Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

NATO merr fund nëse Rusia sulmon Malin e Zi

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
NATO merr fund nëse Rusia sulmon Malin e Zi

Nga Jeffrey A.Stacey “Foreign Policy”/ Rusia ia ka hedhur vazhdimisht Perëndimit vitet e fundit, duke e arritur këtë më një aftësi të jashtëzakonshme, edhe duke pasur karta të dobëta në duar. Moska ka përsosur aftësitë e saj

në luftën informative dhe atë hibride, duke u mbështetur në metodat që përfshijnë presionin diplomatik, lajmin e rremë dhe ndërhyrjen e huaj elektorale.

Në këtë proces, ajo ka rrëmbyer me forcë pjesë të Gjeorgjisë dhe Ukrainës, dhe ka shënuar disa fitore në rrafshin gjeopolitik kundër Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë. Rusia nuk është aq e fuqishme sa ishte në epokën sovjetike, por falë mendimit strategjik të presidentit Vladimir Putin, tani po “grushton” rregullisht mbi peshën e saj në çështjet globale.

Ajo është shumë më e efektshme sesa Kina në gjunjëzimin e Perëndimit sa herë që mundet, duke kërkuar dhe gjetur vazhdimisht mënyra për ta minuar atë. Ajo çka është më shqetësuese për Perëndimin, grushti i nokautit mund të jepet në Ballkan, një fushëbetejë e vjetër mes Moskës dhe Perëndimit.

Askush nuk e di se mbi çfarë ranë dakord në Helsinki Putini dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump në takimin e tyre 2 orësh kokë më kokë. Trump mund t’i ketë dhënë Putinit një listë të betejave elektorale kryesore për në Kongresin Amerikan, në të cilat ai ka nevojë për ndërhyrjen ruse.

Ka më shumë të ngjarë që ata të kenë biseduar mbi NATO-n, Krimenë dhe Ukrainën – dhe që Putini mori atë që donte nga Trump. Në fakt, Trump duket se po bëhet pjesë e një dredhie ruse, që mund të shkatërrojë aleancën e NATO-s, duke sulmuar anëtarin e saj më të ri.

“Mali i Zi, është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë”- tha presidenti për “Fox Neës”, një ditë pas takimit me Putin. “Dhe ata mund të bëhen agresivë dhe urime, ja ku jeni në Luftën e Tretë Botërore”- shtoi ai. Një inkursion i armatosur rus ndaj Malit të Zi, që mund të përfshijë luftë hibride ose tradicionale, do t’i jepte Trumpit një mundësi për t’u thënë aleatëve të NATO-s se Uashingtoni nuk do të respektojë nenin 5 të traktatit të NATO-s, dhe se nuk do të bashkohet me aleatët e tij, për t’i ardhur në ndihmë Malit të Zi.

Pa përfshirjen e SHBA-së në një operacion nga Forca e Reagimit të NATO-s, Europa ka gjasa të tërhiqet dhe të mos i përgjigjet një sulmi të papritur. Sulmi i Rusisë nuk do të ndodhte nëpërmjet forcave tokësore, të cilat do të duhej të udhëtonin nëpër vende të shumta që mbështesin Perëndimin.

Në vend të kësaj, sulmi ka të ngjarë të vijë nga deti dhe ajri. Një skenar i tillë do të çonte në shpërbërjen e NATO-s, duke e përçarë në mënyrë të pakthyeshme aleancën. Rusia ka tentuar tashmë një grusht shteti në Malin e Zi, për ta parandaluar anëtarësimin e tij në NATO.

Dhe më së fundi, zhvillimet në Maqedoni, kanë çuar tek agjentët e inteligjencës ruse të FSB-së – pasardhësja e KGB-së në, që janë përpjekur të nxisin trazirat atje, ashtu si edhe në Greqi, ku dy diplomatë u dëbuan për nxitjen e kundërshtimeve ndaj një marrëveshjeje Shkup-Athinë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, që i dha kësisoj fund një mosmarrëveshje të vjetër.

Rusia nuk do të sulmojë kurrë drejtpërsëdrejti SHBA-në apo forcat perëndimore, disa qindra ushtarë mercenarë rusë të vrarë nga forcat amerikane në Siri kohët e fundit, janë një provë se në fakt kjo nuk duhet të ndodhë. Por ajo mund të “plagosë” për vdekje NATO-n, pa u angazhuar direkt me forcat e saj.

Jo vetëm që FSB-ja dhe njësia e inteligjencës ushtarake ruse GRU, po shënjestrojnë gjithnjë e më shumë Ballkanin, por Rusia ka vendosur gjithashtu shumicën e forcave më efektive ushtarake në kufirin e saj perëndimor. Mali i Zi është anëtari më i ri i NATO-s dhe në shumë aspekte më i dobët i aleancës. Pasi u pavarësua nga Serbia në vitin 2006, popullsia e tij e vogël prej rreth 630.000 vetësh ka një forcë të armatosur prej vetëm 2.000 ushtarësh. Është një vend i vogël dhe paqësor, i vetmi nga ish-republikat jugosllave, që nuk u prekën nga dhuna pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Mali i Zi tashmë i është bashkuar Këshillit të Evropës, si dhe OSBE-së. Bashkimi Europian po konsideron seriozisht mundësinë që ta ftojë atë të bashkohet në union. Dhe kjo është arsyeja se përse Rusia është aq e shqetësuar. Moska nuk dëshiron një vend tjetër pro-perëndimor në zonën gjeografike që e përkufizon si “pranë vetes”, që të bëhet pjesë e të gjitha strukturave euro-atlantike.

Arsyeja se përse samiti i Helsinkit përbën një krizë të sigurisë kombëtare, është se rusët kanë njoftuar se po ecin përpara në marrëveshjet e bëra në takim, ndërsa zyrtarët e lartë të SHBA-së dhe komandantët ushtarakë mbeten plotësisht në errësirë. Sugjerimet nga pala ruse, thonë se një referendum i ri në Ukrainën lindore, një vizitë e Putinit në Uashington dhe rivendosja e refugjatëve sirianë, u diskutuan të gjitha.

Pyetja e vërtetë është nëse Trump thjesht po vepron sipas mendjes së tij për të dëmtuar interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së, ose fijet po tërhiqen në të vërtetë nga Moska. Tashmë, gjatë fushatës së vitit 2016, Trump foli shumë herë mbi mënyrën se si NATO po përfitonte nga populli amerikan, duke përmendur në mënyrë të veçantë vendet e Balltikut me emër, duke hedhur dyshime mbi atë nëse ai do ta respektonte Nenin 5 si president.

Tani, ai po veçon Malin e Zi. Më së paku, komentet e Trump për Malin e Zi shërbejnë për të dobësuar aleancën, duke i dhënë Rusisë më shumë hapësirë për të destabilizuar anëtarin më të ri të NATO-s, dhe për të rritur rreziqet e konfliktit të përtërirë në Ballkan.

Në rastin më të keq, këto fjalë reflektojnë pikëpamjet e Putinit, duke ngritur shqetësime serioze se të dy presidentët arritën në njëfarë mënyre një mirëkuptim pas dyerve të mbyllura mbi Malin e Zi. Përveçse nëse NATO është plotësisht e përgatitur për të luftuar ushtarakisht kërcënimin, pasoja e menjëhershme e një sulmi rus mbi Malin e Zi do të ishte fundi efektiv i aleancës më të fuqishme ushtarake në historinë botërore. PËRTSHTATI TIRANA TODAY 

Shënim:Jeffrey A.Stacey është një konsulent kombëtar i sigurisë, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit në administratën Obama, dhe autori i librit “Integrimi i Europës”.

Tags: fundMalin e ZimerrNATONëserusiasulmon

TË LIDHURA

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave
Aktualitet

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

20:05 | 26/11/2025
Përplasen “kokë më kokë” dy makina në Fier
Aktualitet

Përplasen “kokë më kokë” dy makina në Fier

16:31 | 26/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Raporti/ DASH: Korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes shqipatre

DASH ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë Rama: Korrupsion i lartë, PPP-të janë problem

U mbyt me një kokërr kumbulle, vdes tragjikisht 4-vjeçari

U mbyt me një kokërr kumbulle, vdes tragjikisht 4-vjeçari

PD-ja për Hajdaragën: Humbëm një kundërshtar të denjë politik

PD-ja për Hajdaragën: Humbëm një kundërshtar të denjë politik







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Një në tre shqiptarë planifikon emigrimin, puna dhe jetesa më e mirë arsyet kryesore
Ekonomi

Një në tre shqiptarë planifikon emigrimin, puna dhe jetesa më e mirë arsyet kryesore

by mirseda
09:40 | 27/11/2025
0

Në Shqipëri, njerëzit me synime migrimi në të ardhmen e afërt ose të largët përbëjnë 33% të...

Këshilli Kombëtar i Fëmijëve| Ministrja Sala: Jeni të parët në çdo vendimmarrje!

Këshilli Kombëtar i Fëmijëve| Ministrja Sala: Jeni të parët në çdo vendimmarrje!

09:37 | 27/11/2025
Shkak moti i keq/ Digjen linjat, ngelen pa energji disa zona në Tiranë

Shkak moti i keq/ Digjen linjat, ngelen pa energji disa zona në Tiranë

09:33 | 27/11/2025
Kaosi me transportin publik, Këshilli Bashkiak i Prishtinës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Kaosi me transportin publik, Këshilli Bashkiak i Prishtinës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

09:22 | 27/11/2025
Sulmi në Washington, Trump kërkon rishikimin e afganëve të ardhur gjatë administratës Biden

Sulmi në Washington, Trump kërkon rishikimin e afganëve të ardhur gjatë administratës Biden

09:07 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com