Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Obsesionet më të çuditshme të mbretërve në histori

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Obsesionet më të çuditshme të mbretërve në histori

Paraja, pushteti dhe fama mund ta prishin karakterin e njeriut. Përgjatë gjithë historisë, bota ka pasur në krye shumë njerëz me ndikim, të cilët kanë pasur disa fiksime apo zakone të çuditshme. Për disa prej tyre, sjellje të tilla ekscentrike shfaqeshin në formën e manive të rrezikshme. Ja cilët ishin disa prej tyre:

Mbreti i Prusisë, ishte i fiksuar pas ushtarëve tepër të gjatë

Mbreti Fridrih Vilhelm I e sundoi Prusinë gjatë viteve 1713-1740. Gjatë asaj periudhe, ai e zgjeroi ushtrinë prusiane nga 38.000 në 80.000 trupa. Por ai pati si prioritet krijimin e regjimentit të tij personal, me ushtarë shumë më të gjatë sesa normalja. Ata njiheshin zyrtarisht si “Granatjerët e Mëdhenj të Potsdamit”.

Rekrutët e këtij regjimenti duhej të përmbushnin vetëm një kriter:të ishin të paktën 1 metër e 83 centimetra të gjatë. Sapo bëheshin pjesë e këtij regjimenti special ata trajtoheshin shumë mirë, duke pasur ushqimet, pagat dhe uniformat më të mira të ushtrisë.

Mbretëresha Huana I e Kastiljes, jetonte me kufomën e ish-bashkëshortit të saj

E njohur edhe si “Huana e Çmendur”, ajo ishte vajza e Mbretëreshës Isabela I të Kastiljes dhe Mbretit Ferdinandit II të Aragonës. Ajo u martua me Filipin e Bukur të Austrisë qëkur ishte adoleshente. Por Filipi nisi ta tradhëtonte shpesh gruan e tij, gjë që e zhyti Huanën në depresion.

Kur Filipi vdiq në vitin 1506 në moshën 28-​​vjeçare, gjendja psikologjike e Huanës u rëndua edhe më shumë. Dëshmitarët e kohës raportuan se ajo e përkëdhelte dhe e puthte vazhdimisht kufomën e Filipit. Ajo e merrte më vete kudo që shkonte kufomën e tij, dhe u nda prej saj vetëm kur trupi i pajetë u balsamos, dhe ajo vetë u mbyll përjetë në një manastir afër Burgosit në vitin 1509.

Perandori romak Kaligula e trajtonte kalin e tij si një njeri, madje thuhet se e shpalli konsull

Gaius Julius Çezar Germanikus, ose shkurt Kaligula, ishte një anëtar i dinastisë Julio-Klaudiane dhe perandor i Romës në vitet 37-41 para Erës Sonë. Gjatë mbretërimit të tij të shkurtër, ai u bë i famshëm për disa sjellje të pazakonta, përfshirë marrëdhëniet e tij incestuoze me motrat. Por dashuria ndaj motrave nuk ishte asgjë në krahasim me dashurinë që ai kishte ndaj kalit të tij, Insitatus.

Sipas disa burimeve historike, Kaligula ndërtoi për kalin një stallë të posaçme prej mermeri, një shtëpi, dhe madje do ta ftonte kafshën për darkë, ku kali do të ushqehej me tërshërë. Madje pretendohet se Kaligula e bëri kalin e tij konsull, edhe pse kjo është ende sot diçka e diskutueshme midis historianëve.

Cari i Rusisë Ivani i Tmerrshëm, argëtohej kur torturonte dhe vriste njerëzit

Ivani IV u kurorëzua Cari i Rusisë në vitin 1547. Ai ishte një sundimtar shumë paranojak, dhe kishte fiksim gjymtimin dhe torturimin e njerëzve. Dhe magjepsja e tij pas dhunës nisi që në moshë të re. Kur ishte fëmijë, Ivani e kalonte kohën e tij të lirë duke torturuar kafshë të vogla. Ai kapte zogj dhe u gjymtonte trupat për argëtim, përfshirë shkuljen e pendëve, nxjerrjen e syve me thikë, apo prerjen e trupave të tyre. Ai gjente mace dhe qen endacakë, të cilët i çonte në vende të larta, dhe prej andej i hidhte duke i vrarë.

Cari i Rusisë, Pjetri III e kalonte kohën e lirë duke luajtur me kukulla

Cari Pjetri III lindi në Gjermani. Por kur prindërit i vdiqën, kujdestarinë e tij e mori tezja e tij Elizabeta, perandoresha e Rusisë. Pjetri sundoi për pak kohë në mesin e shekullit XVIII-të, përpara se gruaja e tij, Katerina e Madhe, ta detyronte të largohej nga pushteti, dhe ta vriste pak kohë më vonë.

Por edhe para tij momenti, Carit nuk dukej se i interesonte të ishte mbret pasi ai vdiste të luante me lodrat e tij. Sipas raporteve që përfshijnë edhe kujtimet e Katerinës, ai kalonte orë të tëra duke luajtur me ushtarët e tij lodra, në vend se të kalonte momente intime me gruan e tij.

Perandori kinez Qin Shihuang, ishte i vendosur të zbulonte ilaçin që garanton pavdekësinë

Qin Shihuang themeloi dinastinë Qin, dhe konsiderohet si perandori i parë i Kinës. Ai kishte gjithçka që mund të dëshironte një i vdekshëm. Por e shpërdoroi pjesën më të madhe të kohës dhe paratë, në përpjekje për të gjetur çelësin e jetës së përhershme. Qin Shihuang besonte tek një legjendë e lashtë, sipas së cilës në mesin e detit ekzistonin tre “male shpirtërore”, ku jetonin të pavdekshmit.

Ai dërgoi shumë ekspedita detare për të gjetur barishtet magjike që garantojnë pavdekësinë. Perandori konsumonte shpesh eliksirë dhe ilaçe, të cilat ai mendonte se do t’ia zgjasnin jetën. Por ato ilaçe, të krijuara nga alkimistët, përmbanin shpesh merkur, dhe ky lëng tepër helmues ka shumë të ngjarë të ketë qenë edhe shkaku kryesor i vdekjes së tij.

Napoleoni pëlqente të përtypte jamball

Shumica e njerëzve e njohin Napoleon Bonapartin, perandorin dhe udhëheqësin ushtarak francez që pushtoi shumicën e Evropës në fillim të viteve 1800. Për të ka shumë fakte dhe mite të njohura. Njëra prej të cilave është varësia e tij nga bima mjekësore e jamballit.

Napoleoni e merrte me vete kudo që shkonte dhe thuhet se hante çdo ditë një sasi të caktuar. Ai e përdorte atë për kënaqësi, por edhe si ilaç për shumë sëmundje. Napoleoni hëngri aq shumë jamball sa dhëmbët iu nxinë që të gjitha.

Mbreti i Vllahisë Vladi III, i ngulte në hunj të mprehtë trupat e armiqve të tij

Vladi III ishte sundimtari i Vllahisë në Rumaninë e sotme në shekullin XV, dhe njihej si Vlad Hungulësi. Arsyeja? I pëlqente të ngulte trupat e armiqve mbi hunj me maja të mprehta, dhe t’i linte ashtu për ditë më radhë.

Pas një fitoreje të madhe ndaj osmanëve, Vladi vendosi në këtë mënyrë rreth 20.000 ushtarë turq, duke i lënë ata të kalbeshin në periferinë e qytetit të Tërgovishtes, që t’i shihte ushtria osmane. Pasi pa atë skenë të tmerrshme, sulltani urdhëroi tërheqjen e menjëhershme nga Vllahia. Historia e Drakulës, mendohet se bazohet pikërisht tek ajo e Vladit III.

Burimi i lajmit: https://www.ranker.com/list/bizarre-obsessions-of-royals-in-history/chase-christy?ref=browse_list

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: historimbretërobessione

TË LIDHURA

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur
Bota

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës
Bota

Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës

19:53 | 16/01/2026
U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë
Bota

U akuzuan për komplot në vrasjen e Maduros, lirohen disa të burgosur. Mes tyre edhe shqiptarë

15:02 | 16/01/2026
Next Post
A duhet të lehtësohen më tej masat? Flet Pëllumb Pipero

Pipero: Brenda muajit maj, rishikohet ora policore dhe mbajtja e maskave

Emrat/ Kush janë pronarët e kamionit që transportuan kokainë në Kosovë

Mediat italiane: Droga i përket klanit Ndrangheta

Përgjimet/ Gazetarja zbulon emrin e prokurorit që do shkarkohet pas 3 ditësh

Gazetarja Hoxha: Cilat janë pikat e nxehta të narkotrafikut në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve
Showbizz

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

by mirseda
22:10 | 16/01/2026
0

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh...

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com