Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Motorët” e fikur të opozitës

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Motorët” e fikur të opozitës

Nga: Artur Ajazi

Data e 14 Majit nuk është larg, por edhe afër nuk duket. Por ajo ç’ka bie në sy, mbetet fakti se opozita e kryesuar nga Sali Berisha, nuk ka shkak, moral dhe arsye të ndezë “motorrët” e parafushatës elektorale. Një parti e pabashkuar, një parti e ndarë në “gardhiqe”, e cila nuk bie dakort për kryetarin, selinë, programin, statutin, emrat e kryesisë, Kuvendit Kombëtar, apo dhe linjën politike, nuk mund të jetë kurrë gati për fushata elektorale, aq më pak për fitore.

Sali Berisha, ka 6 muaj që shtyn me pahir “stinën e aksioneve opozitare”. Sikur ai ta kuptonte, se në ç’gjendje është sot Partia Demokratike, do të kishte ikur me kohë. Dhe kjo ndodh jo sepse, nuk e kupton se me një “non-grata” Partia Demokratike nuk vjen kurrë në pushtet, ashtu siç e kupton fare mirë se, e ndarë ajo forcë politike nuk nis dhe nuk bitis kurrë fushatë normale elektorale.

Nuk është viti 1992, por viti 2002, dhe koha kërkon motive dhe energji të reja në politikbërje. Ato nuk mund të vijnë nga emra dhe figura të konsumuara, që kanë harxhuar 100 per qind gjithçka kishin 32 vite më parë. Eshtë e nevojshme që Shqipëria të ketë opozitën e saj, një alternativë ndryshe nga ajo e partisë në pushtet, dhe të konkurrojë denjësisht në fushatë me njerëzit e saj.

Por tek shikon se në Partinë Demokratike, Sali Berisha ka çimentuar postin e kryetarit, dhe nuk dëgjon të largohet, tek shikon “xhaketat e grisura” të asaj force politike të kapardisen në kryesi, kuvende, degët e rretheve dhe forumet e tjera, atëhere bindesh se “motorrët” e saj nuk do të ndizen më kurrë. Politika i ka shërbyer Berishës dhe klanit të tij, si një mjet i fuqishëm pasurimi dhe abuzimi. Ai e ka kthyer partinë e tij (pasi vetëm e tij është) në forcë regresive, pa program, pa struktura aktive, pa alternativë konkurruese, duke e katandisur atë në shoqatë lokale.

Me ç’premtime dhe ç’program do ti drejtohet Berisha dhe aleatët e tij minorë shqiptarëve në fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore? Ata nuk mund tu prezantojnë qytetarëve asgjë që lidhet me të ardhmen, me zhvillimin, me investimet, me integrimin, me moralin e pastër të qeverisjes dhe politikanit. Ata e dinë fare mirë se në bazë, nuk kanë as numrin e duhur të mbështetësve, ashtu siç nuk kanë rrugëdalje tjetër, veçse të kandidojnë emra të konsumuar në të gjitha bashkitë e vendit. Edi Rama, nuk e ka menduar kurrë të “fikë motorrët” e premtimeve, investimeve dhe takimeve me qytetarët e këtij vendi, pasi e njeh mirë psikologjinë e të qeverisurit me punë dhe jo fjalë boshe. Qytetet tona, sot kanë ndryshuar 100 per qind, falë menaxhimit, investimit, angazhimit, ndërgjegjësimit, dhe kërkesës së llogarisë që vjen direkt nga kryeministri Rama për çdo problem të lindur dhe premtim të mbajtur.

Ne kemi sot një Shqipëri të ndryshuar, të rilindur, të zhvilluar, të integruar, dhe të papenguar në rrugëtimin drejt anëtarësimit të saj në BE. Kjo opozitë e përgjumur, e shfazuar, dhe e përçarë, nuk mund të pengojë fitoren e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, me një makineri të ndryshkur dhe motorrët e fikur, nga pesha e viteve dhe mëkateve që rëndojnë mbi lidershipin e saj.

Tags: BerishaMarrëveshjaMeta

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
“Shteti të tregohet transparent”, Spahiu: Mund të klonohen pasaportat, shqiptarët duhet të përgatiten për pasoja

"Do rrëzojnë qeveritë amerikane e britanike”, Spahiu ironizon marrëveshjen Berisha-Meta

“Do vr*s veten! Investova gjithçka”, zbardhen përgjimet e mashtruesve me call centera

“Do vr*s veten! Investova gjithçka”, zbardhen përgjimet e mashtruesve me call centera

Autoriteti i Konkurrencës gjobit me 19.9 milionë lekë Bankers Petroleum

Autoriteti i Konkurrencës gjobit me 19.9 milionë lekë Bankers Petroleum







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“Rrugët po shemben”/ Meta: Faji s’është i natyrës, por i korrupsionit qeveritar
Aktualitet

“Rrugët po shemben”/ Meta: Faji s’është i natyrës, por i korrupsionit qeveritar

by mirseda
20:37 | 24/02/2026
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar situatën alarmante...

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Dhjetëra viktima në Brazil nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Dhjetëra viktima në Brazil nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

19:57 | 24/02/2026
Polici i Komisariatit nr. 5 kapet me 1 milion euro në kufirin Serbi–Kosovë

Polici i Komisariatit nr. 5 kapet me 1 milion euro në kufirin Serbi–Kosovë

19:54 | 24/02/2026
“Serbia: U parandalua atentat ndaj Vuçiçit, dy të arrestuar”

“Serbia: U parandalua atentat ndaj Vuçiçit, dy të arrestuar”

19:29 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com