E diel, 16 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Fjodora Fjora ikën nga “News 24”, ja se çfarë do ndodhë me të

Moderatorja Fjodora Fjora nuk do të jetë më në “News 24” me programin e saj “Chic”. Këtë detaj e ka zbuluar vetë ajo në programin “ABC e Pasdites”. Fjodora tregoi ndër të tjera se ajo nuk do të shkëputej nga televizioni, por po punonte për emisionin në një ekran tjetër.

“Jo, nuk jemi më në “News 24”, jemi duke punuar për emisionin tim në një ekran të ri. Do të ketë një format pak më ndryshe. Megjithatë është akoma shpejt për të zbuluar detaje”.

E pyetur nëse kjo lëvizje ka të bëjë me pagën, nëse ajo nuk ka qënë e vlerësuar ashtu siç duhej, moderatorja tha se nuk ka të bëjë aspak me këtë arsye. “Jo nuk kam pasur asnjëherë pagesa qesharake. Do të gënjeja nëse do të thosha jam paguar keq. Në të gjitha televizionet që kam punuar në respektin më maksimal dhe ditën që jam larguar prej tyre kam pasur dhe mund të jem konsideruar në pagesat më të mira të tyre televizioneve.

Në rastin tim gjithçka që përfundoi me “News 24” perfundoi sepse erdhën kohë shumë të çuditshme, pandemia, emisioni im u mbyll në mars, nuk kishte institucione të artit dhe të kulturës”, tregoi Fjodora.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...