Aktualitet

Familja e kishte deklaruar të humbur, 18-vjeçarja: Jam në Durrës dhe shtatzënë


               Publikuar në : 18:37 - 08/11/19 M S

Në emisionin ‘Pa gjurmë’ është gjetur sot 18-vjeçarja Rozaldina Nasufi, e denoncuar nga familja si e humbur. Rozaldina është shprehur se ndodhet në Durrës, dhe është shtatzënë. Menjëherë pas lajmit, stafi i emisionit është nisur drejt Durrësit.

Prej 21 tetorit të këtij viti, Rozaldina Nasufi, një 18-vjeçare nga Shkodra, pjesë e komunitetit rom, rezulton e humbur. Rozaldina, vajza e vogël e familjes Nasufi me 8 anëtarë doli rreth orës 13:30, për të shkuar tek marketi i lagjes. Që nga ai moment ajo nuk u kthye më në banesë. Familjarët dyshojnë se vajza e tyre mund të jetë rrëmbyer për arsye trafikimi.

Po kështu familjarët thonë se 18-vjeçarja nuk dilte shpesh nga shtëpia, dhe në ato pak herë që lëvizte, ishte gjithnjë e shoqëruar prej tyre.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT