Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka zhvilluar një takim me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku edhe Rama është i pranishëm. Kryeministri Edi Rama është takuar me homologët e tij të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas informacioneve paraprake, takimi mes tyre ka qenë joformal, ndërsa mësohet se Rama pas kësaj vizite do të udhëtojë në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet me komunitetin shqiptar që jeton dhe vepron në Amerikë.
Takimi Rama-Mogherini, i përqendruar në zhvillimet në Shqipëri, por gjithashtu është biseduar edhe për mundësitë që ka vedni ynë, për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian përgjatë 6-mujorit të 2018.
Zyrtarja e lartë e BE-së, Maja Kocijançiç, ka shkruan në Twitter se Rama është takuar me Mohgerinin në mbledhje joformale në Bruksel, po nuk është raportuar se cilat janë pikat kyçe që janë diskutuar.Mogherini zhvilloi një tjetër darkë jozyrtare me kryeministrat 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Bruksel më 24 maj të këtij viti ku u diskutua situata në rajon.Bashkimi Evropian ka investuar shumë për Ballkanin Perëndimor, ndërsa në këtë takim pritet të diskutohen çështje të ndjeshme të gjeopolitikës dhe marrëdhëniet mes shteteve të Ballkanit dhe Unionin Evropian.