendet evropiane

14:55 | 04/06/2026

“Taulant jeni bashkë me Saliun tani, ju ka dalë boja”, Balla përplaset me Shehajn: Ti je një hajdut

14:42 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com