Shqipëria do të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik, i vendosur mbi Ballkanin Perëndimor, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta.
Orët vijuese sjellin grumbullim te vranësirave duke rrezikuar shira kolektive, më të mundshme në zonat malore veri-verilindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e vona të natës të ri-sjellin sërish kthjellimet në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 10 gradë Celsius deri në 28 gradë Celsius.