Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Mos më jep mend mua”, Rudina Hajdari nxehet dhe i bërtet Baton Haxhiut

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Mos më jep mend mua”, Rudina Hajdari nxehet dhe i bërtet Baton Haxhiut

Një përplasje e fortë është krijuar mbrëmjen e djeshme ndërmjet deputetes Rudina Hajdari dhe gazetarit Baton Haxhiu në studion e “Opinion”. Haxhiu i tha se narracioni i saj është si i një shkollareje në fushatë, por që nuk përputhet me realitetin e Shqipërisë.

Gjithashtu ai i ka sugjeruar Hajdarit që të mos garojë me lista të hapura, pasi do të humbasë. Në kundërpërgjigje, deputetja i ka kërkuar që të mos i japë mend si shumë të tjerë, dhe të mos përdorë eksperiencën e saj politike, por të flasë me fakte.

Haxhiu iu drejtua Hajdarit duke i thënë se ka ardhur koha që të ballafaqohej me të vërtetën shqiptare. Sipas tij, retorika e saj është shkollore, por nuk është realiste. Por Hajdari iu kthye duke cituar se ajo përdor fakte. Në vazhdën e akuzave, deputetja shtoi se në Parlament kanë ardhur gjithmonë kriminelë, dhe se deputetët nuk kanë bërë asgjë për shqiptarët.

Debati i plotë:

Fevziu: Rudina ke 15-20 minuta kohë të flasësh…

Hajdari: Le të jemi të barabartë, të flasim të gjithë njësoj, më jep më shumë kohë…

Fevziu: Të jap kohë sa të dojë e bardha zemër, vetëm të kesh çfarë të thuash, se i jap kohë shumë vetave dhe s’kanë çfarë thonë.

Hajdari: Ne do bëjmë çfarë do lloj përpjekje që të mos e çojmë atë votim që propozon PS në Parlament. Propozimi i PS është një propozim hileqar, do bëjmë çmos për të bojkotuar. Nëse ka reflektim nga PS do ta marrim në shqyrtim, nëse jo nuk e shoh të udhës të vazhdojmë. Kërkesa jonë është për listat e hapura 100%. Që partitë të bëjnë ofertën me kandidatët dhe qytetarët vendosin kush është i pari dhe i fundit. Të shkojnë në Parlament ata deputetë që votohen më shumë. Kush merr më shumë vota futet, jo të vendosë pesha e kryetarit të partisë. Është e rëndësishme që deputetët të zgjidhen nga populli.

Haxhiu: E kuptoj entuziasmin tënd, por kur të duash të analizosh, duhet të ballafaqohesh me të vërtetën shqiptare. Ajo që thua ti nuk përkon me të vërtetën në Shqipëri. Retorika juaj është shkollore, por nuk është realiste. 25% e shqiptarëve janë të varfër, ata nuk e zgjedhin njeriun që e duan, por që shtyhen ta duan.

Hajdari: Ju keni më shumë simpati për autokratët, te ato partitë që janë si PPSH. Unë përdor fakte. S’keni pse përdorni ju eksperiencën time politike për të më thënë kam të drejtë më argumente apo jo. Doni të flasim me fakte, hajde flasim. Këtu në Parlament kanë ardhur gjithmonë kriminelë. Këta deputetë nuk kanë lëvizur gishtin për shqiptarët.

Haxhiu: Je në fushatë prandaj keni dalë këtu. Unë nuk jam njeriu i duhur për t’ja bërë këtë. Nëse ti beson që narracioni yt është i duhuri, vazhdo bëj një listë dhe qarkulloje në Shqipëri, nuk bëhen nga zyra. Nëse ti je e gatshme dhe e aftë që të marrësh 38% të qendrës së votuesve, që s’duan as majtas as djathtas, ok bëje.

Hajdari: Unë e kam kontratën me qytetarët shqiptarë, po i them qytetarëve hajde bëjmë koalicion bashkë. Nuk është fushatë, e bëj me ndershmëri se besoj se ky vend meriton më shumë.

Haxhiu: Mos i hap listat se do zhgënjehesh. Nuk ta sugjeroj. Se do humbësh.

Hajdari: Unë jam hasur me shumë që më japin mend, por unë dua të bëj një grup që ja vlen dhe që mund ta bëjë Shqipërinë.

Tags: Baton HaxhiulistatRudina Hajdari

TË LIDHURA

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin
Aktualitet

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin

22:48 | 29/09/2025
Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë
Aktualitet

Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë

22:38 | 29/09/2025
Zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak
Kryesore

Zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak

22:03 | 29/09/2025
Next Post
Vritet në Serbi biznesmeni i njohur nga Kosova, plagoset familjari i tij

Vritet në Serbi biznesmeni i njohur nga Kosova, plagoset familjari i tij

Luli kthehu në shtëpi

Mos u bini borive të alarmit dhe të fitores njëkohësisht

Fjodora Fjora ikën nga “News 24”, ja se çfarë do ndodhë me të

Fjodora Fjora ikën nga “News 24”, ja se çfarë do ndodhë me të

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin
Aktualitet

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin

by mirseda
22:48 | 29/09/2025
0

Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, një prej pasurive më të mëdha natyrore të vendit, është krijuar një situatë...

Plani i paqes në Gaza, Hamas: Akoma nuk jemi njohur me të, por duket se do të jetë afër vizionit të Izraelit

Plani i paqes në Gaza, Hamas: Akoma nuk jemi njohur me të, por duket se do të jetë afër vizionit të Izraelit

22:42 | 29/09/2025
Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë

Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë

22:38 | 29/09/2025
Zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak

Zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak

22:03 | 29/09/2025
FOTO/ Sarandë, dy kroçera me rreth 464 turistë vizituan qytetin bregdetar

FOTO/ Sarandë, dy kroçera me rreth 464 turistë vizituan qytetin bregdetar

21:58 | 29/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com