Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Monika Kryemadhi flet për “luftën” në Astir: Do ta paguajnë

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kryemadhi: Më mirë të dënohem unë e Basha, sesa të përsëritet një ’97-të e dytë!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur në lidhje me trazirat që kanë ndodhur në zonën e Astirit, për shkak të shembjes së godinave.

Përmes një videoje në Instagram, Kryemadhi deklaron se dhuna shtetërore e ushtruar ndaj banorëve te Unaza e Re do të paguhet një ditë. Ajo shtoi se përgjegjësit për këtë ngjarje do të dalin para drejtësisë.

“Gazi lotsjellës, dhuna që përdori policia shqiptare ndaj grave dhe fëmijëve në orët e para të mëngjesit ndaj banorëve të Unazës së Re, jo vetëm që është kriminale, por një ditë do të paguhet mirë dhe do të dalin përballë drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj njerëzimit”, tha Kryemadhi.

Fjala e plotë:

Jam në mbështetje të plotë të banorëve të Unazës së Re. Dhuna dhe terrori i ushtruar nga Edi Rama dhe falangat e tij të krimit, të cilat kanë kapur Policinë e Shtetit dhe të gjitha instrumentet shtetërore, nuk është gjë tjetër veçse instalimi përfundimtar i narko shtetit dhe krimit të organizuar nën emrin e qeverisë shqiptare. Gazi lotsjellës, dhuna që përdori policia shqiptare ndaj grave dhe fëmijëve në orët e para të mëngjesit ndaj banorëve të Unazës së Re, jo vetëm që është kriminale, por një ditë do të paguhet mirë dhe do të dalin përballë drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj njerëzimit.

Sot më shumë se kurrë ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë diktaturës së krimit të Edi Ramës, i cili po e instalon dhe do të mbajë përgjegjësi për të gjithë kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për pastrimin e parave, për trafikun e drogës, për shkatërrimin e institucioneve të drejtësisë, për shkatërrimin e reformave, qoftë kjo reformës në drejtësi, reformës së administratës publike, për bllokimin e të gjitha institucioneve shqiptare. Ai sot vazhdon akoma më shumë, në mënyrë të pareshtur, provokimin ndaj opozitës shqiptare, por mbi të gjitha duke provokuar qytetarët shqiptarë, duke i detyruar ata për t’u larguar nga Shqipëria dhe për të ndërtuar jetën e tyre jashtë kufijve të Shqipërisë. Sepse vetëm në këtë mënyrë ai mund të realizojë planin e tij anti shqiptar.

Sot më shumë se kurrë, ne duhet të jemi të gjithë bashkë, për t’u bashkuar njëherë e përgjithmonë kundër diktaturës së krimit dhe për t’i dhënë fund të gjithë atyre mbeturinave që kanë ngelur nga diktatura komuniste, që tashmë kanë veshur vellon e krimit të organizuar. Të bashkohemi të gjithë së bashku për të dhënë njëherë e përgjithmonë drejtimin përfundimtar të Shqipërisë, drejtimin drejt Bashkimit Europian, integrimit drejt Bashkimit Europian dhe për të qenë më pranë vendeve të zhvilluara. Atyre vendeve që i kanë ndenjur gjithmonë pranë Shqipërisë në momentet më të vështira.

https://www.instagram.com/tv/B40DG31A9Lz/?utm_source=ig_web_copy_link

Tags: banoret e astiritMonika KryemadhiQeveriashembja e godinaveUnaza e Re

TË LIDHURA

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro
Aktualitet

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Next Post
Mesazhi i zv.ambasadorit të SHBA për juristët e rinj: Demaskojeni korrupsionin

Mesazhi i zv.ambasadorit të SHBA për juristët e rinj: Demaskojeni korrupsionin

Një ditë me Arzanën në javën e parë të çlirimit të Kosovës

Një ditë me Arzanën në javën e parë të çlirimit të Kosovës

Skandali me votimet/ Balla: Matematikani i shquar Basha, vijon të prodhojë Fake News

Dekretimi i Xhaferllarit/ Balla: Më mirë të kishte dekretuar Enkelejd Alibeajn







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

by mirseda
22:46 | 19/12/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas një takimi...

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

21:06 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com