Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Mos bini pre e politiqenëve”/ Mjeku Kalo sulmon qeverinë

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
“Mos bini pre e politiqenëve”/ Mjeku Kalo sulmon qeverinë

Mjeku i njohur Tritan Kalo i cili vjen afër qytetarëve me ndihmën dhe këshilla për shëndetin, nuk mungon as me mesazhet politike.

Kalo ka apeluar qytetarët që në këto kohë të vështira të përballjes me Covid-19, të luftojnë për të ruajtur shëndetin dhe jetën e tyre, dhe të mos bien pre e deklaratave të atyre që ai i quan “politiqenë”.

Sipas Kalos, qeveria fshihet pas vendimeve që merren dhe termi “Komiteti i ekspertëve vendosi” përdoret qëllimisht.

Postimi i Kalos në rrjetin social, Facebook

Kohë Kovidiane….27.02.2021….Prag Marsi dhe fillim PRANVERE….Dielli dhe ngrohtësia e kësaj stine uroj dhe shpresoj, të ndrijë dhe të ngrohë mëndjen dhe zemrën e gjithkujt nga NE….OPTIMIZMI dhe PËRPJEKJET për JETËN duhet të prevalojnë mbi jetëlëndimin dhe jetëmarrjen e shkaktuar nga infeksioni i “flamës” së shkaktuar nga Sars-Cov2/Covid-19….KURRË nuku mundet të shuhet DRITA në fundin e tynelit të përpjekjeve tona në përballjen me PANDEMINË…. Njerëzimi ka kaluar ndër shekujt e ekzistencës së tij shumë e shumë syresh të tillë, por në fund të fundit ka ngadhnjyer dhe u ka mbijetuar atyre….

Kolegë, miq, dashamirës dhe bashkëqytetar të Trojeve Arbërore bëni kujdes, luftoni për jetën tuaj dhe të gjithë atyre të cilët gjallojnë pranë jush…..MOS bini në grackën e TOLLOVITJEVE, që POLITIQENËT ju ofrojnë përditë në ekranet televizive, në shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale….Kanë mbi 30 vite që na kanë lënë në harresë si popull, për të ndarë mes vedit pasuritë e pafundme të këtij vendi….KURRË mos mendoni se “ish-brekëgrisurit” e djeshëm, u fisnikëruan pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 Marsit 1991, KURRË….

Demokracija në teori por edhe në praktikë na ka ofruar një mjet për të ndryshuar të ardhmen tonë, VOTËN….MOS bini pre e atyre të cilët për interesat e tyre meskine, i ndrojnë Partitë sikundër i ndrojnë edhe “dashnoret” e tyre….ATA/ATO “grinden” qëllimisht në mes të ditës mes vedit, për të na hedhur hi syve për aferat mes tyre okulte gjatë natës….NE, “il poppolo Albanese”, vetëm varfërohemi dhe marim udhën e theqafjes së emigrimit ndërkohë, që ata shtojnë për çdo minutë pasuritë e tundshme dhe të patundëshme….

NA TALLIN me vilat e tyre milionëshe kudo, me vanitetin e veshjeve dhe të sjedhjeve të tyre pseudo-aristokratike, me parfumet e tyre erëspikatëse, për të mbuluar “zhulin” e tyre mendor dhe shpirtëror….Na tallin me “altruizmin” e tyre parazgjedhor ndaj halleve tona, KUR këto halle u krijuan në këto 30 vite pikërisht prej tyre….MOS e lini mbrothësimin e jetëve tuaja në duart e “burokratëve diplomatikë”, të këtyre përfaqësues të pseudo-botës demokratike dhe të qytetëruar, sepse ”Berri varet nga këmbët e veta”….

UNË pak besoj dhe shpresoj se ata/ato të cilët na i sollën këto kohëra të padëshirueshme, do të ndryshojnë sjedhjen e tyre politike, KURRË….I PANGINJURI mendërisht, kulturalisht dhe materialisht genetikisht ndërbreza, mbetet i panginjur më së paku për shtatë breza…

Kohët kovidiane DUHET të na afrojnë dhe jo të na largojnë nga njëri tjetri….Jo më kot nga lashtësija na vjen mesazhi “Përça dhe sundo!”….Largoni nga mëndja tuaj edhe kontributin jo dobiprurës të militantëve e servilëve partiakë….Gjithologët dhe anal-istët në çdo fushë të jetës sonë, i shërbejnë me përparësi interesave të tyre dhe jo interesave tona…Ndjej keqardhje për këdo që qëllimtazi konfondon rolin real të Komitetit të ekspertëve në menaxhimin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….

KY Komitet ka ROL vetëm këshillimor për mundësinë e mirë-menaxhimit të kësaj “flame mbarëbotërore”….Kontributi i gjithkujt në të, përfshirë edhe mua, bëhet mbi baza vullnetare….Nuku vendoset asgjë nga ky Komitet, vetëm bëhen sugjerime…QËLLIMTAZI luhet me termin “Komiteti i ekspertëve vendosi”….Komiteti NUKU është një organizëm ekzekutiv, një Qeveri e dytë….Pas këtij termi fshihet si Qeverija po ashtu edhe ata/ato, që në vënd të japin kontributin e tyre direkt me ne mjekët, infermierët, sanitaret, imazhëristët, farmacistët e “vijës së parë” dhe mjekëve të familjes e personelit të shërbimit ambulator, në mbarëvajtjen e Pandemisë dhe në luftën për jetëshpëtimin e atyre të prekurve nga infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, QËLLIMTAZI….

Bashkimi mes vedit duhet të pravalojë dhe jo të pravlojnë interesat mediokre karieriste apo militanteske….Njëkohësisht nuku e mirëkuptoj rolin pedagogjik” të kolegëve, të cilët për t’i mundësuar vetes dhe familjeve të tyre një jetë më të mbrothtë, ju larguan detyrimeve morale dhe profesionale ndaj vendit…Kemi mbetur me më pak mjekë për 1000 banorë në Europë dhe më gjërë…

NËSE e keni të pamundur të vini dhe të kontribuoni në përballjen e kësaj pandemije në Shqipëri, më së paku mos gjykoni apo pengoni punën tonë….NUKU shoh ndonjë shëmbull të thuktë frymëzues, që të na vijë nga vëndet ku ju frymoni dhe kontribuoni profesionalisht…Heshtja në këto raste është flori mirësjedhje, deontologjie dhe profesionalizmi…Mirëkuptimi dhe Mirëbesimi mes nesh KURRË nuk duhet të mungojë…TOGETHER FOREVER!!!

Tags: COVID-19Komiteti TeknikQeveriatritan kalo

TË LIDHURA

Vrasja e Selim Velsulës, flet kushëriri: Dy familjet nuk kishin konflikte!
Aktualitet

Vrasja e Selim Velsulës, flet kushëriri: Dy familjet nuk kishin konflikte!

08:46 | 12/06/2025
INSTAT: Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars 2025. Renditja sipas profesioneve
Aktualitet

INSTAT: Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars 2025. Renditja sipas profesioneve

08:39 | 12/06/2025
Këmbimi valutor sot
Aktualitet

Këmbimi valutor sot

08:36 | 12/06/2025
Next Post
Radhë kilometrike në Kakavijë

Covid-19/ Ministria e Jashtme njofton të gjitha masat e reja në Kakavijë

Borrell: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bëjnë detyrat e shtëpisë

Borrell: Me Rusinë, BE-ja duhet të ketë një qasje “tërhiqe, por mos e këput”

Agjencitë turistike në vend rrezikojnë falimentime masive nga pandemia

Agjencitë turistike në vend rrezikojnë falimentime masive nga pandemia

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vrasja e Selim Velsulës, flet kushëriri: Dy familjet nuk kishin konflikte!
Aktualitet

Vrasja e Selim Velsulës, flet kushëriri: Dy familjet nuk kishin konflikte!

by mirseda
08:46 | 12/06/2025
0

Fshati Xibërr në Klos u trondit ditën e djeshme nga një vrasja e Selim Velsulës, 65-vjeç, i...

Qeveria siriane urdhëron që gratë të veshin burkini në plazhet publike

Qeveria siriane urdhëron që gratë të veshin burkini në plazhet publike

08:42 | 12/06/2025
INSTAT: Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars 2025. Renditja sipas profesioneve

INSTAT: Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars 2025. Renditja sipas profesioneve

08:39 | 12/06/2025
Këmbimi valutor sot

Këmbimi valutor sot

08:36 | 12/06/2025
Kapet në Burrel 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për prodhim dhe shitje të n*rkotikëve

65-vjeçari u vra në Xibër – Policia: U gjet pranë pronës me plagë nga mjet prerës

22:43 | 11/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com