Stil

“M’u bë havale kjo puna e burrit”, Mira Kazhani rrëfen jetën si një beqare (VIDEO)


               Publikuar në : 20:51 - 22/10/19 M. S

Gazetarja e njohur Mira Kazhani dhe motra e saj më e vogël Besa, ishin sot të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Moderatorja e emisionit e ngacmoi Mirën në lidhje me ndonjë romancë të mundshme. Kjo e fundit u shpreh se i është bërë havale puna e burrit.

“Nuk ka kërkesa”, tha me humor gazetarja.

E pyetur nga Bieta nëse e ka penguar të njihet me dikë angazhimi intensiv në punë, Mira nuk e konsideroi këtë si shkak kryesor. Teksa ndihet rehat nën statusin e një beqareje, ajo thotë se paksa e ka edhe fajin vetë, pse nuk ka ndryshime në jetën e saj.

“Unë them që duhet të bëjë disa kombinime universi…mbase edhe vet e kam pak fajin, një lloj pasioni e kam patur për gazetarinë.

Sa më shumë distancohesh, zvogëlohen mundësitë që të njohësh njerëz të rinj. Ti e di Bieta që të gjithë ne që jetojmë në botën e medias, vetvetiu krijojmë një lloj mikrobote, rrimë shumë në rrethin tonë dhe nuk është se ke shumë mundësi kontaktesh. Megjithatë është pak përgjithësisht problem gazetarësh ky…”, tha më tej ajo.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT