Koordinatori i Sicilisë për koronavirusin, Antonio Candela ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka marrë ryshfet nga kontratat për pajisje dhe shërbime. Policia italiane sqaron se bashkë me të janë arrestuar edhe 9 zyrtarë të tjerë shëndetësorë.
Sipas mediave të shtetit fqinj, kontratat mund të përfshijnë pajtueshmëritë e arritura nga viti 2016, në vlerë të gati 600 milionë eurove.
Kryetari i Palermos, Leoluca Orlando e ka quajtur këtë incident si “sistem jashtëzakonisht serioz të korrupsionit”. Vlera totale e ryshfetit të premtuar dyshohet se ka qenë të paktën 1.8 milionë euro.
Antonio Candela ndodhet në arrest shtëpiak, ndërsa në mesin e të arrestuarve është edhe kreu i Autoritetit Shëndetësor të Trapanit.
Italia është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë, duke shënuar më shumë se 227 mijë raste dhe mbi 32 mijë viktima.