E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Mos u mashtroni/ Malaj paralajmëron investitorët shqiptarë në lidhje me Bitcoin

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka paralajmëruar investitorët shqiptarë lidhur me biznesin e kriptomonedhave, duke specifikuar Bitconinin.

I ftuar në rubrikën ”Opinion” në ”News24”, Malaj u shpreh se ky lloj biznesi nuk ka të ardhura, dhe sipas tij bitcoin është një bixhoz financiar.

Ai u bëri apel investitorëve që të mos bien pre e mashtrimit, pasi nuk është e lehtë që të pasurohesh shpejt, duke vendosur paralelzimin edhe me skemat piramidale të vitit 1997.

Ndër të tjera, Malaj u shpreh se Banka e Shqipërisë dhe institucionet financare duhet ë bashkëpunojnë me mediat, dhe të edukojnë investitorët në lidhje me këto investime.

Arben Malaj: ”Biznesi i kriptomonedhave nuk ka të ardhura. Bitcoin është bixhoz financiar, mos bini pre e mashtrimit. Një vend zhvillohet kur individët nuk dështojnë në projektet e tyre. Është në brendësi të qenies njerëzore që të pasurohet sa më shpejt, por ndonjëherë kthehet në babëzi. Skemat piramidale në Shqipëri ishte një tmerr e kolaps ekonomik. Kriptomonedhat shkuan nga pak dollarë në shumë dollarë, tregon se ka dyshime. Bitcoin është bixhoz. Do i lutesha çdo investitori shqiptar, nuk është e lehtë të pasurohesh shpejt. Mos bini viktimë e kriptomonedhave. Banka e Shqipërisë, institucionet financiare duhet të bashkëpunojnë me median, të edukojnë që nga fëmija tek investitori i madh, që mos bien pre e dështimit. Në Amerikë krijohen shumë skema piramidale dhe ndaj autoritetet duhet të edukojnë individët’’.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...