Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Nard Ndoka: Të gatshëm të hyjmë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nard Ndoka: Të gatshëm të hyjmë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër

Pavarësisht se tri parti opozitare kanë paraqitur kërkesë zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për nisjen e procedurave për organizimin e zgjedhjeve vendore në 13 tetor, brenda saj janë skeptikë nëse ato do të mbahen. Një prej tyre është edhe kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili shprehet se nuk ka besim se zgjedhjet vendore do të mbahen në 13 tetor.

Sipas tij kjo bëhet e pamundur për shkak se qeveria qeveris në kushtet e një grushti shteti dhe ku KQZ si vegël e saj nuk pranon të zbatojë Kushtetutën. Gjithsesi ndryshe nga sa deklaronin gati dy muaj më parë duket se e gjithë opozita ka hequr dorë nga kushti që kishte që nuk do të futej në zgjedhje me Ramën kryeministër. Sipas Ndokës opozita është e gatshme që të futet sot në zgjedhje me apo pa Ramën kryeministër.

“Ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në çdo datë me këtë dhe pa këtë kryeministër, por nuk është morale as politike t’i besosh organizimin e zgjedhjeve një kryeministri që është kapur duke i vjedhur dhe blerë ato, me ministrat dhe deputetët e tij së bashku me grupet kriminale”, – shprehet Ndoka. Sa I përket aksionit opozitar kryedemokristiani thekson se ai ishte i suksesshëm, sepse e bëri popullin që të mos besojë më te qeveria dhe ta shohë të djathtën si shpresë për të ardhmen. “Unë besoj shumë se opozita është kthyer në mazhorancë shprese, pikërisht nga kjo rrugë që ndërmori. Kemi fituar qytetarët, kemi humbur pushtetin, do fitojmë standardet dhe do të kthehemi serish në institucione nëpërmjet votës së lirë. Kjo është rruga me parimore, qe një lider dhe opozitë ka ndjekur në pluralizëm”, tha Ndoka.

Zoti Ndoka, Presidenti i Republikës dhe disa parti opozitare vijojnë të këmbëngulin për mbajtjen e zgjedhjeve vendore në 13 qershor. Por, nga ana tjetër, qeveria dhe institucionet që kanë detyrimin për organizimin e zgjedhjeve nuk e njohin këtë datë dhe e konsiderojnë të mbyllur kapitullin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Çfarë do ndodhë më tej, besoni se zgjedhjet do të realizohen?

Nuk besoj se zgjedhjet do të zhvillohen me 13 tetor, kjo mazhorancë po qeveris në kushtet e një grushti shteti institucional. KQZ nuk zbaton ligjin e Kushtetutën, por urdhrat politikë të kryeministrit. Gjykatat janë në kaos total dhe në mjerimin më të madh që sistemi i drejtësisë ka pasur ndonjëherë. Qeveria dhe Kuvendi nuk njohin institucionin e Presidentit, KQZ nuk zbaton dekretin, në këto kushte zgjedhjet janë totalisht të minuara dhe të pamundura për t’u realizuar.

Si mund të realizohen një palë zgjedhje kur qeveria është kundër?

Mund të realizohen, vetëm kur qytetarët dhe opozita të largojë këtë kryeministër. Edi Rama po mban peng zgjedhjet, integrimin dhe të ardhmen tonë si komb.
Ndërkohë që vetëm 3 parti iu drejtuan KQZ-së që të nisë procedurat për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Pse nuk ishin të gjitha partitë opozitare në bllok për këtë kërkesë?
Kërkesa është formale, mbasi jemi të qartë tek rruga që ka zgjedhur mazhoranca dhe Edi Rama për pushtimin e 61 bashkive në vend. Kauza e opozitës, e drejta e qytetarëve do triumfojë përballë arrogancës dhe dhunës institucionale të Edi Ramës.

Opozita e bashkuar është e gatshme që të shkojë në zgjedhje në 13 tetor edhe me Ramën kryeministër?

Ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në çdo datë me këtë dhe pa këtë kryeministër, por nuk është morale as politike t’i besosh organizimin e zgjedhjeve një KM që është kapur duke i vjedhur dhe blerë ato, me ministrat dhe deputetët e tij së bashku me grupet kriminale. Nuk mund t’i varen ujkut mëlçitë në qafë!

Po kryetari i PD-së ça qëndrimi ka mbajtur për këtë çështje, është ai i gatshëm të hyjë në këto zgjedhje pa kushte?

Lideri i opozitës së bashkuar, z.Basha është i gatshëm të hyjë që nesër në zgjedhje, por standardet e zgjedhjeve dhe vota e lirë është kauza që ai po mbështet si premtim tashmë të dhënë përpara kombit, botërisht.

Ndërkohë që në anën tjetër kryetarët e rinj të bashkive kanë marrë në shumicën dërmuese detyrat e tyre të reja, pavarësisht një rezistence të vogël në njësi të veçanta. I njeh opozita ata si kryebashkiak?

Opozita nuk do e njohë kurrë 30 qershorin si datë zgjedhjesh, është qartazi një datë antikushtetuese. Zgjedhjet janë organizuar në kushtet e një bande mafioze të rilindjes për të pushtuar bashkitë e vendit. Zgjedhjet lokale do zhvillohen shumë shpejt konform ligjit dhe garës mes palëve.

Zoti Ndoka, opozita u investua për rreth 6 muaj në një betejë të paprecedentë për rrëzimin e qeverisë. Për këtë ajo dogji dhe mandatet e deputetëve. Tani pasi situata e tensionuar ka kaluar dhe qeveria nuk ra, si do ta vlerësonit këtë aksion? A ishte i gabuar lënia e mandateve të deputetëve në atë fazë?

Lënia e mandateve ka qenë vendimi më i guximshëm që ka ndërmarrë një opozitë në këto vite. Jemi larguar nga llumi për t’iu bashkuar kauzës së qytetarëve. Me besoni që ndjehemi më mirë mes qytetarëve, si të papunë njësoj si ata, se sa me mandat dhe ne një Kuvend ku drejton një qeveri e ardhur në pushtet nga droga, blerja e votës dhe krimi. Opozita nuk është mandat, as karrige pushteti, por mision, alternative dhe shprese për qytetaret.

Po mos hyrja në zgjedhjet vendore a ishte një strategji e gabuar e opozitës duke i lëshuar kështu të gjitha bashkitë socialistëve?

Në fakt, nuk kishte zgjedhje, ato u shtynë me dekret nga Presidenti i Republikës në 13 tetor. Por edhe sikur të kishte, opozita nuk mund të futej në zgjedhje me Ramën kryeministër. Kjo vërteton botërisht, se standardet kanë rëndësi për të gjithë, as pushteti i Kuvendit, as pushteti i bashkive. Provë më të fortë, se kjo nuk ka patur ndonjë kauzë në këto 30 vite pluralizëm.

Ka një moment ku opozita gaboi në gjithë këtë betejë?

Nuk ka të pagabueshëm, ne do të shohim me shumë kujdes e përgjegjësi, hapat që kemi hedhur deri këtu dhe axhendën për më tej. Unë besoj shumë se opozita është kthyer në mazhorancë shprese, pikërisht nga kjo rrugë që ndërmori. Kemi fituar qytetarët, kemi humbur pushtetin, do fitojmë standardet dhe do të kthehemi sërish në institucione nëpërmjet votës së lirë. Kjo është rruga me parimore, që një lider dhe opozitë ka ndjekur në pluralizëm.

Cilat do jenë hapat e mëtejshme të betejës opozitare?

Opozita është me qytetarët, me problemet e tyre, me biznesin, me artistët, me studentët, me fermerët, me pensionistët. Opozita po i del për Zot vendit përballë kësaj bande qeverisëse qe i është sulur Teatrit Kombëtar, Unazës se Re, trojeve publike, biznesit dhe kujtdo tjetër, që urdhërohet nga oligarkët dhe krimi. Opozita sot është; gjykatë, polici, shoqëri civile, sindikatë, shpresë dhe alternativë për nesër, përballe një junte/GSH

Tags: 13 tetoredi ramaNard NdokaZgjedhjet

TË LIDHURA

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para

13:08 | 07/06/2025
Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh
Aktualitet

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

13:01 | 07/06/2025
I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari
Aktualitet

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

12:56 | 07/06/2025
Next Post
Fillon pastrimi i mbetjeve në Himarë, Klosi: Më shumë vende pune

Fillon pastrimi i mbetjeve në Himarë, Klosi: Më shumë vende pune

Video/ Jeni si kafshë! Këngëtarja ndërpret koncertin dhe fyen rëndë fansat

Video/ Jeni si kafshë! Këngëtarja ndërpret koncertin dhe fyen rëndë fansat

E rëndë/ 14-vjeçarja i jep fund jetës në Durrës

Gjendet e vdekur nga fqinjët në banesën e saj, policia jep detajet

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para

by mirseda
13:08 | 07/06/2025
0

Gjendet i vetëvarur një 37 vjeçar në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, 37 vjeçari u...

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

13:01 | 07/06/2025
I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

12:56 | 07/06/2025
Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

12:16 | 07/06/2025
Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

12:11 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com