Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Murrizi: Tallje me ish-të dënuarit politikë, dëmshpërblimet janë absurde

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Murrizi: Tallje me ish-të dënuarit politikë, dëmshpërblimet janë absurde

Kryetari i grupit Demokrat në Kuvend, Myslym Murrizi, tha se aktorët politikë janë tallur me ish-të përndjekurit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Murrizi tha se deri më tani nuk është marrë asnjë vendim për ta. Ai e ka konsideruar absurd dëmshpërblimin për ish-të përndjekurit.

“Mos i detyroni të shtyhen në radhë. Mjafton të ulni pak dozën e kilometrave me milionat llahtar të eurove. Mjafton të mos jeni kapriçozë me cilindo qytetar dhe besoj që ajo pjesë e fundit e ish-të përndjekurve politikë që është ende gjallë dhe trashëgimtarët e parë të tyre të marrin atë që nuk ua kthen lirinë por nuk i lë endacakë rrugëve.

Prej vitesh flitet në emër të antikomunizmit në këtë sallë e jashtë. Më shumë trashet gjuha për antikomunizëm sa herë vijnë zgjedhjet. Është qesharake kur partitë që kanë ardhur në këtë vend pas pluralizmit nuk iu dhanë antikomunistëve atë që prisnin, nga ai subjekt që i dhanë gjithçka pasi dolën nga prangat e diktaturës.

Është absurde që njeriu që ka dhënë gjënë më sublime, jetën të marrë dëmshpërblim sa për 8 vjet burg.

Minimalja të paktën duhet të ishte 25 vite burg dëmshpërblim. Ndarja me këste 2-3 milion të vjetra, humbja vit pas viti e jetëve të vuajtura në këto kampe, buxhet i cunguar dhe tallje me letra me vlerë, përllogaritje për t’u zbritur kapanone, reparte, t’ia zbresësh nga dëmshpërblimi duke e llogaritur me 600-800 euro metri si pallat brenda unazës.

Ata nuk morën asgjë. Dyqanet, restorantet, klubet ua falën atyre, t’i gëzojnë ata që i kanë. Kush i kishte, pjesa më privilegjuar e atij regjimi. Ata që përveç rrogës merrnin dhe 1200 lekë si bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Këta që ishin nëpër burgje, rreth 80 mijë shqiptarë burra e gra ta pafajshëm gëzuan vetëm brohoritjet në shesh që u përmbys regjimi dhe do merrnin dhe një dëmshpërblim moral.

Është e vërtetë që ju në qeverisjen tuaj që s’e keni detyrim moral por shtetëror, keni dëmshpërblyer ndoshta dhe më mirë nga paraardhësit tuaj. Çfarë është e mundur të bëhet, të gëzojnë dhe të marrin ato letra e kupona që kanë në xhep. Mos i detyroni të shtyhen në radhë. Mjafton të ulni pak dozën e kilometrave me milionat llahtar të eurove.

Mjafton të mos jeni kapricozë me cilindo qytetar dhe besoj që ajo pjesë e fundit e ish-të përndjekurve politikë që është ende gjallë dhe trashëgimtarët e parë të tyre të marrin atë që nuk ua kthen lirinë por nuk i lë endacakë rrugëve. Të shihej dhe gjaku i 6 mijë shqiptarëve të pafajshëm të vrarë nën diktaturën e proletariatit”, tha ai.

Tags: Ish-të përndjekuritkuvendmyslym murrizi

TË LIDHURA

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë
Politikë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë
Politikë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt
Aktualitet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
Next Post
“Wadephul më shumë mik i Bashës se sa i imi”, Rama: S’jam xheloz

“Wadephul më shumë mik i Bashës se sa i imi”, Rama: S’jam xheloz

Ndryshimet kushtetuese/ Meta: Në kundërshtim me “Venecian”

Ndryshimet kushtetuese/ Meta: Në kundërshtim me “Venecian”

Kthimi i dy ligjeve në Kuvend/ Meta tregon arsyet

“Thërritini mendjes”/ Meta: Koalicionet të hiqen vetëm me referendum







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve
Showbizz

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

by mirseda
22:10 | 16/01/2026
0

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh...

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com