gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobetjojobetjojobet girişjojobet girişJOJOBET GİRİŞjojo giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Mungesa e vaksinës: A mund të shtyhet doza e dytë?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Mungesa e vaksinës: A mund të shtyhet doza e dytë?

Numri i njerëzve të vaksinuar po rritet ngadalë – ende nuk ka vaksinë të mjaftueshme. Ekspertët këshillojnë si të vaksinohen shumë njerëz sa më shpejt të jetë e mundur. Një ide: doza e dytë të jepet më vonë.

Disa ditë pas fillimit, diskutimet rreth fushatës së vaksinimit në Gjermani vazhdojnë. Shkencëtarët po shqyrtojnë mundësinë që, si në Britaninë e Madhe, doza e dytë e nevojshme e vaksinimit të jepet më vonë, në mënyrë që të vaksinohen sa më shumë njerëz që të jetë e mundur me rezervat e pakta.

“Meqenëse intervali midis dy vaksinimeve me shumë gjasa mund të ndryshojë brenda kufijve të gjerë dhe mbrojtja është shumë e mirë edhe pas një vaksinimi, vlen të mendohet që në rastin e sasisë së pakët të dozave të vaksinave, doza e dytë të jepet më vonë,” thotë Thomas Mertens, kryetari i Komitetit të përhershëm të vaksinimit në Institutin Robert Koch. Sidoqoftë, kjo përbën një sfidë të re për planifikimin e vaksinimit të dytë, i cili në fund të fundit duhet të kryhet.

Virologu i Bonit, Hendrik Streeck kishte bërë një deklaratë të ngjashme në tv RTL. Të dhënat tregojnë se më shumë se gjysma e të vaksinuarve janë të mbrojtur nga sëmundja e rëndë pas vaksinimit të parë. Sidoqoftë, së pari duhet të ketë një diskutim në lidhje me një qasje të tillë. “Nuk është një vendim i lehtë, por do të ishte një mënyrë për të vaksinuar më shumë njerëz shpejt.”

Dymbëdhjetë javë në vend të tre javëve

Të mërkurën, Britania e Madhe dha një leje emergjente për vaksinën e kompanisë farmaceutike britanike-suedeze AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, vaksina e dytë pas asaj të Biontech/Pfizer. Në të njëjtën kohë, komisioni rekomandoi që sa më shumë njerëzve që të jetë e mundur t’u jepet vetëm doza e parë e vaksinës për të dyja vaksinat. Doza e dytë duhet të injektohet brenda dymbëdhjetë javësh në vend të dy deri në katër javë, siç qe planifikuar fillimisht.

Shumë ekspertë të Britanisë së Madhe e mirëpritën vendimin si një qasje të arsyeshme për përballimin e mungesës së vaksinës. Sidoqoftë, ata theksuan edhe se efektiviteti është më i vogël pas dozës së parë dhe duhet të vërehet nëse strategjia funksionon vërtet.

Peter Kremsner, Drejtor i Institutit për Mjekësi Tropikale në Universitetin Eberhard Karls në Tybingen, mendon se qasja britanike thelbësisht është shumë e arsyeshme. “Nëse efekti i vaksinimit të parë nuk zvogëlohet shpejt me kalimin e kohës, vaksinimi i dytë mund të ndodhë gjithashtu më vonë, për shembull pas gjashtë muajsh. Këtë ne nuk e dimë ende. Kështu është vepruar edhe me vaksinat e tjera.”

Schäuble kundër privilegjeve për të vaksinuarit

Ndërkohë, Presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schäuble është shprehur kundër trajtimit preferencial për njerëzit që janë vaksinuar kundër koronavirusit. “Trajtimi preferencial për njerëzit e vaksinuar mbart rrezikun e ndarjes së shoqërisë,” i tha politikani i CDU gazetës “Neue Osnabrücker Zeitung”.

Schäuble tha se nuk duhet të futet”asnjë pykë” midis atyre që janë vaksinuar tashmë dhe atyre që nuk janë vaksinuar. Ritmi i zhvillimit të vaksinave është “absolutisht mbresëlënës”. Kështu që ka shpresë që prodhimi të bëhet edhe më shpejt sesa pritej. Anëtarët e qeverisë federale si Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn dhe Ministri i Brendshëm Horst Seehofer kishin bërë tashmë deklarata të ngjashme.

Aktualisht është e paqartë në çfarë mase mbron një vaksinim kundër Coronas me vaksinën e vetme të lejuar deri tani në Gjermani të Biontech-ut nga infektimi i njerëzve të tjerë, kur vetë je bërë imun ndaj virusit./DW/

Tags: COVID-19doza e dytevaksina anti-covid

TË LIDHURA

Akuzat për lidhje me shërbimet jugosllave, Kos raporton më 20 prill
Bota

Akuzat për lidhje me shërbimet jugosllave, Kos raporton më 20 prill

18:46 | 25/03/2026
Sulmet izraelite në Liban, IDF: Kemi vrarë 700 anëtarë të Hezbollahut
Bota

Sulmet izraelite në Liban, IDF: Kemi vrarë 700 anëtarë të Hezbollahut

17:31 | 25/03/2026
Tensionet me Kievin, Orban: Hungaria do të ndalojë furnizimin me gaz për Ukrainën
Bota

Tensionet me Kievin, Orban: Hungaria do të ndalojë furnizimin me gaz për Ukrainën

17:17 | 25/03/2026
Next Post
Basha me studentët: Ndryshimi, domosdoshmëri kombëtare më 25 prill

Vaksina, Basha-Ramës: Je i dështuar, vendet e tjera kanë nisur vaksinimin

Viti ri nis me tërmete në Kroaci/ 10 paslëkundje në orët e para të 2021-it

Viti ri nis me tërmete në Kroaci/ 10 paslëkundje në orët e para të 2021-it

Ministri maqedonas i shëndetësisë: Këtë vit do t’i japim fund pandemisë

Ministri maqedonas i shëndetësisë: Këtë vit do t’i japim fund pandemisë







JU REKOMANDOJMË

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Akuzat për lidhje me shërbimet jugosllave, Kos raporton më 20 prill
Bota

Akuzat për lidhje me shërbimet jugosllave, Kos raporton më 20 prill

by mirseda
18:46 | 25/03/2026
0

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në fund të muajit të ardhshëm do të përballet me pyetjet...

82-vjeçari i humbur gjendet i pajetë në Klos, dyshohet rënie nga shkëmb

82-vjeçari i humbur gjendet i pajetë në Klos, dyshohet rënie nga shkëmb

18:22 | 25/03/2026
SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj gjyqtares Irena Gjoka

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj gjyqtares Irena Gjoka

18:10 | 25/03/2026
E Ngarkuara e SHBA në Delvinë: Trump nxit rritjen e prodhimit energjetik

E Ngarkuara e SHBA në Delvinë: Trump nxit rritjen e prodhimit energjetik

17:51 | 25/03/2026
Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë për presidentin

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë për presidentin

17:48 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com