Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Nacionalizmi i vaksinave, rrezikon të zgjasë rikthimin e normalitetit në botë

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Nacionalizmi i vaksinave, rrezikon të zgjasë rikthimin e normalitetit në botë

“The Guardian”

Deri pak kohë më parë, dominonte ndjenja e prekshme se pranvera po afrohej, dhe se dimri ynë i gjatë i Covid-19 po merrte fund. Të gjitha të dhënat, tregonin të njëjtën histori:atë të një virusi që u detyrua të tërhiqej falë një fushate vaksinimi të zbatuar në mënyrë të shkëlqyer, që u ndihmua jo pak nga vetë qytetarët, të cilët ishin të përgatitur në fakt të përballeshin me muaj e tjerë të jetesës nën bllokim.

Tani ajo tablo komode,duket të jetë më pak rozë. Numri i njerëzve që vaksinohen mbeten jashtëzakonisht i lartë – me më shumë se gjysmë milioni vaksina që injektohen çdo ditënë Britaninë e Madhe kohët e fundit, dhe teksa mbi gjysma e të gjithë të rriturve kanë marrë tashmë të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid.

Por nga ana tjetër, ne u vetë-dijësuam me dhimbje javën e kaluar mbi brishtësinë e pozicionit tonë, në mesin e një pandemie që po përhapet ende me tërbim në gjithë planetin. Rezervat e vaksinave të çmuara, që janë rruga jonë e vetme e rikthimit drejt normalitetit, janë të rrezikuara për shkak se zinxhirët e furnizimit kanë filluar të ngecin nën sforcon e madhe të prodhimit të miliarda vaksinave të nevojshme për ta çliruar planetin tonë nga mallkimi i Covid-19.

Përveç kësaj, udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe agjencitë shëndetësore, kanë treguar një paaftësi të dukshme – për të mos thënë një paaftësi të plotë – në përpjekjen për të krijuar një politikë koherente të vaksinimit.

Nacionalizmi i vaksinave, në të cilin shtetet dhe blloqet politike luftojnë për epërsinë e furnizimit me vaksina, kërcënon tani të bëhet një realitet global. Shkalla e kësaj krize të afërt, u zbulua më qartë javën e kaluar nga presidentja e komisionit Evropian, Ursula von der Lejen.

Ajo paralajmëroi se Bashkimi Evropian mund të ndalë eksportet e vaksinave tek vendet jashtë unionit, duke mos treguar reciprocitet dhe duke lejuar që furnizimet të shkojnë vetëm për bllokun.

Ajo as që e fshehu faktin që objektivi kryesor i një mase të tillë ekstreme do të ishte Britania e Madhe, një paralajmërim që erdhi pikërisht në kohën kur një valë e tretë e pandemisë po godet të gjithë kontinentin, duke kërcënuar një popullsi të rraskapitur dhe të frikësuar.

Britania nuk ka të drejtë që të ndihet e vetëkënaqur për reagimin e saj ndaj Covid-19. Vendi doli më në fund nga gjendja e paaftësisë kriminale, gjatë përpjekjeve tona për ta kontrolluar përhapjen e sëmundjes vitin e kaluar, dhe vetëm gjatë muajve të fundit – me programin e vaksinimit të organizuar shumë mirë, kemi treguar shenja të aftësisë për t’u përballur me pandeminë.

Paaftësia e dukshme e reagimit të BE-së, na bën që të dukemi më mirë sesa e meritojmë. Mbretëria e Bashkuar duhet që t’i rezistojë tundimeve për t’u tallur me vendet fqinje. Së pari, përmbysjet e fateve të kombit, kanë qenë tepër të zakonshme gjatë historisë së kësaj pandemie.

Përveç kësaj, kënaqja me nacionalizmin e vaksinave, do të ishte një tradhti ndaj përgjegjësive tona globale. Siç theksoi së fundmi drejtori i “Wellcome Trust”, Xheremi Farrar, Mbretëria e Bashkuar ka aktualisht 100 milion doza të tepërta të vaksinave.

Një sasi e tillë nuk duhet të përdoren si një mjet për t’u mburrur ndaj vendeve të tjera të zhvilluara. Ato duhet t’u jepen urgjent atyre kombeve që kanë më shumë nevojë për to. Një lëvizje e tillë është një domosdoshmëri e drejtpërdrejtë etike, dhe një mjet për të shpëtuar miliona jetë, përmes ndihmës ndaj vendeve që nuk kanë shërbime shëndetësore të afta të zhvillojnë dhe prodhojnë vetë vaksinat anti-Covid.

Ky është një motivi mjaftueshëm në vetvete, megjithëse ka edhe përfitime të tjera. Nëse Covid-19 do lihet të përhapet pa kontroll në të gjithë globin, virusi mund të shndërrohet në një lloj mutacioni, përballë të cilit mund të mos funksionojnë më vaksinat dhe trajtimet aktuale.

Kjo do të na linte që të gjithë të ekspozuar ndaj valëve të ri-infeksionit. Prandaj shkenca po na ofron një strategji të daljes nga kriza. Por ajo do të funksionojë vetëm nëse mund të ndahet me pjesën tjetër të botës.

Covid-19 është një problem global dhe ai duhet të trajtohet në nivel global, pasi deri kur të jemi që të gjithë të sigurt, askush nuk është i sigurt. Kënaqja me nacionalizmin e vaksinave, vetëm sa do të shtyjë ditën kur mund t’i kthehemi jetës së pakufizuar nga bllokimet, distancimet sociale dhe të gjitha kufizimet e tjera të “dimrit të Covid”.

Burimi i lajmit: https://www.theguardian.com/commentisfree/2021/mar/21/the-observer-view-on-the-dangers-of-vaccine-nationalism

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: koronavirusnacionalizmivaksina

TË LIDHURA

Netanyahu nuk tërhiqet: Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut
Bota

Netanyahu nuk tërhiqet: Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut

09:04 | 24/11/2025
Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit
Aktualitet

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Plani i Trump për Ukrainën/ BE rishikon qasjen ndaj konfliktit, raporton Bloomberg
Bota

Plani i Trump për Ukrainën/ BE rishikon qasjen ndaj konfliktit, raporton Bloomberg

19:52 | 22/11/2025
Next Post
“Sali Berisha nuk është Joe Biden”/ Rama ironizon: Lista e PD, humoristike

A është Rama njeriu i oligarkëve? Ja si i përgjigjen qytetarët kësaj pyetje

Pse po vriten të fortët e Durrësit? Kikia: Janë interesa të mëdha në port

Pse po vriten të fortët e Durrësit? Kikia: Janë interesa të mëdha në port

Vaksina e parë anti-covid në formë pilule, Oravax nis fazat e para klinike

Vaksina e parë anti-covid në formë pilule, Oravax nis fazat e para klinike







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Vlorë, policia ngre pika kontrolli në zonën e Plazhit

by mirseda
14:18 | 24/11/2025
0

Dyshohet për të shtëna me armë në Vlorë, policia ngrit pika kontrolli në zonën e Plazhit të...

Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur në kanal

Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur në kanal

13:50 | 24/11/2025
Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash, ja rrugët që bllokohen

Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash, ja rrugët që bllokohen

13:39 | 24/11/2025
Njësoj si Millosheviçi dikur, Vuçiç merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë në Serbi

Njësoj si Millosheviçi dikur, Vuçiç merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë në Serbi

11:50 | 24/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com