Loredana ishte e para që foli për ndarjen, duke e deklaruar veten nënë beqare. Ndërsa Mozzik nuk ka folur asnjëherë në lidhje me këtë çështje, por kënga e tij e lançuar së fundi flet shumë.
Nga fjalët e këngës së re, duket se Mozzik ia ka dedikuar ish-partneres së tij.
“Dhelpën dinake, e kom dit prej asaj nate. Jena lodh tu bo debate. Ti moj dhelpën dinake, dhelpën dinake. S’ka ma debate, kaq e pate. Hiqmu prej qafe”, është refreni i këngës.
Çifi Mozzik-Loredana janë vënë në qendër të vëmendjes së mediave, pas lidhjes që krijuan bashkë.
Ndonëse ata janë ndarë, vëmendja ndaj tyre është shtuar, pas mesazheve që i japin njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
https://www.youtube.com/watch?v=yvI8TnQ0kas