Nard Ndoka shquhet për batutat e tij pikante, e madje shprehjet e tij kthehen në meme. Ai ka demostruar se të gjitha çfarë thuhen për të janë kalimtare, e madje çdo gjë i merr me sportivitet.
Ndryshe nga herët e tjera, ku ai tenton të vejë në lojë të tjerët, ai për vete ka rënë në grackë. Dikush e ka njoftuar se ka ndërruar jetë nëna e kancelares Angela Merkel, dhe mjaft i pikëlluar nga marrja e këtij lajmi, ai menjëherë ka shprehur keqardhjen në rrjetet sociale.
Ndoka ka rënë në grackën e atyre që ndoshta e kanë armik. Por për fat të keq, Ndoka pa kontrolluar vërtetësinë e lajmit, së paku pa shfletuar mediat e huaja online, menjëherë i është drejtuar Facebook-ut, për të qënë ai i pari që shprehte ngushëllimet. Në fakt, Herlind Kasner ka ndërruar jetë në vitin 2019.
“Në moshën 90 vjeçare ka ndërruar jetë, Herlind Kasner, Nëna e Kancelares gjermane, Angela Merkel. Sipas mediave të huaja, vdekja e nënës së kancelares gjermane u bë e ditur nga një prej zëdhënësve të Qeverisë së Gjermanisë.
Ajo lindi udhëheqësen e ardhshme botërore në Hamburg Angela Merkel, në vitin 1954, duke u zhvendosur në ish-Gjermaninë Lindore vetëm disa javë më vonë me vajzën dhe burrin e saj, Horst Kasner, një pastor që vdiq në 2011”, shkruan Ndoka.
Pas këtij postimi, dikush e ka vënë në dijeni Nard Ndokën për këtë gafë të pafalshme, dhe ndaj ai e ka fshirë.