E hënë, 2 Gusht, 2021
25.5 C
Tirana

Ekskluzive/Skandali i GULF; Si nisi skema e mashtrimit që në 2013

BARDHI QUKU/TIRANA TODAY

Kompanitë e tregtimit të naftës në Shqipëri po rezultojnë një skemë e mirëfilltë piramidale duke mashtruar qytetarët me shitjen e tollonave. Një ndër to është edhe Gulf e cila falimentoi duke krijuar një amulli në pikat e tregtimit të saj pasi kompanitë si Sun Petroleum Albania shpk (e cila bën tregtimin me pakicë të naftës) dhe Sun Petroleum Albania Trading (e shumicës) kanë ndërprerë furnizimin e saj.Të dyja këto kompani të lidhura me Gulf-in janë kompani offshore dhe si të tilla është e pamundur të identifikohen aksionerët.Sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga Tirana Today aksioner zyrtar është “Universal Energy Group”, me seli në Delaware të SHBA-ve, një zonë e njohur për krijimin e kompanive fantazmë.Si nisi skema

Megjithatë, duhet të shohim sesi këto kompani ndërtuan skemën e tyre piramidale të tregimit të naftës në pikat e Gulf-it të cilat tani janë pothuajse të mbyllura në gjithë Shqipërinë.

Data e themelimit të kompanive “Sun Albania Trading” dhe “Sun Albania shpk” është bërë në 10 shtator të vitit 2013, që përkon edhe me ardhjen e kryeministrit Rama në pushtet. Ndërsa inaugurimi i hapjes së pikave të tregimit Gulf është bërë nga presidenti i vendit, atëherë kryetar i Kuvend Ilir Meta. Ndërsa ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri e cilësonte Gulfin një kompani serioze në tregun e tregtimit të naftës në vend, por që në të vërtetë rezultoi një piramidë duke mashtruar qytetatarët e thjeshtë.

Gjeorgjiani Irakli Svanidze

Ajo që bie në sy në ndërtimin e këtyre firmave fantazmë që kishin nën mbikëqyrje kompaninë e tregtimit të naftës, Gulf, është kapitali fillestar me të cilin nisin investimin që është vetëm 40 milionë lekë të vjetra që maksimumi me këto para mund të blesh një hyrje 1+1 në periferi të Tiranës. Ndërsa kompania Gulf hapi pika në të gjitha rrethet e vendit, duke marrë vendet e tregtimit me qira, të cilat i ka lënë ende të papaguara si dhe zhvilloi një fushatë marketingu të jashtëzakonshme në televizionet kryesore të vendit.Administratori i fundit i saj ishte gjeorgjiani Irakli Svanizde i cili dha dorëheqjen dy ditë më parë duke dorëzuar kërkesën e largimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit.Arsyet e dorëheqjes cilësohen si personale. Ndërkohë që pas kishte lënë një skemë të tërë piramidale duke iu lënë në dorë qytetarëve të ndryshëm tollonat, të cilat janë disa letra pa asnjë vlerë.Gjeorgjiani Irakli Svanidze kishte marrë detyrën e administratorit në 14 dhjetor të vitit të kaluar me afat deri në 14 dhjetor të këtij viti. Caktimi i këtij administatori është bërë nga kompania pronare e kompanive të lartpërmendura, Universal Energy Group Llc, me përfaqësues ligjor David Okrotsovidze. Universal Energy Group Llc zotëron 100 për qind të kapitalit të shoqërisë Sun Petrolium Albania Trading.Ajo që konstatohet nga ky vendim është shkarkimi i shoqërisë audituese Albanian Audit Partners duke shmangur kështu mundësinë e kontrollit dhe auditimit të shkeljeve të kësaj kompanie e cila rezulton offshore.

Skema e funksionimit

Skema e funksionimit në mënyrë krejt fantazmë nis që në vitin 2013 me aplikimin për regjistrimin e këtyre kompanive në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Aty paraqiten 6 administratorë të këtyre kompanive, veçanërisht të “Sun Albania Trading”, ku shumica prej tyre janë izraelitë, gjeorgjianë, turq dhe një anglez.“Sun Albania Trading” e ka nisur me 6 administratorë dhe përfundoi me një të vetëm si Irakli Sevandze duke kryer ndryshime drastike të herëpashershme në strukturën e saj.

Kështu administratorët Kelvin William Aldus (shtetas anglez), Oded Shachnai (izraelit), Mikheil Biniashvili shtetas gjeorgjian, Guram Gogeshvili (izraelit, lindur në Gjeorgji) dhe Dory Grossman po shtetas izraelit, (duke shtuar edhe anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës, Ibrahim Aktoz) kanë nënshkruar vendimin për administrimin e shoqërisë “Sun Albania Trading”, e cila furnizohet pikat e tregtimit të naftës Gulf, naftë e cila vinte nga pika e përpunimit të naftës Armo, edhe pse vetë kompania “Sun Albania Trading” shkruan se kishte objektivitet të aktivitetit nxjerrjen, shfrytëzimin dhe përpunimin e naftës.

Procedura te noteri i arrestuarTë gjitha procedurat noteriale dhe nënshkrimet të 6 administratorët i kanë kryer pranë noterit Julian Zhelegu i cili sipas ligjit nuk duhet të ushtronte këtë funksion pasi ishte arrestuar në vitin 2002, për shkak të futjes së mallrave kontrabandë.Megjithatë, ai vijoi të ushtronte aktivitetin e tij duke gjetur edhe klientë të tillë që ndërtuan kompani fantazmë, derisa në shkurt të këtij viti Zhelegu u arrestua me akuzën se ka  kryer aktet noteriale nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, duke kaluar në pronësi të biznesmenit Idlir Karkini “Poligonin e Qitjes së Ushtrisë” në Spille. Ai jo më kot njihet si noteri i vipave; biznesmenëve dhe politikanëve që kanë grabitur prona në bregdet.Të 6 administratorët kanë kryer ndryshime të vazhdueshme në Qendrën Kombëtare të Biznesit duke ndryshuar të dhënat e tyre sa i përket vetë statusit të tyre por edhe anëtarëve të këshillit mbikëqyrës, ku vit pas viti anëtarët e këtij këshilli dhe administratorët largohen njëri pas tjetrit deri në dhjetorin e vitit të kaluar kur kompania kaloi me një administrator të vetëm si Irakli Svanidze.Kompania lëvizte administratorët por ndryshonte edhe emrin e rrugës dhe vendndodhjen e saj, duke ndryshuar nga “Rruga Ibrahim Rugova” , nr. 5, Sky Tower 13/4, 1000 në Rruga Lord Bajron, Nr. 15/2.

Lexo edhe :   U kap duke puthur sekretaren/ Ish-ministri britanik largohet nga shtëpia
Lexo edhe :   U kap duke puthur sekretaren/ Ish-ministri britanik largohet nga shtëpia

Ndërkohë që administratorët largoheshin njëri pas tjetrit, Gulf vijonte shitjen e naftës dhe reklamonte në media produktin e saj. Ndërsa realizonte edhe shorte të ndryshëm në televizionet e vendit ku qytetarët fitonin tollona që nuk dihet nëse i kanë përdorur apo jo.Kriza vazhdoi të japë efektet e saj, kur muajin e fundit Gulf kishte shitur tollona edhe me 120 lekë për litër, që është 25-40% më lirë se nafta që tregtohet në pikat e tjera të pakicës (165-178 lekë/litër), duke lënë të kuptohet se falimentimi ishte i afërt. Kjo skemë piramidale ka bërë që nafta të mbarojë dhe tollonat kanë mbetur në duart e konsumatorëve.

Sipas Monitor, pikat e pakicës së Gulf është tregtuar nafta e rafinerisë ARMO, e cila ka punuar deri në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

ARMO shfrytëzohej nga kompania IRTC (edhe kjo një offshore) që prej tetorit të vitit 2016 dhe e ndërpreu aktivitetin në nëntor 2017, pasi Bankers Petroleum, që e furnizonte me naftë bruto ndërpreu marrëdhënie për shkak të mospagesave. Në momentin që ndërpreu aktivitetin, IRTC kishte rreth 30 milionë euro detyrime të papaguara, sipas burimeve zyrtare të tatimeve në një material për Komisionin e Ekonomisë.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se në vitin 2017, importet e karburanteve ranë me 21% në 400 mijë ton, ose rreth 100 mjë tonë naftë më pak se viti i mëparshëm, teksa nafta vendase zuri gati 30% të tregut.Por, pavarësisht se neni 15 i ligjit 8450 i ndryshuar, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre” sanksionon se “Në çdo stacion të shitjes se karburanteve duhet të jenë të ekspozuara, në mënyrë të dukshme dhe të qarte llojet e karburanteve që tregtojnë”, në asnjë pikë në Shqipëri nuk u bëhej e ditur konsumatorëve nëse blinin naftë vendi apo importi.

Aktualisht, burime nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial pohuan se asnjë rafineri nuk është në punë në Shqipëri dhe nafta për konsum vjen e gjitha nga importi.

Sun Petroleum ka krijuar detyrime ndaj tatimeve, ndonëse ka deklaruar se do i paguajë me këste dhe përgjithësisht ka qenë konsideruar si kompani e rregullt, ndërsa ka akumuluar dhe borxhe ndaj furnitorëve që arrijnë në miliona euro dhe nuk ka paguar as qiratë e pikave muajt e fundit.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kërkuar në datën 19 prill vendosjen e masës së sigurimit të detyrimit tatimor për kompaninë Sun Petroleum Albania, e cila tregtonte markën Gulf.Skema piramidale e kompanisë “Sun Petroleum Albania” që tregtonte përmes markës Gulf pritet të detajohet edhe më shumë në ditët në vijim si dhe çfarë veprimesh do të kryejnë organet ligjzbatuese.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...