E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Zbulohet dokumenti që ngre pikëpyetje mbi vdekjen e Diego Maradonës (Foto)

Në Argjentinë është zbuluar një dokument i cili ngre edhe më shumë pyetje në lidhje me vdekjen e Diego Maradonës.

Ikona e futbollit botëror, ndërroi jetë pas një sulmi në zemër në moshën 60-vjeçare në Buenos Aires, më 25 nëntor të vitit 2020. Në fillim të atij muaji, më 2 nëntor, Maradona ishte shtruar në spitalin e La Platas dhe kreu një operacion në tru.

Sot është publikuar një dokument i klinikës Olivos për gjendjen e Maradonës, dhe përmban detaje të një takimi të 5 nëntorit mes vajzave të legjendës argjentinase, doktorit të tij Leopoldo Luque, psikiatrit të tij Dra Cosachov, drejtorit të klinikës Pablo Dimitroff dhe kujdestarit të kujdesit intensiv Fernando Villarejo.

Ky dokument, i cili tregon me hollësi gjendjen shëndetësore të Maradonës, është i rëndësishëm për hetimet që janë duke vazhduar për zbardhjen e shkaktarit kryesor të vdekjes së tij, shkruan media argjentinase, Infobae.

“Kjo pjesë e dokumentit tregon shumë qartë sa shumë po rrezikonte Maradona”, ka thënë një hetues.

“Sa për të shpjeguar: klinika u thotë doktorëve të tij personalë se trajtimi mund të jetë i rrezikshëm madje edhe me doza të kontrolluara, me mbikëqyrje, me oksigjen dhe me ndihmë ushqyese. Asnjëra prej këtyre nuk ndodheshin në shtëpinë e tij në Tigre”, shtoi ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...