Vaksina e parë anti-covid në formë pilule, Oravax nis fazat e para klinike

Një vaksinë kundër koronavirusit në formë pilule, mund të hyjë në fazat e para të provave klinike këtë vit.

Oravax, kompania që punon për zhvillimin e kësaj forme të vaksinës, njoftoi në një njoftim për shtyp, se shpreson të fillojë fazën e parë të provave klinike tek njerëzit në muajin qershor.

Në këtë fazë të vaksinës nuk dihet nëse do të ketë sukses, por nëse po kjo mund të miratohet për përdorim vetëm vitin e ardhshëm, shkruan Buisnessinsider.

Vaksinat orale janë një opsion që vlerësohet për vaksinat “e gjeneratës së dytë“, të cilat janë krijuar për të qenë më të shkallëzueshme, më të lehta për t’u administruar dhe më të thjeshta për t’u shpërndarë.

Oravax është ndërmarrje e përbashkët nga dy firma: kompania izraelito-amerikane Oramed dhe kompania indiane Premas Biotech.

Një vaksinë orale mund t’i mundësojë njerëzve që të marrin vaksinën vetë në shtëpi. Vaksina mund të transportohet në një frigorifer normal dhe të ruhet në temperaturën e dhomës, duke e bërë më të lehtë logjistikisht ta marrësh atë kudo në botë”, tha Kreu i Kompanisë, Nadav Kidron.