Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A mund t’i lihet në dorë Ramës zgjedhja e kryeprokurorit në kulmin e skandalit Tahiri?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Nga Andi Bushati/Skadimi i mandatit të Adriatik Llallës duket se ka ndezur një përplasje të re në vend. Nga njëra anë janë socialistët që numërojnë ditët me gishtat e dorës, për të hequr qafe sa më parë, një njeri të vendosur me votat e dyshes Berisha- Meta. Megjithëse gjatë ushtrimit të mandatit të tij ai nuk i ka futur asnjë gjemb në këmbë Rilindjes, përpos disa deklaratave, që më shumë kanë krijuar tym sesa kanë dhënë efekte, PS po e pret me padurim çlirimin e prokurorisë nga ai që e ka etiketuar si kundërshtar dhe vendosjen atje të një njeriu të saj.

Në anën tjetër është opozita që ka ngritur alarmin se socialistët po shfrytëzojnë vakuumin ligjor (Kushtetuta e parashikon që kryeprokurori i ri t’i propozohet kuvendit nga Këshilli i lartë i prokurorisë që nuk është ngritur ende) për të vendosur të zgjedhurin e tyre në këto kohë të nxehta për prokurorinë.

Pikërisht në mes të këtij debati janë futur si pykë edhe specialistët ligjorë të OPDAT – Euralius që kanë bërë një propozim kontrovers. Sipas tyre Adriatik Llallës nuk mund t’i zgjatet mandati përtej fillim dhjetorit. Kryeprokurori i ri nuk mund të zgjidhet, sepse organet e parashikuara nga reforma në drejtësi, nuk janë gati ende. Prandaj ata sugjerojnë zgjedhjen e një prokurori kalimtar (siç e parasheh ligji për prokurorinë). Por, ajo që bën më çudi në propozimin e tyre është se parlamenti këtë kryeprokuror mund ta zgjedhë me shumicë të thjeshtë: Pra vetëm me votat e Edi Ramës.

Dhe këtu turbullira është e madhe. A mund t’i lihet në dorë Ramës zgjedhja e kryeprokurorit në kulmin e skandalit Tahiri? A mund t’i varen atij mëlçitë në qafë kur në rrejtën e hetimeve mund të bien edhe uqër të majmë në Durrës apo Elbasan?

Pra pyetja që shtrohet është e thjeshtë: në këtë periudhë konfuze a mund të vendoset në krye të organit të akuzës një njeri i kryeministrit?

Ata që duan të paqëtojnë ujërat thonë se koha e tij në detyrë do të jetë e limituar (sa të zgjidhet këshilli i lartë i Prokurorisë) dhe për pasojë efekti i tij nuk do të ndihet shumë. Por, për këtë askush nuk jep garanci. Sepse siç është shtyrë deri tani ngritja e organeve të reja mund të degdiset për në kalendat greke, apo aq sa kohë t’i duhet mazhorancës për të zgjidhur hallet e saj.

Ka dhe një pretendim të dytë që tenton të qetësojë gjakrat. Sipas tij, reforma në drejtësi, tashmë në fuqi, i ka reduktuar ndjeshëm influencat e Prokurorit të përgjithshëm, dhe çdo vartës i tij me integritet mund të vazhdojë hetimin e dosjeve të nxehta pa pyetur për shefin që ka mbi kkokë dhe pa i dhënë llogari atij.

Atëherë, relativizojnë mbrojtësit e këtij pretendimi, nuk ka kuptim gjithë kjo zhurmë e madhe se kush po e kap prokurorinë.

Por paradoksalisht, ky argument, ngërthen mbi vete edhe të kundërtin e tij. Po atëherë, kur qenka kaq e parëndësishme pse u dashka zgjedhur kryeprokurori kalimtar (I përkohshëm) vetëm me votat e PS?

Po të shikosh se si e parasheh kushtetuta zgjedhjen e kreut të organit të ri të akuzës (Pas tre propozimeve që bën Këshilli i lartë i Prokurorisë i pa ngritur ende) ai kërkon 3/5 e votave të kuvendit. Madje madje, si garanci politike u vendos një dispozitë kalimtare që herën e parë ai të zgjidhej me 2/3 votave.

Pra, nëse në këtë moment jemi në një ngërç ligjor, nëse mekanizmi i plotë i paraparë nga reforma në drejtësi nuk është vënë ende në punë, përse mos zgjidhej edhe pasardhësi kalimtar i LLallës me një votim konsensual, ashtu sikurse parasheh fryma e kushtetutës?

Nëse vërtet donin të tregoheshin dashamirës me Ramën specialistët e EURALIUS – OPDAT-it mund të kishin propozuar këtë rrugë. Së pari ata do ta zhvishnin kryeministrin nga akuzat se po kap prokurorinë. Së dyti nëse njerëzit e tij dalin të pafajshëm nga hetime ku janë përfshirë, Rama do të lehtësohej edhe nga hamendësimet se i ka mbyllur në mënyrë okulte këto çështje.

Dhe të gjithëve juristët ndërkombëtarë do të na shmangnin debatin e kotë se kush po e rëmben vendin bosh të Llallës.  (Lapsi.al) 

Tags: dorëkryeprokuroritkulminLihetmundRamësskandaliTahirizgjedhja

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Shkëlqen Hazard, azerët pësojnë dy gola dhe ndëshkohen me karton të kuq (Video)

Shkëlqen Hazard, azerët pësojnë dy gola dhe ndëshkohen me karton të kuq (Video)

Arbjan Mazniku shoqëron djalin e Geroge Soros në Tiranë

Arbjan Mazniku shoqëron djalin e Geroge Soros në Tiranë

Daniel Serwer: Gjykata Speciale mund të akuzojë Haradinajn dhe Thaçin

Daniel Serwer: Gjykata Speciale mund të akuzojë Haradinajn dhe Thaçin







JU REKOMANDOJMË

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

“Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, ndërhyn policia për t’i larguar, u heq çadrat
Kryesore

“Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, ndërhyn policia për t’i larguar, u heq çadrat

by mirseda
18:50 | 12/12/2025
0

Policia ka ndërhyrë sërish në protestën e Adriatik Lapaj. Në protestën e organizuar para Kryeministrisë, kreu i...

Aferat e Ballukut — GJK zbardh vendimin për ankimimin e Qeverisë; bëhet publik votimi i gjyqtarëve

Aferat e Ballukut — GJK zbardh vendimin për ankimimin e Qeverisë; bëhet publik votimi i gjyqtarëve

18:48 | 12/12/2025
Berisha në Elbasan: Sulmi ndaj opozitës ishte vendim i Ramës, Soros dhe mafies ndërkombëtare

Berisha në Elbasan: Sulmi ndaj opozitës ishte vendim i Ramës, Soros dhe mafies ndërkombëtare

18:15 | 12/12/2025
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

Aksident rrugor në Lezhë, automjeti përplaset me motoçikletën, plagosen 2 persona

18:06 | 12/12/2025
Rrëzohet avioni sportiv në Liqenin e Mavrovës, lëndohen dy shtetas të Kosovës

Rrëzohet avioni sportiv në Liqenin e Mavrovës, lëndohen dy shtetas të Kosovës

17:52 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com