Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Nacionalist dhe i paaftë”, Partizani i përgjigjet serbit që sulmoi trajnerin

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Nacionalist dhe i paaftë”, Partizani i përgjigjet serbit që sulmoi trajnerin

Pas largimit nga roli i zëvendëstrajnerit tek klubi i Partizanit, serbi Marko Jovanoviç ka sulmuar keq trajnerin Skënder Gega. Ai e ka cilësuar si nacionalist dhe se ai nuk e ka mendjen tek klubi por thjesht ka afruar lojtarët e tij. Në një prononcim për “Telesport” 39-vjeçari që më parë ka punuar edhe tek Kukësi e Luftëtari, ka gjetur rastin të shfryjë ndaj trajnerit pasi u cilësua si i paaftë.

Por nuk ka vonuar dhe ka ardhur përgjigja zyrtare nga klubi i Partizanit të cilët shprehen se ky nuk ishte një vendim personal i trajnerit, por ka qenë i përbashkët i drejtuesve dhe trajnerit. Partizani hedh poshtë akuzat duke i cilësuar ato si të pavërteta.

REAGIMI I PARTIZANIT:

Klubi sqaron në lidhje me deklaratat e dhëna nga ish pjestari i stafit teknik Marko Jovanoviç. Klubi bën të ditur se largimi i zotit Jovanoviç nga detyra video analistit, ishte një vendim i përbashkët i drejtuesve dhe trajnerit Gega. Klubi e falënderoi publikisht zotin Jovanoviç për punën gjatë qëndrimit 6 mujor si pjesë e stafit teknik të ekipit.

Por, klubi shpreh zhgënjim dhe indinjatë për deklaratat e nxituara, jo korrekte dhe jo profesionale të zotit Jovanoviç dhe i hedh poshtë ato, si të dyshimta dhe të pavërteta.

Me këtë rast, klubi konfirmon se trajneri Skënder Gega gëzon besimin e plotë të drejtuesve dhe të ekipit. Klubi e inkurajon trajnerin Gega të vazhdojë punën e nisur në zbatim të projektit për rikthimin e Partizanit në nivelet e kërkuara nga dashamirësit e tij të shumtë dhe arritjen e objektivave të vëna nga Klubi.

Intervista e plotë e dhënë për ‘Telesport’:

Marko, keni pak ditë që jeni larguar nga Partizani. Çfarë mund të thoni për klubin?

Partizani është klubi im. Kam një dashuri të madhe për “demat” dhe të gjithë njerëzit që punojnë aty, nga presidenti Gaz Demi, drejtori Olsi Rama, lojtarët dhe të gjithë strukturat e tjera. Gjej rastin që t’i falenderoj të gjithë për bashkëpunimin që kishim. Unë u largova, por pavarësisht kësaj mbetemi miq me njëri-tjetrin.

Kush ishte shkaku që u larguat nga “demat”?

Nuk më pëlqen që të dal me një qëndrim të keq në publik për klubin e Partizanit, por jam i detyruar që ta bëj. Nuk kam dashur kurrë që të flas keq për një person në publik, por do të flas për klubin që dua, i cili nuk është në drejtimin e duhur. Duhet kohë për të rikthyer titullin e munguar dhe shumë punë dhe njohuri. Tani, klubi nuk është në drejtimin e duhur me këtë trajner. Ai ishte arsyeja e largimit tim dhe e gjitha kjo për shkak të nacionalitetit tim dhe urrejtjes që kishte ndaj meje.

Akuza të forta…

Do më duhet të zhgënjej fansat, por më duhet të them se klubi është shumë larg titullit. Atje ka lojtarë me kualitet dhe mund të besohet te këta lojtarë, por është e pamundur që një grup i vogël të përballojë të gjitha ndeshjet. Gjatë sezonit do të përballesh me dëmtime dhe kartonë, prandaj të duhet një stol i fortë. Lojtarët që ka afruar Gega nuk kanë kualitet për Partizanin, por janë marrë për të tjera arsye. Prindërit e futbollistëve vinin në hotel dhe ne të gjithë e dimë se çfarë lojtarësh ka marrë, pse dhe në ç’bazë kriteresh ai i ka marrë.

Si ishte takimi i parë me Gegën?

Në takimin e parë, ai më tha se nuk ishte nacionalist, por solli asistentin e tij dhe nuk pa aspak cilësinë time. Ai nuk foli me mua, por më tha se nuk kam eksperiencë edhe pse unë kam shumë eksperiencë. E respektoj shumë karrierën e tij si lojtar, por si trajner është diçka tjetër. Në momentin që ai erdhi, nuk pyeti për opinionin që kisha për skuadrën, nuk ishte i interesuar.

A ka ndonjë siutatë tjetër që kishit përplasje?

Ai më ndaloi që të shkoja te zyra e presidentit që të kuptoja se çfarë po ndodhte dhe çfarë po bënte ai (Gega). Ai më ndaloi që të miqësohesha me futbollistët. Kisha një situatë në fazën përgatitore që të ulesha në një tryezë me 10 lojtarë përballë meje, të flisja dhe të miqësoheshim dhe ai më tha që duhet të largohesha dhe të lija vetëm lojtarët.

Gega ndaloi Asanin, Sulejmanin, Ramadanin dhe ndonjë tjetër që të flisnin me mua në gjuhën sllave, si të komunikoja unë me to, kur ata nuk flasin anglisht dhe shqipja ime është e dobët?

Ju mendoni se gjithçka ka qenë e planifikuar?

Lojtarët më kanë thënë se ai po priste gabimin tim që të më largonte. Nuk e prisja, pasi sjellja ime ka qenë profesionale nga dita e parë e deri te dita e fundit. Ai tallej me mua sa herë i jepej rasti dhe nuk më respektonte. Kam përjetuar situata të çuditshme, për shembull, unë shkoja me Coradon (Sakonen, përgatitësi atletik) përpara stërvitjes që të organizoja fushën e stërvitjes dhe pas stërvitjes. Për mua kishte vendosur që të kthehesha në autobus me lojtarët, ndërsa për anëtarët e tjerë të stafit teknik nuk ishte ky rregull.

Ju keni trajnuar dhe Çanin në mënyrë individuale. A keni ndonjë koment?

Me Çanin u dërgova për të punuar në 11:00, në temperaturat më të larta dhe më pas duhet të isha në Pezë me ekipin e parë. Pse kjo stërvitje nuk u vendos para ose pas stërvitjes së ekipit të parë dhe nuk do të humbja gjysmën e ditës duke udhëtuar në Pezë.

A jeni takuar me zëvendëstrajnerin e ri?

Kur më takoi me Tanin, ai i tha njerëzve se Olsi e solli atë. Kur u ulëm për një darkë, të gjithë i thanë atij që të bënte një CV dhe t’i tregonin Olsit se ku kishte punuar. Kam dëgjuar shumë gënjeshtra prej tij se si drejtuesit kanë vendosur të largonin lojtarët, ndërkohë që ishte vendimi i tij. Ai i tha lojtarëve në stërvitje se klubi kishte vendosur të më pushonte mua, por në fakt më largoi ai.

A është thjesht inat personal, apo ju po e akuzoni Gegën për mungesë profesionalizmi?

Ai është një psikolog, mësues dhe njeri i keq. Ai do të hedh poshtë talentin e Bardhit, Asanit së bashku me Malën dhe Hebajn që janë lojtarët më premtues të Shqipërisë. Ai humbi ritmin e ndeshjes, përgatitjet para takimit dhe zëvendësimet sollën eliminimin nga Maribori, ne mund të bënim më shumë kundër Mariborit.

Mbylli lojtarët për 6 ditë në hotel dhe ata nuk mund të dilnin nga “qelia”, kjo ishte më e rëndësishme për të se sa stërvitja. Ai nuk ka bërë asnjë taktikë, kur nuk ka aksione si mund të fitosh titullin?

Ju po thoni që nuk mendonte për ekipin?

Në mbrëmje, dëgjonim më shumë mundësinë e një biznesi Amerikë-Shqipëri, në vend që të përqëndrohej te skuadra. Çdo drekë apo darkë ishte gjysmë ore me vonesë, ndonjëherë nuk vinte fare në stërvitje. Bënte gjëra amatore, vinte me telefon në stërvitje dhe shihte postimet në rrjetet sociale, kur mund të stimulonte dhe të takonte lojtarët. Nuk besoj se ka më shumë t’u thënë, por besoj se kaq është e mjaftueshme për të mos besuar më te ai. Së shpejti do ta shohim dhe punën e tij. Doja thjesht të tregohesha i drejtë me presidentin dhe tifozët, për të cilët kam shumë respekt dhe meritojnë fitimin e titullit. Përjetë me ty Partizon!

Tags: “Nacionalist dhe i paaftë”partizanipergjigjetserbitSulmoitrajnerin

TË LIDHURA

Grumbullimi i Shqipërisë për ndeshjet e qershorit/ Asllani, i fundit që merr avionin
Sport

Grumbullimi i Shqipërisë për ndeshjet e qershorit/ Asllani, i fundit që merr avionin

22:16 | 22/05/2025
Merkatoja “e ngrirë”, tregu i huaj në fokus për Partizanin
Sport

Merkatoja “e ngrirë”, tregu i huaj në fokus për Partizanin

20:52 | 22/05/2025
Modriç largohet nga Real Madrid
Sport

Modriç largohet nga Real Madrid

20:17 | 22/05/2025
Next Post
Rusët po stërvitin fëmijët serbë për luftë

Rusët po stërvitin fëmijët serbë për luftë

“Kriminelët kërkojnë ‘kokat’ e futbollistëve, ti merresh me shqiponjën paqësore”

Zviceranët nuk i duan më shqiptarët, edhe sikur të vij Ronaldo...

Turqia bën aleancë me ‘armikun’ e SHBA-ve

Turqia bën aleancë me ‘armikun’ e SHBA-ve

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

Aktori Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja para drejtësisë
Showbizz

Aktori Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja para drejtësisë

by mirseda
12:23 | 23/05/2025
0

Belina Pupa, emër i njohur në rrjetet sociale dhe media si promovuese e mirëqenies mendore, është vënë...

Ishi i Eglit ‘tallet’ me Gjestin? Veprimi ‘ndez’ rrjetin me kritika të forta

Ishi i Eglit ‘tallet’ me Gjestin? Veprimi ‘ndez’ rrjetin me kritika të forta

11:36 | 23/05/2025
Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari

Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari

11:29 | 23/05/2025
Rizarta dhe Shkëlzeni në një lidhje? Dy ish-banorët e BBV 4 reagojnë për herë të parë

Rizarta dhe Shkëlzeni në një lidhje? Dy ish-banorët e BBV 4 reagojnë për herë të parë

11:01 | 23/05/2025
‘Zara u bë luksoze’, Emina Çunmulaj qan hallin e rritjes së çmimeve

‘Zara u bë luksoze’, Emina Çunmulaj qan hallin e rritjes së çmimeve

10:46 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com