Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mos-riatdhesimi i luftëtarëve të huaj, si një dhuratë për ISIS-in

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha, TT, W-Instant
Mos-riatdhesimi i luftëtarëve të huaj, si një dhuratë për ISIS-in

Nga Elena Pokalova “National Interest”

Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 21 gusht, që synonte t’i jepte zgjidhje fatit të luftëtarëve të huaj që mbeten ende në Siri dhe Irak.

Projekt-rezoluta u bënte thirrje vendeve anëtare që të parandalojnë kërcënimet e ardhshme të sigurisë nga “luftëtarët e huaj terroristë” ( FTF), “duke i nxjerrë ata para drejtësisë, parandaluar radikalizimin e tyre në terrorizëm, dhe rekrutimin e FTF-ve dhe anëtarëve të familjeve të tyre,  dhe lehtësimin e kthimit të fëmijëve në vendet e tyre të origjinës”.

Rreth 40 mijë njerëz nga e gjithë bota udhëtuan drejt Sirisë dhe Irakut për të luftuar në krah të organizatave terroriste siç është Shteti Islamik. Shumë prej tyre u vranë në fushën e betejës ose janë kthyer tashmë në shtëpitë e tyre. Gjithsesi, një grup aktiv mbështetësish të huaj të Kalifatit kanë mbetur aty edhe kur Shteti Islamik e humbi territorin dhe u shpërbë në fillim të vitit 2019.

Që atëherë, mijëra të huaj kanë mbetur në ambientet e paraburgimit të tilla, sikurse është kampi Al-Hol i kontrolluar nga kurdët. Ndërsa projekt-rezoluta u fokusua tek rehabilitimi dhe ri-integrimi i luftëtarëve të huaj, ajo nuk përfshiu riatdhesimin e tyre në vendet e origjinës.

Riatdhesimi i luftëtarëve të huaj, ka qenë një çështje mjaft e diskutueshme. Disa vende, si Maqedonia, i kanë pranuar qytetarët e tyre. Vende të tjera si Franca, kanë qenë më të hapura ndaj riatdhesimit të fëmijëve. Por shumë nga përpjekje për riatdhesim janë përballur me rezistencë nga publiku dhe tërheqje nga politikanët.

Për shembull, në Norvegji, vendimi për të riatdhesuar një grua norvegjeze dhe dy fëmijët e saj nga Siria, shkaktoi rënien e koalicionit qeverisës. Vendet evropiane kanë qenë veçanërisht hezituese në rikthimin e luftëtarëve të tyre të huaj. Mbi të gjitha, Evropa ka pasur përvoja me sulme të tmerrshme terroriste nga luftëtarët e huaj të rikthyer në vend.

Masakra e vitit 2014 në Muzeun Hebraik në Bruksel, sulmi i vitit 2015 në trenin ‘Thalys’ në Francë, sulmet në Parisit po atë vit 2015, dhe sulmi me bombë në aeroportin e Brukselit në vitin 2016, kishin si organizatorë apo ekzekutorë të rikthyerit e ISIS nga Siria dhe Iraku. Dhe ekziston frika se luftëtarët e huaj të riatdhesuar, mund të organizojnë dhe zbatojnë sulme të ngjashme terroriste.

Autorët e atyre sulmeve që u rikthyen përsëri në Evropë, ishin nën radarin e shërbimeve të sigurisë. Ndaj për të shmangur zbulimin, Mehdi Nemush, autori i sulmit mbi Muzeun Hebraik në Bruksel, u rikthye në Belgjikë nëpërmjet Turqisë, Malajzisë, Singaporit dhe Hong Kongut.

Në rastin e sulmeve të Parisit, terroristët shfrytëzuan rrugën që ndiqnin refugjatët për të hyrë në Evropë, duke u përzier midis tyre. Ndërkohë sot, luftëtarët e huaj të riatdhesuar do të mbeteshin të dukshëm për shërbimet e sigurisë, ndaj rreziqet e sigurisë që vijnë prej tyre do të zvogëloheshin.

Së pari, të rikthyerit mund të ndiqen penalisht dhe të burgosen për krimet e kryera në Siri dhe Irak. Së dyti, masa të ndryshme administrative sikurse është heqja e pasaportës do t’i jepte mundësi autoriteteve të kufizonin ndjeshëm lëvizjet e mundshme të individëve të dyshuar.

Por të rikthyerit nuk janë individët e vetëm që përbëjnë rrezik. Mësimet nga historia na tregojnë se luftëtarët e huaj që mbeten në mërgim, mund të paraqesin kërcënime të barabarta, në mos më të mëdha. Pas luftës Sovjetiko-Afgane, luftëtarëve të huaj që iu mohua mundësia për t’u kthyer në shtëpi, u përfshinë në konflikte të armatosura në mbarë botën. Ata ndihmuan në përhapjen e ideologjive xhihadiste në të gjithë globin dhe promovuan përdorimin e terrorizmit. Për shembull, amerikani Kristofer Pol shkoi në Afganistan dhe Bosnjë përpara se të vendosej në Gjermani për të trajnuar celulat islamike.

Në vitet 1990, disa luftëtarë të huaj gjetën strehë në Evropë. Disa prej tyre ndihmuan në ndërtimin e rrjeteve xhihadiste evropiane. Kështu, egjiptiani Abu Hamza Al-Masri ishte aktiv në Xhaminë Finsbëri Park të Londrës, ku përhapi idetë militante xhihadiste. Aktualisht, ekziston rreziku që nëse luftëtarët e huaj nuk riatdhesohen nga Siria dhe Iraku, atëherë ata mund të zhvendosen në mënyrë të ngjashme në vendet e tjera, për të përhapur më tej idetë e Shtetit Islamik.

Ndërsa shumë vende janë paralizuar për shkak të pavendosmërisë së tyre, Shteti Islamik po përfiton nga situata. Autoritetet kurde, kanë raportuar se anëtarët e Shtetit Islamik kanë mundësuar shumë arratisje nga burgu. Raporte të shumta, paralajmërojnë se Shteti Islamik po e rimerr veten, duke ndërmarrë disa sulme terroriste në rajon.

Luftëtarët e huaj që mbeten ende në Siri apo Irak, janë të destinuar t’i ribashkohen në rastin më të parë Shtetit Islamik. Madje për disa luftëtarë të huaj është tepër vonë për të ndërhyrë, pasi e kanë bërë tashmë diçka të tillë. Por një trajektore tjetër është e mundur për të tjerët nëse riatdhesohen, nxirren para drejtësisë dhe i kthehen një jete të qetë.

Burimi i lajmit: https://nationalinterest.org/feature/failure-repatriate-foreign-fighters-gift-isis-169226

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: dhuratëISISluftetareve te huajmos-riatdhesimi

TË LIDHURA

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!
Aktualitet

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!

15:10 | 18/09/2025
Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk dihen rrethanat e lëndimit
Aktualitet

Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk dihen rrethanat e lëndimit

21:43 | 17/09/2025
Aksident në aksin Tiranë–Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset
Aktualitet

Aksident në aksin Tiranë–Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset

20:43 | 17/09/2025
Next Post
Lleshaj vizitë në Liban, kërkon ndihmë për shpëtimin e fëmijëve shqiptarë në Siri

Lleshaj vizitë në Liban, kërkon ndihmë për shpëtimin e fëmijëve shqiptarë në Siri

“E mbyll ciklin, në kolltukun e Ramiz Alisë”, Peza i përgjigjet ashpër Metës

Nuk ua kanë fajin listat e hapura, por koalicionet e mbyllura

Mbledhja e drejtuesve politikë të PS, Rama paralajmëron shkarkime

Mbledhja e drejtuesve politikë të PS, Rama paralajmëron shkarkime

JU REKOMANDOJMË

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!
Aktualitet

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!

by mirseda
15:10 | 18/09/2025
0

Skemat piramidale janë kthyer në një problem. Qindra shtetas shqiptarë kanë rënë pre e mashtrimeve duke u...

Marrëveshje historike mes SHBA-së dhe Britanisë/ Trump dhe Starmer firmosin “Tech Prosperity Deal”

Marrëveshje historike mes SHBA-së dhe Britanisë/ Trump dhe Starmer firmosin “Tech Prosperity Deal”

15:07 | 18/09/2025
Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysen Metën dhe 30 vite për vajzën, dënim edhe gruan dhe djalin e vogël

Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysen Metën dhe 30 vite për vajzën, dënim edhe gruan dhe djalin e vogël

15:04 | 18/09/2025
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

15:01 | 18/09/2025
Lirohen hapësirat publike në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër

Lirohen hapësirat publike në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër

14:23 | 18/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com