Turqia dhe Greqia janë përplasur fort për zonat detare në Mesdheun Lindor, të cilat të dyja i shohin si zona ekonomike ekskluzivisht të tyre, dhe prej kësaj duhen të nxjerrin përfitime ekonomike.
‘Lufta’ me palëve u ndez pas misionit kërkimor për gaz të një anijeje turke, që kërkon për rezerva gazi në rajon, dhe që i ka gjetur ato. Për Turqinë, zonat shumë premtuese ajo thotë se do t’i shfrytëzojë e vetme.
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor.
Dy palët shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe çështjet rajonale, veçanërisht zhvillimet në Mesdheun Lindor.
Gjatë bisedës, Akar ka thënë se Turqia nuk favorizon bllokim, por zgjidhjen e problemeve përmes dialogut.
Ministri turk i Mbrojtjes ka vënë në dukje se vendi i tij është në të drejtë, i vendosur dhe se nuk do të lejojë kurrë asnjë situatë të “punës së kryer” dhe do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e saj që burojnë nga e drejta ndërkombëtare.