Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë vendin tonë gjatë gjithë ditës, duke bërë që ultësira perëndimore të dominohet nga kthjellimet. Ndërsa vranësirat e pakta do të shfaqen në zonat malore në pjesën e dytë të ditës.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim të ulët.