Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Moska nuk rresht së penguari zgjerimin e NATO-s

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Moska nuk rresht së penguari zgjerimin e NATO-s

Nga Aleksandër Roberds & Bradley Hanlon, “German Marshall Fund”/Në korrik, Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OÇRP), zbuloi se Ivan Savidi, një oligark rus me lidhje të ngushta me Kremlinin, kishte financuar në mënyrë aktive politikanët dhe protestuesit në Maqedoni, për të nxitur trazira në kuadër të referendumit të 30 shtatorit, për të ndryshuar emrin e vendit në “Maqedonia e Veriut”.

Referendumi, mund t’i japë zgjidhje një mosmarrëveshje me Greqinë mbi emrin e vendit, duke hequr pengesën kryesore për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, dhe një pengesë për pranimin e saj në Bashkimin Evropian.

Duke forcuar përpjekjet e diplomatëve rusë për të sabotuar këtë marrëveshje në Greqi, Savidi u dha së paku 300 mijë euro grupeve në Maqedoni, për të nxitur dhunë dhe kaos rreth referendumit.

Përpjekjet ruse për të minuar referendumin maqedonas – dhe përkatësisht pranimin e vendit në NATO – ndjekin një manual të mirë-përgatitur.

Kremlini ka përdorur mjete asimetrike, si dezinformimi, mbështetja e fshehtë për grupimet dhe organizatat ekstremiste politike dhe me simpati ndaj politikave ruse, dhe sulmet kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë Evropën, në përpjekjet për t’i mbajtur vendet e këtij rajoni jashtë institucioneve euroatlantike.

Qeveria ruse, ka qenë gjithmonë armiqësore ndaj zgjerimit të Aleancës së NATO-s. Në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000, Kremlini pranoi me nervozizëm anëtarësimin e shumicës së shteteve të Evropës Qendrore dhe atyre baltike në NATO. Më pas, presidenti rus Boris Jelcin shprehu shqetësimin se zgjerimi i NATO-s po e rrethonte Federatën Ruse, por mundi të bënte pak më shumë se sa protesta.

Nën regjimin e presidentit Putin, Moska ka ndërmarrë hapa të qëllimshëm për të penguar zgjerimin. Në veçanti, ushtria ruse pushtoi Gjeorgjinë dhe Ukrainën, ku ajo mbështet ende separatistët, dhe ka pushtuar pjesë të të dyja vendeve, që NATO u zotua t’i bashkoheshin aleancës.

Por në mbarë Europën, Kremlini ka shfrytëzuar më shumë arsenalin e tij të mjeteve të politikës së jashtme asimetrike, në një përpjekje për të penguar zgjerimin. Dezinformimi, ka qenë një mjet kyç në përpjekjet e qeverisë ruse, për të minuar zgjerimin e NATO-s.

Për shembull, në Finlandë, Kremlini drejtoi sulme mediatike kundër qeverisë në vitin 2016, me synimin për t’i “bërë qytetarët dyshues ndaj Bashkimin Europian, dhe ta paralajmëronte Finlandën të mos i bashkohej NATO”, thotë Marku Mantila, që asokohe ishte drejtor i komunikimeve për qeverinë.

Ngjashëm, në Suedinë fqinjë, qeveria ruse bëri përpjekjet për të manipuluar opinionin publik, me një ‘përmbytje’ dezinformatash, gjatë kohes së një debati të nxehtë kombëtar mbi anëtarësimin potencial të Suedisë në NATO në vitin 2016.

Në prag të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, Agjencia e Kërkimeve në Internet e Kremlinit, e cila u padit për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, përdori mediat sociale për t’i bombarduar qytetarët amerikanë me dezinformata, me qëllim dekurajimin e mbështetjes së SHBA-së për këtë veprim.

Përpjekjet më të gjera ruse në të gjithë Ballkanin Perëndimor, u dokumentuan në një raport të vitit 2017 nga OÇRP, i cili demaskoi fushatat ruse të dezinformimit, që mbështetin synimet e politikës së Moskës në Maqedoni që nga viti 2008.

Raporti, dokumentoi ndërkohë përpjekje më të përgjithshme kundër NATO-s në rajon, me qëllim krijimin e “një brezi shtetesh neutrale në rrafshin ushtarak”, për të përfshirë Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë dhe Serbinë.

Sikurse po vepron Kremlini në Maqedoni në prag të referendumit, qeveria ruse ka ofruar gjithashtu mbështetje të fshehtë për grupet politike vendore, apo për aktivitetet që kanë tentuar drejtpërdrejt ose tërthorazi të pengojnë pranimin në NATO të vendeve të tjera.

Asnjë nga këto përpjekje për ndërhyrje, nuk ishin më të egra se sa në Malin e Zi, ku në fushatën për zgjedhjet parlamentare të tetorit 2016, Kremlini “kanalizoi para për partitë opozitare”, sponsorizoi demonstrata dhe madje “krijoi ose kooptoi media të njohura dhe “influencues”, për të minuar qeverinë pro-NATO në pushtet.

Pasi partia pro-NATO fitoi zgjedhjet (përkundër përpjekjeve të Kremlinit), dy operativë të inteligjencës ruse, planifikuan një grusht shteti për të vrarë kryeministrin malazez, dhe për të vendosur një qeveri anti-NATO. Edhe pasi komploti u demaskua, zyrtarët rusë vazhduan të japin mbështetje politike për një referendum anti-NATO, të organizuar nga një parti e opozitës malazeze.

Sulmet kibernetike të sponsorizuara nga shteti, janë një tjetër mjet i zakonshëm i përdorur nga Kremlini, kur tenton të pengojë ose shkurajojë zgjerimin e aleancës. Në vitin 2017, Mali i Zi ra viktimë e qindra sulmeve kibernetike, duke përfshirë disa sulme nga grupi i hakerave APT28 ose Fancy Bear, që ka lidhje të ngushta me agjencinë e zbulimit ushtarak të Rusisë.

Sulmet – të cilat kanë ndodhur në janar, shkurt dhe qershor 2017 – besohet se janë motivuar nga pranimi i Malit të Zi në NATO në qershor të atij viti. Sulmet, disa prej të cilave vazhduan për 5 ditë, përfshinë disa prej medieve më të mëdha në Suedi, ndërsa rrjetet e propagandës së Kremlinit, e “përmbytën” në të njëjtën kohë hapësirën informative me tregime të rreme që demonizonin NATO-n.

Për shkak të implikimeve të referendumit mbi ndryshimin e emrit të Maqedonisë, nuk është befasuese që Kremlini po përdor mekanizmat e tij asimetrikë, në përpjekje për të manipuluar opinionin publik kundër tij. Këto veprime, reflektojnë përpjekjet e vazhdueshme të Moskës për të penguar zgjerimin e NATO-s, shkelin sovranitetin e shteteve evropiane, dhe ndërhyjnë në proceset demokratike në të gjithë kontinentin.

Autoritetet maqedonase dhe partnerët e tyre perëndimorë, duhet të jenë të kujdesshëm ndaj përpjekjeve të ardhshme për të ndërhyrë në procesin e pranimit, dhe duhet të zbatojnë masa parandaluese shtesë, për t’u mbrojtur kundër ndërhyrjeve të mëtejshme.

Në veçanti, zyrtarët maqedonas duhet të përqendrohen në ekspozimin publik të përpjekjeve të influencës së Kremlinit, dhe duhet të promovojnë transparencën dhe komunikimin e hapur me qytetarët, për të ndihmuar në reagimin e popullit maqedonas kundër kërcënimit të ndërhyrjeve të huaja.

Në një shkallë më të gjerë, politikë-bërësit në komunitetin transatlantik, duhet të mësojnë nga taktikat e Kremlinit, në pengimin e zgjerimit të NATO-s, teksa Rusia ndërmerr përpjekje edhe më të mëdha për të minuar unitetin dhe kohezionin e kombeve individuale, ashtu si edhe marrëdhënieve transatlantike.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: kremlinmali i ziMaqedoniaMoskaNATOputin

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Manjani: Të gjithë të arrestuarit e Shkodrës do dalin nga burgu. Mbajeni mend!

Manjani: Të gjithë të arrestuarit e Shkodrës do dalin nga burgu. Mbajeni mend!

Moti plot kapriço, bie dëbora e parë

Moti plot kapriço, bie dëbora e parë

“Më shkatërrove jetën”, djali denoncon nënën: Si ia punoi edhe babait

"Më shkatërrove jetën", djali denoncon nënën: Si ia punoi edhe babait







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

77 vite NATO, deputetja e PS Elisa Spiropali: Qëndrueshmëri në një kohë të ndërlikuar
Aktualitet

77 vite NATO, deputetja e PS Elisa Spiropali: Qëndrueshmëri në një kohë të ndërlikuar

by mirseda
12:52 | 04/04/2026
0

Deputetja socialiste, ish-ministre e Jashtme Elisa Spiropali përkujton përvjetorin e 77-të të NATO-s, duke theksuar se kjo...

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

12:41 | 04/04/2026
“Bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri”, Arjan Dodaj mesazh dhe politikës për Pashkë

“Bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri”, Arjan Dodaj mesazh dhe politikës për Pashkë

12:34 | 04/04/2026
Koncesioni për Aeroportin e Vlorës, SPAK ka dyshime për shkelje të barazisë

Koncesioni për Aeroportin e Vlorës, SPAK ka dyshime për shkelje të barazisë

12:29 | 04/04/2026
Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Korçë, dyshimet e policisë

Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Korçë, dyshimet e policisë

12:24 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com