Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mos kërkoni që Basha “të ikë si Berisha”

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Befason Basha: Kam pasur oferta private për të ‘vrarë’ Berishën

Nga: Mero Baze

Kritikët e Lulëzim Bashës po përpiqen të prekin atë në sedër që të japë dorëheqje. Nuk e prekin dot. Nuk e jep dorëheqjen dhe nuk largohet nga kreu i PD.

Kjo betejë do të bëhet edhe më pa kuptim në ditët që vijnë duke krijuar një kakofoni zërash kundër tij.

Nuk kanë rol as dorëheqjet e njerëzve të partisë. Me ata Lulëzim Basha tallet. A nuk u tall me së paku 5 a 6 Sekretarë të PD para se të bënte listën e deputetëve, që duke i hequr nga lista i shpallte “Koordinatorë” kombëtarë për energjinë, mjekësinë, pandeminë, policinë, ushtrinë, rininë, e tallje të tjera.

Tani ata janë jashtë grupit parlamentar dhe nuk kanë asnjë rëndësi. Do të jenë të etiketuar si të mërziturit e radhës dhe kaq.

Lulëzim Basha së pari ka nevojë për një rival, por për një të vetëm dhe të mbështetur nga të gjithë ata që mendojnë se ai duhet të ikë. Dhe ky rival duhet të jetë nga Grupi Parlamentar i PD.

Por më e rrezikshme, më e dëmshme dhe më ogurzezë për Partinë Demokratike më duket ai harxhim energjish nga kritikët që në përpjekje për ta prekur në sedër, i kujtojnë “dorëheqjen” e  Berishës më 2013.

Po qe se Berisha do të kishte ikur më 2013, Partia Demokratike nuk do ishte kjo që është sot. Ajo do ishte reformuar, do kishte një lider të bërë vetë dhe do kishte fituar.

Nëse prisni që dhe Basha të ik siç ka “ikur” Sali Berisha, atëherë është mirë të mos ikë se do lërë një më të keq se vetja, që ta ketë në kontroll, siç bëri Berisha.

Partia Demokratike nuk po ja del dot, pikërisht sepse Sali Berisha vrau shpirtin e garës në PD, komandoi aty Lulëzim Bashën për të mos ikur vetë dhe sot është katandisur që dhe vetë merr më pak vota se Ori Nebiaj.

Prandaj mos e përmendni më Sali Berishën dhe as modelin e tij. Nëse në PD dhe aktualisht në Grupin parlamentar, nuk ka një njeri ambicioz që të sfidojë Bashën, i mbështetur nga kritikët e tij, nuk do të ndodhë asgjë. Kam dyshim se dhe nëse del ai, nuk do ndodhë ndonjë ndryshim, por së paku do kemi një përpjekje.

Akoma më keq mos kërkoni që këtë rivalin ta gjejë Sali Berisha se siç e shikoni sa herë ai fut dorën në thes, e dini vetë çfarë i kap dora.

Prandaj është mirë të mos evokoni Berishën si shembull që udhën e tij të ndjekë Basha, se kështu jeni duke i thënë “bëje dhe më keq se Berisha”.

Për të qenë kryetar vetë Berisha gjeti Bashën, merreni me mend kë mund të gjejë Basha pastaj nëse do të duhet të bëjë sikur ikën.

Prandaj kjo kakofoni në emër të dorëheqjes së Bashës duhet të ndalet. Duhet të kurseni energji dhe për kërkesat morale ndaj tij. Nuk preket shumë për ato.

Ka vite që e përsëris prej 2013 që PDnë do ta ngrejë në këmbë, ai që e fiton vetë, pa nevojën e Berishës, madje kundër tij.

Vetëm ashtu njerëzit do fillojnë të besojnë dhe shtresa gri e shoqërisë do rikthehet të votojë PD-në. Për të humbur mirë është Luli. Është puna që di të bëjë më mirë.

Tags: lulzim bashamero bazeopinionsali berisha

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Greqi/ Autobusi u vonua në stacion, të rinjtë rrahin shoferin

Greqi/ Autobusi u vonua në stacion, të rinjtë rrahin shoferin

Kompania Pfizer: Shtyhet dërgimi i vaksinës në Europë, ja cili është problemi

Gabim i rëndë në Itali/ Infermierja i injekton pacientes 6 doza të vaksinës

Mjeku Alimehmeti: Dozat e vaksinave mund të kombihohen me njera-tjetrën

Koronavirusi/ Mjeku Alimehmeti: Të hiqen masat e panevojshme







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com