E mërkurë, 28 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

Na trego kush ta ka futur? Tahiri nxjerr emrin dhe ka një mesazh për të

Update/Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar lidhur më sulmet që janë bërë në drejtim të tij ditët e fundit. Gazetari Arian Çani, e ka pyetur se pak a shumë të tregojë se kush është personi që ia ka “futur” dhe situata ka ardhur deri në këtë pikë.

Nga ana e tij, ish-ministri është shprehur se ai ka zgjedhur të përballet me drejtësinë dhe nuk dëshiron që të fshihet.
“Unë jam i hapur dhe nuk kam frikë. Do t’i shkoj deri në fund të vërtetës. Unë e bej gjumin të qetë. Nuk jam si Ilir Meta që fle me një sy hapur”.
T’i ç’pate që e the të vërtetën për makinën?
Nuk ka lidhje, e vërteta nuk është larg, Unë jam i detyruar të ndjek rrugën ligjore. Unë dua t’i shkoj deri në fund. Ka nga ata që janë fshehur. Këtu e kam fjalën për Saliun, kujtoj Bashëm që i iku përgjegjësisë duke shpikur raporte sikur ishte sëmurë. Unë kam heshtur sepse do përballëm me drejtësinë dhe gjyqin moral të tyre s’kam për ta falur. 

Do e hash nga Rama? Habit ish-ministri Tahiri me përgjigjen

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte ftuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë”. Ish-ministri dhe deputeti i pavarur pritet të flasë rreth aktualitetit të ditës. Ai i është rikthehet politikës pas 6 muajsh.

I pyetur lidhur me deklaratë e tij kur tha se: “As më mbron njeri dhe as dua njeri të më mbrojë. Për mua ka vlerë e vërteta dhe askush nuk mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi. Nuk e besoj që do ketë dhe bir nëne dhe bir k… që do të më pengojë”, dhe se ishte e njëjta shprehje që është përdoruar nga Rama, ish-ministri është shprehur:

“Më shumë sesa ta veshim këtë me mister, janë dy shprehje që i kam përdorur për të shprehur përpjekjen time. Ato ishin që të shpreh më mirë veten time në atë që dua të them. Aq më tepër që nuk ka lidhje me shantazhin. Unë nuk e kam në natyrë që të kërcënoj njeri. Kjo nuk ka lidhje me zgjedhjen e shprehjeve të tij”.

Ti nuk e mbaje mënd që të shprehje e ka thënë Edi Rama?

E kuptova më vonë që ishte e njëjta gjë, sepse në të vërtetë nuk ishte e njëjta gjë. Se kuptoj pse po  merrini kaq gjatë më këtë histori.

Unë nuk është se të besoj?

Më vjen shumë keq.

Ai ,kishte thënë mbremë se: “Për batutën s’kam koment që unë të kopjohem nga ata që janë rritur nën hijen time, ndodh shpesh, s’është problem. Ai nuk eshte pjese e grupit parlamentar te PS, është i lirë të bëjë të gjitha batutat që dëshiron, ajo që mund të them unë është që një pjesë e atyre që komentojnë jetën tonë politike duan të bindin të tjerët atë që besojnë vetë lidhur me mua, si funksionoj unë, është një gjë që mua më bën për të qeshur që Saimir Tahiri më ben mua presion, është thjesht dhe vetëm për të qeshur.

S’besoj se ka në këtë histori lidhje fjala presion me mua personalisht, me ne, dhe me vetë atë. Unë e di mirë se si funksionon, s’është absolutisht njeriu që përdor metoda të cilat ata që i përdorin i komentojnë, Saliu e bën, e mendon, ka pasur në jetën e vet mesazhe të koduara. Për mua jo se unë e kam idene se kush janë burrat dhe birat në këtë rast.

Po flasim për gjithë atë propagandë dhe shtrembërim që i bëhet gjithë këtij rasti, unë s’jam avokati i Tahirit, s’është puna ime ta bëj, sa i takon mua më vjen për të qeshur” – u shpreh Edi Rama në emisionin Real Story. 

Tahiri nga studio u përgjigj: Unë besoj se është interpretuar disa jashtë kontekstit. Unë kam punuar për të, unë nuk do ta përdorja si shprehje dhe ai e përdori. Nga puna që kemi bërë me te jemi bërë edhe pionierë.

Do e hash nga Rama?

Nuk e besoj, nuk është e mundur. Një kryeministër nuk mund t’ia fusë kujdo. Nuk mund të ndodhë kjo. Është e tepërt të ndodhë kjo histori. TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...