Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mosmirënjohja morale, politike e llogjike: Rasti Rama dhe vaksina europiane

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Kodi Zgjedhor, Pollo: Rama refuzoi BE-në, shqiptarët të dalin ta largojnë

Nga: Genc Pollo

“Qeveria zvicerane u tregua e gatshme të sillte ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti i 15 prillit 1979, por me shumë kortezi kjo ndihmë nuk u pranua nga qeveria shqiptare, në emër të parimit “të mbështetjes në forcat tona”.”

Pasazhi më lart është nxjerrë nga nga një material i shpërndarë për mediat muajin e shkuar me rastin e 50 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Tiranës e Bernës. Duke e lexuar më bëri përshtypje kontrasti midis “kortezisë së madhe” (imagjinoj falenderimet në një frëngjishte diplomatike të stilizuar sipër firmës së ministrit Nesti Nase) me thelbin refuzues, vetëizolues e antinjerëzor të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Regjimi enverian shihej si atipik ndër shtetet në lindje të Perdes së Hekurt. Për krahasim, dy vjet më herët, pas tërmetit shkatërrues të 4 marsit 1977 në Rumani, regjimi komunist i Çausheskut, i dyti në Europë për nga egërsia, pranoi me mirënjohje ndihma nga 55 shtete e 12 organizata.

Gjithësesi sa më lart shembullzon edhe disa parime marrëdhënies mes shteteve sovrane: secili shtet është përgjegjës për çka ndodh në territorin e tij; shtetet, bazuar në humanizmin e konsiderata të ndryshme, po të duan e po të munden i ofrojnë ndihmë një shteti tjetër në rast fatkeqësie e raste të tjera. Kjo ndihmë si rregull pranohet me falenderime; në raste atipike refuzohet me “shumë kortezi”.

Dyzet vjet mbas tërmetit në fjalë Tirana zyrtare paraqet sërish një rast atipizmi.
Në 1 janar të këtij viti shefi i qeverisë Edi Rama sulmoi me një gjuhë tejet agresive e për të dytën herë brenda pak ditëve Bashkimin Europian, i cili paskësh “hapur një hendek në mes të Europës, me vendimmarrjen absurde, të papranueshme moralisht, të pakuptueshme politikisht, dhe të pajustifikueshme logjikisht” duke bërë që Rama “të ndjehet i indinjuar si njeri, e i turpëruar si europian”.

Nuk është e qartë se cilës vendimmarje konkrete të BE-së i referohet Rama në diatribën e tij. Aktualisht në BE dëgjohen kritika sipas të cilave Komisioni Europian lipsej të kishte kontraktuar sasi më të mëdha vaksinash tek BioNTech/Pfizer, produkti i të cilit u autorizua i pari; por kjo qartazi nuk ka të bëjë as me Shqipërinë e as me psikën e kryeministrit të saj.

Tjetër vendim në këtë kontekst është ai i njoftuar nga më 28 dhjetor nga Komisioneri për Zgjerim Várhelyi me theksin e trajtimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor si “partnerë të privilegjuar”. Sipas tij BE, vë në dispozicion një paketë falas prej 70 milion Euro për të mbështetur blerjen e vaksinave e paisjeve vaksinuese. Me këto fonde Shqipëria, Mali i Zi, Kosova e me rradhë do të paguajnë vaksinat që do të ofrohen nga shtete anëtare të BE, të cilët kanë marrë dozat e tyre nga prokurimi emergjent i Komisionit Europian. Paketa 70 milionëshe është një rialokim urgjent i fondeve IPA, programit buxhetor shumëvjeçar të BE për Ballkanin.

Gjithësesi kjo është një mbështetje për përpjekjet anti-Covid të çdo vendi pasi shtetet e Ballkanit, si çdo shtet tjetër, janë sovranisht përgjegjës për shëndetin e popullsisë së tyre.

Nisem nga premisa se Rama reagoi ndaj këtij vendimi të fundit, pasi nuk ka patur gjatë muajve të fundit në Bruksel vendim tjetër që do të “justifikonte logjikisht” një reagim për vaksinën anti-covid.
Reagimi i tij është atipik pasi kudo në Ballkan politikanët e kampeve qeveritare apo opozitare e përshëndetën njoftimin e 28 dhjetorit të shkuar me falenderimet përkatëse. Ashtu siç bëri edhe Partia Demokratike.

Rama nuk jep sqarime pse e dënon moralisht, politikisht e logjikisht ndihmën e Brukselit; në fakt një mëndje logjike e ka të vështirë të gjejë motivet e tij. A mos vallë donte që paketa të ishte 700 milionë dhe gjysmën e saj t’a përfitonte Shqipëria? Apo mos dëshironte që tenderimin t’a bënte ministrja Manastirliu? Apo më mirë akoma Arben Ahmetaj? A mos ka të bëjë me transferimin gjetiu të përgjegjësisë për dështimin siç bën rëndom? Por këto janë thjesht hamendësimet e momentit: unë për to nuk e vë dorën në zjarr.

Fakti kokëfortë është që Komisioni Europian i dha Ballkanit Perëndimor një ndihmë jo të vogël në moment vështirësie. Nuk kishte detyrim ligjor për t’ia dhënë! Deshi dhe e dha. Dhe nuk kanë dhënë pak. Por edhe po qe se ndihma mund të kishte qenë më e madhe e më efektive, gjë që nuk provohet moralisht, politikisht e logjikisht, a mos lipsej të ndiqej proverbi popullor që kalit të falur mos i shih dhëmbët?

Komunistët e viteve 70 mund të pranonin apo edhe refuzonin ndihmën e huaj; por në të dy rastet ata dinin të falenderonin me shumë kortezi. Edi Rama me sa duket nuk mundet t’a bëjë këtë. Madje nuk mundet as të mbyllë gojën.

P. S. Pretendimi i paradokohshëm i Ramës se qeveria e tij ishte e para që kërkonte ndjesë publike më surprizoi e më nxiti të hulumtoja (sepse nëse e vërtetë lipsej të përshëndetej). Në një artikull para dy javësh konkludoja se ato ndjesa ishin moralisht defiçitare. Por të paktën ishin formalisht ndjesa. Në muajin e fundit të vitit të shkuar as në makthin më të keq nuk do të kisha parë kryeministrin e Republikës që ditën e parë të Vitit të Ri të gërthiste “plaç!” kur lipsej të shprehte mirënjohje. Qoftë vërtet i fundit e sa më shpejt!

Tags: edi ramaGenc Polloopinion

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Në karantinë për herë të tretë, britanikët zbrazin supermarketet (Foto-Video)

Në karantinë për herë të tretë, britanikët zbrazin supermarketet (Foto-Video)

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Zbulohet dokumenti që ngre pikëpyetje mbi vdekjen e Diego Maradonës (Foto)

“Vaksinimi me detyrim dhe marionetat e Sorosit”/ Cako paralajmëron planin e qeverisë

Meta-Rama, një marrëzi autentike shqiptare







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com